Studentet.info
Lajme : Hoxha: Kam kėrkuar tė bėhet vetėm njė konkurs
Kyqur 18-06-2005 6:20:11 (1644 Lexime)

Konkurset, datat dhe kuotat e pranimit te Politekniku

Tiranė, 18 QERSHOR- Njė konkurs apo disa tė tillė, sipas fakulteteve? Ata qė kėtė vit do tė masin forcat pėr tė hyrė nė Universitetin Politeknik tė Tiranės ende s’mund ta marrin njė pėrgjigje tė saktė. Por, mesa duket, deri tani kryeson varianti i dytė: konkurse nė data tė ndryshme, sipas fakulteteve. “Pėr sa kohė qė nuk ėshtė marrė njė vendim nga Ministria e Arsimit, mbetet nė fuqi vendimi i Senatit tė Universitetit, tė cilin unė nuk e hedh dot poshtė. Senati ka kėrkuar qė tė zhvillohen konkurse mė vete nė ēdo fakultet. Madje ka propozuar edhe datat”,-tha dje pėr “Shekullin” rektori i Universitetit Politeknik, Pėrparim Hoxha. I cili, nė fakt, ėshtė kundėr kėsaj ideje dhe i ka propozuar Ministrisė sė Arsimit qė pėr tė gjithė konkurrentėt e Politeknikut kėtė vit tė zhvillohet vetėm njė konkurs pranimi, pavarėsisht degės.



Datat
Tri data i kanė propozuar fakultetet e Politeknikut Ministrisė sė Arsimit pėr zhvillimin e konkurseve tė sivjetshme. Sipas rektorit, ato janė 5 shtatori pėr konkursin e Inxhinierisė Elektrike dhe pėr Arkitekturėn, 7 shtatori pėr Inxhinierinė e Ndėrtimit dhe Arkitekturėn, dhe 9 shtatori pėr Inxhinierinė Mekanike dhe Gjeologjinė. Arkitektura, konkursi i sė cilės do tė marrė dy ditė, vazhdon tė ngelet njė nga degėt mė tė kėrkuara. Sipas dekanit tė saj, Forcim Softa, konkursi do tė zhvillohet nė 4 faza, shumica e tė cilave kanė pėr bazė vizatimin. “Kuotat qė ne kėrkojmė janė rreth 100”,-ka deklaruar kohė mė parė pėr “Shekullin” Softa.
Pėr tė gjithė Universitetin Politeknik kuotat e sivjetshme tė pranimit do tė jenė rreth 1000. Shifra u pohua dje nga rektori Hoxha.


2 000 pyetje nė shitje
Pas lejes sė marrė nga Minsitria e Arsimit, universiteti do tė nxjerrė sė shpejti nė shitje tė gjitha pyetjet e konkurseve tė pranimit, bashkė me pėrgjigjet e tyre. Nė tė vėrtetė ato do tė jenė me qindra dhe prej tyre do tė zgjidhen vetėm disa dhjetėra. “Fakultetet kanė propozuar dhe rėnė dakord qė tė nxjerrin nė shitje 2 000 pyetje, 1 000 pėr matematikėn dhe 1 000 tė tjera pėr fizikėn, dy lėndėt ku bazohet i gjithė testi ynė special. Ne sapo kemi filluar procesin e faqosjes sė tyre, mė pas do tė bėjmė shumėfishimin”,-tha Hoxha duek shtuar se ēmimi i shitjes sė pyetjeve do tė jetė brenda kostove, jo shumė i lartė. Rektori siguron se tė gjitha pytejet qė do tė zgjidhen pėr tezėn e konkursit tė pranimit, do tė jenė brenda pyetjeve qė do t’u shiten kandidatėve.


Datat e konkursve

5 shtator Inxhinieria Elektrike dhe Arkitektura
7 shtator Inxhinieria e Ndėrtimit dhe Arkitektura
9 shtator Inxhinieria Mekanike dhe Gjeologjia
1 000 janė kuotat e pranimit qė ka kėrkuar Universiteti Politeknik i Tiranės
100 janė ato tė Arkitekturės


4 seancat pėr tė fituar Arkitekturėn
Dekani Softa: Si do tė zhvillohet konkursi i pranimit
Muaj mė parė, nė njė shkrim ekskluziv pėr “Shekullin” dekani i Fakultetit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit nė Tiranė, Forcim Softa, ka rrėfyer tė gjitha sekretet e konkursit tė pranimit pėr njėrėn nga degėt mė tė kėrkuara: Arkitekturėn. Meqė interesi ėshtė i madh, po sjellim edhe njėherė detajet:
“ Pėr tė qenė mė i qartė me konkurrentėt qė do tė marrin pjesė nė konkursin e Arkitekturės kėtė vit, po ju paraqes seancat, por informacioni i detajuar do tė merret pranė Deapartamentit tė Arkitekturės dhe Urbanistikės nė Fakultetin e Inxhinierisė sė Ndėrtimit.
Seanca e parė : Vizatim nė natyrė-eksterier
Nė kėtė seancė konkurrenti i nėnshtrohet detyrės sė vizatimit grafik tė njė objekti arkitektonik ose detajeve tė tij, sipas vrojtimeve reale nė natyrė.
Seanca e dytė: Njė detyrė nga Vizatimi Teknik dhe dy detyra tė Gjeometrisė Deskriptive.
Seanca e tretė: Kompozim arkitektonik.
Nė kėtė seancė studenti i nėnshtrohet njėrės prej kėtyre detyrave:
-kompozim hapėsinor arkitektonik (analizė grafike ose konceptim modeli)
-kompozim dekorativ koloristik (paraqitje grafike 2D me motive utilitare ose abrstrakte)
-kompozim grafik, ide, simbole tė abstraguar (paraqitje grafike pllakateske)
Seanca e katėrt: testi i pėrgjithshėm dhe testi i kulturės profesionale. Nė testin e kulturės profesionale bėhet njė vlerėsim i aftėsisė racionale estetike kulturore tė pėrgjithshme dhe kulturore arkitektonike tė kandidatit. Testi bazohet nė plotėsimin e shpejtė tė pėrgjigjeve tė pyetjes sė anketės“.

Nga: Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio