Studentet.info
Muzikė : Simfoni pėr Universitetin
Kyqur 17-06-2005 11:46:29 (1830 Lexime)

Altin Volaj: Muzikanti shkodran, simfoni per Universitetitn e Bostonit

BOSTON MA: Se, kur geni i tij mbante fshehur muziken, kete Altin Volaj nuk e deshifron dot. VeĒ kujton oret e zgjatura, qe i vogel ngulte vemendjen mbi orekester. Po ashtu, ishte perpjekur shpesh qe me andrralla perfytyrimesh te improvizonte me fizarmonike disa nota muzikore.

Keto jane fijet qe e lidhin femijerine e Altinit me ate Ēka ka arritur sot. Nga studimet greke ai gjendet ne Amerike. Eshte ndihmes profesor ne Universitetin shteteror te Maryland, nderkohe qe kompozimet e tij jane vleresuar dhe luajtur nga muzikante te njohur, dy prej te cileve jane dirigjentet Theodore Antoniou dhe Sergey Khaunev, si edhe nga Alea III, Greek Ensemble of Nee Music dhe orkestrat simfonike te universiteteve te Bostonit dhe Maryland.


Nepermjet kompozimeve te mia, kam arritur te nis karrieren muzikore si ne Amerike ashtu dhe ne Europe dhe jam cilesuar si nje nder kompozitoret me te rinj aktiv, ne artin e muzikes klasike te kohes soneas, thote Altini per gazeten kombetare Bota sot ne SHBA-s.

Si u gjende ne Amerike, pikerisht ne maje te nje karriere jo te zakonte?

Kam lindur ne Fier, por u rrita ne Lezhe dhe Shkoder nga nje familje e thjeshte Shkodrane. Hapat e para te krijimtarise i mora ne qytetin e Shkodres, ne shkollen e muzikes "Prenk Jakova" ne degen e fizarmonikes. Ne Shkoder, kisha pedagoge mjaft te njohur si Kolec Gajtani dhe Zef Ƈoba, dy pedagoge te shquar shqipetare. Ne vitin 1992 u largova nga Shqiperia dhe u vendosa ne Selanik te Greqise bashke me familjen. Aty fillova studimet ne konservatorin shteteror te Selanikut, dhe ne vitin 2001 u diplomova si nje nder studentet me te mire te ketij konservatori. Po kete vit, fitova te drejten e studimeve per ne Amerike, dhe me saktesisht per ne shkollen e arteve ne Universitetin e Bostonit. Aty pata mundesi te studioja me profesore te shquar boterore, si Lukas Foss dhe Theodore Antoniou. Ne vitin 2003, u diplomova me ā€œmaster degreeā€ duke fituar Ēmimin e njohur "Phi Kappa Lambda", i cili ndahet nga universiteti i Bostonit. Menjehere mbas diplomimit, pata nje oferte per te vazhduar studimet per ne doktorate ne universitetin shteteror te Maryland, ku aktualisht jo vetem studioj e kompozoj, por edhe punoj si ndihmes profesor.

Po ne boten e muzikes si hyte?

Qe ne moshen 7-vjeĒ si nje dhurate qe vjen nga zoti, duke patur talentin per muziken, por njekohesisht ishte dhe trashegim nga familja. Me sa mbaj mend nga mosha femijerore, ideja per muzike ishte nje deshire natyrale, sepse muzika, ishte diĒka pa te cilen s'mund te jetoja. Babai me tregoi hapat e para ne boten e muzikes, dhe ne veĒanti te fizarmonikes, pasi ai vete ishte muzikant. Ne moshe te vogel luaja ne fizarmonike melodi nga festivalet e kenges se lehte shqiptare dhe asaj boterore. Shpeshhere, kisha deshira te improvizoja ne keto melodi per te krijuar diĒka te re. Keto ishin shenjat e para, te cilat terhoqen vemendjen e prinderve te mi se pari, ashtu si dhe ate te pedagogeve te muzikes ne Shkoder. SiĒ me tregojne prinderit, kur isha i vogel kisha gjithmone deshire te ulesha prane nje orkestre dhe te qendroja me ore te zgjatura. Them se ky fakt ka ndikur qe te jem kaq i apasionuar mbas muzikes dhe te jetoj ne boten artistike.

Si e shihni tani vetveten pas muzikes ?

Mendoj se eshte veshtire te flasesh per vet-veten, ndaj dhe shpeshhere mundohem t'i shmangem kesaj pyetje. Megjithate, t'i pergjigjem pyetjes tuaj...lidhja ime me boten e muzikes ka filluar qysh 23 vjet me pare. Pra eshte nje lidhje shume a gjate dhe besoj se do te vazhdoje deri ne ditet e fundit te jetes time. Eshte nje lidhje natyrale dhe pa interes. Shume vite te jetes sime i'a kam kushtuar muzikes dhe studimeve. Kam studjuar ne shume vende te botes, ne shume shkolla prestigjoze, me shume pedagoge te njohur dhe kam pasur sukses te madh, mendoj.



Dijme qe ky sukses i juaj eshte shoqeruar me Ēmime dhe nderime te ndryshme. Mund te na thoni konkretisht cilat jane keto nderime, dhe si jeni ndjere?

Gjate ketyre viteve kam fituar konkurse dhe Ēmime muzikore, prej te cilave mund te permend Ēmimet Phi Kappa Lambda, Robert Casdesus dhe Fontainebleau. Muzika ime eshte luajtur ne shume salla boterore si per shembull, ne ā€œAthens concert Hallā€ ne Greqi, ne ā€œTsai Performing Centerā€ dhe ā€œClarice Smith Performing Centerā€ ne Amerike. Kompozimet e mia jane vleresuar dhe luajtur nga muzikante te njohur, dy prej te cileve jane dirigjentet Theodore Antoniou dhe Sergey Khaunev, si edhe nga Alea III, Greek Ensemble of Nee Music dhe orkestrat simfonike te universiteteve te Bostonit dhe Maryland. Nepermjet kompozimeve te mia, kam arritur te filloj karriere si ne Amerike ashtu dhe ne Europe duke u cilesuar si nje nder kompozitoret me te rinj aktiv, ne artin e muzikes klasike te kohes sone.

Cili ka qene reagimi i kritikes dhe specialisteve te muzikes per kompozimet tuaja?

Kjo pyetje eshte pak e veshtire per mua pasi, nuk flas shpesh per vetveten ose vepren time. Shpeshhere lexoj dhe degjoj komente shume te mira per muziken time, si nga specialistet e muzikes klasike, ashtu si edhe nga adhuruesit e saj. Te them te drejten, ndiej nje kenaqesi te veĒante kur degjoj dhe lexoj artikuj te kushtuar muzikes sime. Filozofia ime eshte te respektoj mendimin dhe kritikat e publikut ne Ēdo moment dhe ne te njejten kohe te behem kritik i vetvetes. Kjo, eshte shume e rendesishme si per mua ashtu edhe per vepren time.

Kujt ia dedikon arritjen tende ne muzike?

Kur isha femije, ashtu si shume moshataret e mi, edhe une enderroja te behesha nje muzikant i shquar dhe nje futbollist i mire. Por, jeta ime mori nje drejtim ne fushen e artit. Ishte diĒka natyrale dhe asnjehere nuk u ndjeva nen presionin e prinderve persa i perket rruges qe duhej te ndiqja. Pasioni pas muzikes erdhi duke u rritur derisa fitova konkurisn dhe m'u dha e drejta te studioj ne shkollen e muzikes "Prenk Jakova", ne Shkoder. Ishte nje kenaqesi per mua por edhe nje sukses i madh, pasi kjo shkolle ishte shume e degjuar ne ate kohe. Tek shkolla "Prenk Jakova" fillova te hidhja hapat e para ne fushen e filarmonise dhe te kompozicionit, ku u dallova dhe nje nder nxenesit me te mire. Edhe pse muzika predominon ne jeten time, prapeseprape per sportin kam dobesi te madhe. Ate e dua shume sepse pas tij vjen shplodhja impulsive.

A e keni ndjer mungesen e Shkodres ne Amerike ?

Shume, por te them te drejten ndryshimet jane shume te medha. Kete e perforcon dhe fakti se flasim per dy vende shume te ndryshme me kulture, tradita dhe histori te ndryshme. Ne Amerike, jeta artistike eshte me e gjalle dhe mundesite per karriere jane me te shumta. Sukseset dhe sakrificat e nje artisti respektohen me shume ndonese mundesia per karriere eshte me e veshtire, pasi konkurenca eshte me e madhe. Megjithate, per vendin tim ku kam lindur dhe jam rritur kam nje nostalgji te madhe. Kam nje nostlagji te madhe per prinderit e mi, te cilet i adhuroj dhe i jame shume mirenjohes ne jete, per vendin dhe shoqerine time atje, ashtu si dhe per pedagoget e mi te cilet i respektoj dhe i falenderoj, per respektin dhe ndihmen qe me kane dhene. Megjithese studimet e larta dhe karrieren po e bej ne Amerike, kurre nuk do t'a harroj faktin, qe hapat e para i hodha ne Shqiperi, dhe per kete jam shume i lumtur.

Na flsini pak si e kaloni kohen rreth qytetit ku punon dhe jeton?

Qyteti ku jam tani quhet College Park dhe eshte nje qytet i vogel dhe i qete. Megjithate kohen me te madhe e kaloj ne Washington D.C., pasi, ai eshte shume afer qytetit tim. PerveĒse ndertesave politike si Shtepia e Bardhe, Capitol Hill, Instituti Smithsonian, monumenti Lincoln, me pelqejne shume edhe teatrot, galerite, restorantet dhe parqet e Washington D.C. Washington D.C. eshte nje qytet plot me ngjyra, me nje larmi etnicitetesh te banoreve te tij si edhe me nje pafundesi vendesh per t'u zbavitur.

Ēfare ju terheqe me shume veĒ muzikes?

PerveĒese muzikes, qe eshte nje pjese e jetes sime, me pelqen shume te lexoj. Me pelqen shume letersia ruse, kryesisht veprat e Tosltoy dhe Dostoyevsky, mitologjia greke dhe historia e Ballkanit, e cila perfshin edhe kombin tone shqiptar. PerveĒ letersise me pelqen shume te udhetoj neper bote. Deri tani, kam pasur mundesi te vizitoj disa vende te botes, te zbuloj kultura te ndryshme dhe te mesoj rreth traditave te vendeve te ndryshme. Kjo ka qene nje eksperience personale e pazevendesueshme. Natyra, eshte nje faktor i rendesishem ne frymezimin e muzikes sime. Me pelqejne shetitjet ne parqet natyrale, ashtu si edhe vizitat ne muzeume te ndryshme. Gjate kohes se lire, merrem edhe me sport. Jam i apasionuar pas futbollit e tenisit, dhe me pelqen te notoj.

A po e ndjek muziken ne Shqiperi ?

Te them te drejten, kjo, eshte nje pyetje e veshtire per mua pasi kam shume kohe qe jam larguar nga Shqiperia. Gjate ketyre viteve nuk kam pasur shume mundesi qe te kem kontakt me muzikante shqipetare, megjithate jam informuar sado pak nga inerneti dhe nga shtypi elektronik. Megjithate, eshte e vertete se muzika ne Shqiperi po zhvillohet nga dita ne dite. Me vjen shume keq qe ne keto momente nuk mund te veĒoj ndonje emer artisti. Por jam shume i sigurt qe vendi yne ka pasur, ka dhe do vazhdoje te kete artiste te talentuar. Ju uroje te gjithe artisve shqiptare vetem suksese.

Intervistoj BEQIR SINA

New York, Qershor 10/2005


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio