Studentet.info
Lajme : KUR HAPEN KONKURSET NĖ UNIVERSITETE?
Kyqur 20-06-2005 2:48:44 (2200 Lexime)


Kryeneqėisa e institucioneve dėmton maturantėt

PRISHTINĖ, 20 QERSHOR- Ndryshe nga paralajmerimet e zyrtarėve tė Universitetit tė Prishtinės se nė javėn qė po lėmė do tė shpallet konkursi pėr pranimin e studentėve tė rinj, MASHT-i i ka bėrė me dije universitetit se mund tė marrė njė vendim tė tillė por ky konkurs do tė konsiderohet nismė private, e qė mund tė mirren masa karshi aktorėve tė hapjes sė konkursit dhe universitetit nė tėrėsi. Pos kėrcėnimeve qė i janė drejtuar UP-sė kjo ministri ua ka tėrhequr vėmendjen edhe institucioneve private tė pa licencuara se nuk mund tė shpallin konkurset pa mos marrė licencėn nga MASHT-i.

Sherri pėr tė kontestuar rektorin e UP-sė nga MASHT-i ka plasur para gjashtė muajsh kur ėshtė vėnė nė krye tė UP-sė Arsim Bajrami, deri atėherė nėnkryetar i PDK-sė, dhe i cili mė pasė nuk ėshtė njohur nga ministri i atėhershėm i arsimit, Rexhep Osmani i cili i takon LDK-sė. Ky kontest ka rezultuar meqė drejtuesit e kėtyre institucioneve posedonin poste tė larta partiake, pra rival tė pėrbetuar tė njėri tjetrit. Ministrit i kaloi mandate dhe rrugė po tė njejtė po ndjekė edhe pasuesi i tij, Agim Veliu. Shih pėr kėtė, ai ka kėrkuar nga Universiteti i Prishtinės qė tė mos shpallė kurrfarė konkursi pėr pranim tė studentėve tė rinj, pėr vitin e ri akademik, pa i pėrfillur procedurat e parashtruara nė dispozitat relevante ligjore. Njė letėr e adresuar tek sekretari i Universitetit tė Prishtinės, meqė ėshtė i vetmi individ qė nuk ėshtė i kontestuar sipas MASHT, thuhet se "shpallja e paautorizuar e konkursit do tė konsiderohet nismė private nė njė bartės publik tė arsimit tė lartė dhe do tė merren masat pėrkatėse". Ministria e Arsimit paralajmėron, me anė tė kėsaj shkrese, se nė rast tė marrjes sė njė vendimi tė njėanshėm pėr kėtė konkurs ajo do tė bllokojė fondet pėr vitin e parė akademik nė Universitet dhe nė tė gjitha njėsitė akademike tė prekura nga njė veprim i tillė.
MASHT-i, me anė tė njė komunikate ka bėrė tė ditur se institucionet private tė arsimit nuk mund tė fillojnė punėn pa fituar licencėn nga MASHT-i dhe nuk mund tė shpallin konkurse e tė zhvillojnė fushatė marketingu pa paraqitur paraprakisht kėrkesė pėr licencim. “MASHT ėshtė e vendosur qė vetėm cilėsia dhe respektimi i ligjit do tė merren pėr kritere nė vendosjen e raporteve nė mes MASHT-it, institucione private e klientė tė tyre. MASHT-i informon kandidatėt e interesuar pėr tė studiuar dhe mėsuar nė institucionet private dhe prindėrit e tyre se mund tė orientohen nė kėtė ministri me pyetjet e veta nėse janė tė licencuara ose nėse kanė paraqitur kėrkesė pėr licencim nė MASHT, pėrkitazi me tė gjitha institucioneve private nė Kosovė”, thuhet nė komunikatėn e MASHT-it. Po ashtu, kjo ministri, do tė bėjė publike listėn e institucioneve qė kanė bėrė kėrkesė pėr licencim pėr kėtė vit, por edhe tė atyre qė kanė shkelur ligjin me rastin e shpalljes sė konkurseve pėr vitin akademik 2005/06.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio