Studentet.info
Lajme : Dje Universiteti Bujqėsor i Tiranės shpalli formulėn 3+2+3
Kyqur 18-06-2005 6:18:08 (3601 Lexime)

Peēuli: Kush s’mbaron studimet brenda 3 vjetėsh, tė paguajė mė shumė

Tiranė, 18 QERSHOR- Universiteti Bujqėsor i Tiranės, nė auditoret e tė cilit mėsojnė rreth 5 300 studentė, dje ka shpallur futjen e plotė nė procesin e Bolonjės. “Sot ratifikojmė krejtėsisht futjen tonė nė Kartėn e Bolonjės, nė sistemin arsimor tė saj”- tha dje rektori i kėtij universieti, Velesin Peēuli. Gjatė njė konference tė gjatė, ku ishin tė ftuar qindra veta, qė nga presidenca e deri tek ambasadat e huaja nė Shqipėri, Universieti Bujqėsor deklaroi strukturimin e plotė tė tij. Duke filluar qė nga ky tetor, arsimi i lartė bazė nė tė gjitha fakultetet e tij do tė zgjasė 3 vjet, masteri 2 vjet dhe doktoratura 3 vjet. “Formula qė ne zgjodhėm ėshtė 3+2+3, por strukturimi i viteve tė studimeve tė larta ėshtė vetėm njė pjesė e kėtij procesi. Pėrveē kėsaj ne hartuam edhe kurrikulat e reja”,-deklaroi pėr “Shekullin” Peēuli.


Po sipas tij, 3 vitet e arsimit tė lartė (bachelor) do tė kenė 180 kredite, nga 60 secili. Njė vit akademik do tė ketė 1500 orė. (1 kredit ka 25 orė mėsimore). “Kurse masteri ka 120 kredite nė dy vitet e tij”,-shtoi rektori.
***
“Studentėt qė nuk do t’i mbarojnė vitet e studimeve tė larta brenda 3 vjetėsh, sa ėshtė edhe koha normale e diplomimit, duhet tė paguajnė mė shumė para pėr vitet e pėrsėritura. Do ta propozojmė zyrtarisht njė gjė tė tillė”,- tha Peēuli pėr gazetėn. “Tė mėsuarit gjatė gjithė jetės” ėshtė njė nga parimet e procesit tė Bolonjės, askush nuk i vendos studentit kufij kur duhet tė pėrfundojė studimet. Mes tė tjerave, kjo nėnkupton edhe heqjen e stazhit, pra mund ta vazhdoni shkollėn e lartė sa tė doni. Por, sipas Peēulit, nė kėtė pikė duhet vėnė rregull. “Do tė hiqet termi “student mbetės” dhe kjo ėshtė krejtėsisht e drejtė. Studneti mund tė vendosė vetė kur mund t’i pėrfudnojė studimet e larta. Unė mendoj se nė njėfarė mėnyre duhet ta detyrojmė atė t’i pėrfundojė ato nė kohė, jo mė me anė tė notės negative, por nėpėrmjet detyrimeve financiare. Unė propozoj qė studenti, i cili nuk pėrfundon studimet e larta brenda 3 vjetėsh, por pėr arsye nga mė tė ndryshmet i zgjat ato mė shumė, tė paguajė mė tepėr se tė tjerėt. Ndoshta 2-3 herė mė shumė nga sa kushton njė vit i zakonshėm studimesh ”,-tha Velesin Peēuli.
***
Universietti Bujqėsor ka kėrkuar 1 700 kuota tė reja pėr vitin e parė. “Por ende nuk kemi propozuar datat e konkurseve tė pranimit, sipas secilės degė. Shumė shpejt do t’ia nisim ato Ministrisė sė Arsimit”,-tha rektori .
Pėrveē kėsaj, Velesin Peēuli ka kėrkuar edhe rritjen e tarifės sė regjistrimit tė studentėve nė fakultet nė 40 mijė lekė tė reja. Bėhet fjalė pėr studentėt e sistemit tė ditės sepse tarifa e njė viti akademik pėr kuotat e korrespodencės dhe tė kuotave dytėsore ėshtė mė e lartė: 70 mijė lekė tė parat dhe 100 000-130 000 mijė lekė tė dytat.

Nga: Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio