Studentet.info
Lajme : Flasin drejtuesit e universiteteve tė Shkodrės, Vlorės dhe Elbasanit
Kyqur 21-06-2005 2:00:24 (2697 Lexime)

Rektorėt e rretheve: Ja ēfarė ndryshon sivjet nė konkurse

Shkollat e larta shqiptare pėrgatiten pėr tė arritur standardet e Bolonjės, pjesė e tė cilės do tė bėhen qė nga viti akademik 2005-2006.

Shqipėri, 20 QERSHOR- Ndėrsa, kandidatėt pėr studentė pėrgatiten pėr t’u futur nė kėto shkolla,Rektorėt kanė pėrgatitur propozimet e tyre pėr Ministrinė e Arsimit, qė nga datat e konkurseve, mėnyrėn se si do tė zhvillohen ato, pėrgatitjen e testeve dhe mėnyrėn e korrigjimit tė tyre.
Kėtė vit, rektorėt e universiteteve janė nė njė mendje. Konkurset duhet tė jenė mė transparente. Pėr tė realizuar kėtė ėshtė vendosur qė korrigjimi i testeve pėr konkurset e pranimit nė shkollat e larta tė jetė elektronik. Eksperienca ėshtė krijuar nė vend, sepse dy universitetet mė tė mėdha tė Tiranės edhe vjet eksperimentuan kėtė metodė.


Universitetet nė rrethet mė kryesore tė vendit janė duke siguruar shėrbimin, me anėn e binjakėzimeve me universitetet e huaja, ndėrsa disa tė tjerė do ta marrin nga firmat shqiptare qė e ofrojnė atė. Nė lidhje me datat e konkurseve tė gjitha fakultetet janė duke pėrgatitur propozimet qė do t’i dorėzojnė nė Ministrinė e Arsimit kėtė javė. Periudha do tė jetė 1 - 15 shtator. Pritet qė kuotat e pranimit tė jenė mė tė larta nė krahasim me vitin e kaluar, por vetėm nė fund tė muajit qershor do tė dalė vendimi i Kėshillit tė Ministrave pėr rregulloren e konkurseve, datat, numrin e kuotave, etj. Aktualisht, nė qarqet akademike po diskutohet se si do tė realizohet reformimi i shkollės sė lartė shqiptare. Debati vazhdon, por studentėt nuk kanė ide shumė tė qarta se si do tė jetė nė tė vėrtetė ambienti akademik dhe ēfarė do tė studiojnė vitin e ardhshėm akademik, nė ndryshim me vitet e kaluara. Ēfarė do tė ndodhė me studentėt qė aktualisht ndodhen nė mes tė “reformės’? Rektorėt e Universiteteve tė Tiranės kanė sqaruar detaje pėr programet e njėjta, qė do tė kenė universitetet, ēfarė do tė ndryshojė dhe ēfarė do tė mbetet e njėjtė. Tani ėshtė radha e universiteteve nė rrethe.

Eshtė deklaruar qė numri i pranimeve nė tė gjitha universitetet do tė shtohet kėtė vit. Cilat janė ndryshimet qė parashikoni ju nė kėtė drejtim?
Mahir Hoti: (USH) Ndryshimet janė tė pakta, pėr tė vetmen arsye qė Universiteti i Shkodrės ka mangėsi nė ambiente. Ka diēka mė shumė se viti i kaluar. Rreth 150-200 vende mė shumė, vitin e kaluar ka pasur rreth 1200 pranime tė reja, por qė vendet e sakta kanė qenė rreth 1100, sepse ka disa degė qė nuk pėlqehen shumė, si cikli i ulėt, edukatore, sepse kanė numėr mė tė paktė si italianistika.

Jani Dode: (UE) Pėrgjithėsisht ėshtė sa numri i pranimeve tė vjetshme, me njė pėrqindje tė mjaftueshme sipas kapaciteteve qė ka universiteti. Janė kuotat e vjetshme, rreth 1500-1600 studentė. Shtesat janė rreth 200 studentė. Pėrgjithėsisht kuotat kanė shtesė nė degėt e Shkencave Sociale dhe Humane.
Bilal Shkurti: (UV) Numri i pranimeve nuk do tė ketė rritje tė dukshme kėtė vit akademik nė Universitetin e Vlorės. Eshtė parashikuar qė kėtė vit tė propozohen 1300 tė drejta studimi pėr sistemin me kohė tė plotė dhe rreth 500 kuota pėr sistemin me kohė tė pjesshme. Nė tė dy sistemet e Universitetit tė Vlorės aktualisht janė rreth 6 000 studentė. Nė krahasim me numrin e vjetshėm tė pranimeve parashikohet qė shtimi i studentėve tė vitit tė parė tė arrijė nė shifrėn 430, pėr tė dy sistemet.

Si do tė bėhet korrigjimi i testeve nė konkurset e pranimit pėr nė universitet kėtė vit akademik, nė krahasim me tė vjetshmet?
Mahir Hoti: (USH) Nė konferencėn e rektorėve, gjatė takimit qė ne kemi bėrė sė fundmi, ėshtė shprehur gatishmėria nga tė gjitha universitetet qė korrigjimi tė bėhet me anėn e metodės sė korrigjimit tė shpejtė, nė mėnyrė elektronike. Ne ose do ta marrim hua diku, ose nė qoftė se se do tė pėrgatitemi nga ana financiare mirė, do ta pėrballojmė me shpenzimet tona kėtė aparat.
Jani Dode: (UE) Mendohet qė korrigjimi tė bėhet me aparaturė elektronike, qė quhet korrigjues optik, pėr tė gjithė universitetet shqiptare, nė mėnyrė qė edhe korrigjimi tė jetė i menjėhershėm dhe rezultati tė jepet direkt. Ne ndėrkohė e kemi porositur pajisjen, nė njė firmė qė merret me kėtė punė dhe qė jep edhe asistencėn teknike. Letrat janė speciale, porositen nga importi, kanė edhe fletėt dubluese me pėrgjigjet e testit tė cilat kalojnė sė bashku nė aparaturė dhe japin rezultatin direkt. Kjo ėshtė njė metodė mė e mirė, studenti e merr rezultatin direkt, eliminohen komisionet e korrigjimit dhe tė rivlerėsimit, shkurton punėn dhe shmang manipulimet.
Bilal Shkurti: (UV) Korrigjimi i testeve nė krahasim me vitin e kaluar ėshtė parashikuar tė bėhet me skanerin elektronik. Ky ėshtė njė mendim i pėrbashkėt, por ne si universitet nuk e kemi kėtė shėrbim, ndaj e konsiderojmė tė domosdoshėm blerjen e tij nga universitetet e huaja, ose nga kompanitė e vendit qė e ofrojnė atė.

Kandidatėt janė kuriozė tė dinė nėse janė pėrcaktuar propozimet tuaja pėr datat e konkurseve. Eshtė diskutuar shpesh dhe disa akademikė kanė pasur mendime tė ndryshme pėr periudhėn e zhvillimit tė konkurseve. Ju ēfarė propozimesh keni bėrė?
Mahir Hoti: (USH) Ne si universitet, deri mė 20 qershor kemi afat qė tė pėrcaktojmė propozimet pėr datat e konkurseve nė Universitetin e Shkodrės. Megjithatė dua t’ju them se nė konferencėn e rektorėve u la qė konkurset tė bėhen 15 ditėshin e parė tė shtatorit. Kėshtu edhe nė universitetin qė unė drejtoj, pėr ēdo vit ne i kemi nisur dhe mbaruar nga data 1 e deri nė datėn 10. Edhe vjet kemi qenė tė parėt, me sa di unė, bashkė me Universitetin e Vlorės, qė e kemi hapur sezonin e konkurseve. Pastaj e ka nė dorė Ministria e Arsimit qė tė pėrcaktojė, nė bazė tė propozimeve tona, datat e sakta.
Jani Dode: (UE) Pėr datat e konkurseve ne kemi propozuar dhjetėditėshin e parė tė shtatorit. Nga fundi i muajit qershor presim qė kėto propozime tė kalojnė me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, ashtu si edhe numri i kuotave tė pranimeve qė kemi parashikuar, si dhe rregullorja e zhvillimit tė konkurseve, qoftė pėr testin e pėrgjithshėm, qoftė pėr testin special.
Bilal Shkurti: (UV) Ne universitetin tonė ėshtė propozuar tashmė qė datat e konkurseve tė jenė nga 1 deri mė 15 shtator. Mė datė 24 qershor kemi vendosur t’i paraqesim sugjerimet tona Ministrisė sė Arsimit, ku do tė pėrfshihen edhe programet e konkurrimit, nė tė cilat me sa ėshtė diskutuar aktualisht nė stafin tonė akademik nuk do tė ketė ndryshime nga viti i kaluar.

Drejtues tė disa universitete nė kryeqytet kanė kėrkuar dhe propozuar qė, kėtė vit akademik, tarifa e shkollimit pėr studentėt fitues nė konkurse tė rritet. Ēfarė mendimi kanė rektorėt e universiteteve nė rrethe? A keni bėrė ju si universitet ndonjė propozim?
Mahir Hoti: (USH) Universiteti i Shkodrės ka qenė gjithmonė pro faktit qė tarifa tė mos ndryshojė. Edhe kėtė vit mendojmė se kjo tarifė duhet tė mbetet ajo qė ka qenė vitin e kaluar. Pėr dy arsye: sepse njerėzit e kanė tė vėshtirė tė pėrballojnė nga ana financiare sidomos nė rajonin tonė tė veriut, ku ju e dini qė shumica e studentėve vijnė nga rrethet e veriut, pėr tė mos folur pėr Juridikun ku studentėt janė nga tė gjitha rrethet. Kjo degė nė Universitetin e Tiranės dhe atė tė Shkodrės ėshtė mė e preferuara. Arsyeja e dytė ėshtė se rritja e pėrvitshme e tarifave tė shkollimit nuk ėshtė dhe nuk krijon njė pėrvojė tė mirė pėr shkollat tona tė larta. Kjo tarifė nuk duhet tė ndryshojė ēdo vit, por duhet tė ketė jetėgjatėsi. Nuk ka asnjė arsye qė tė na justifikojė veprimin tonė, si drejtues tė universitetit qė pėr ēdo vit tė propozojmė tarifa tė reja.
Jani Dode: (UE) Ne kemi menduar dhe propozuar nė senat, por edhe mė gjerė qė tė mos ndryshojė tarifa e shkollimit. Eshtė mirė tė mbetet tarifa e vjetshme, 10 mijė lekė nė vit, pėr vitet e para dhe vitet e dyta, ndėrsa pėr vitet e tjera ėshtė 2 500 dhe 7 500 lekė tė reja nė vit.
Bilal Shkurti: (UV) Nė Universitetin e Vlorės tarifa e shkollimit nuk do tė ndryshojė. Ky ėshtė mendimi i pėrgjithshėm, edhe pse ne nuk jemi kundėr rritjes sė pėrgjithshme tė detyrimeve financiare tė studentėve, kundrejt kushteve mė tė mira tė studimit dhe tė mėsimdhėnies. Ne mendojmė qė tarifa e shkollimit nuk do tė ndyshojė, do tė mbetet 10 mijė lekė tė reja. Megjithatė dua tė them se rritja duhet tė jetė graduale dhe kėtė vit mund tė shkojė deri nė 15 mijė lekė nė vit.

Pėr lėndė tė njėjta, kėtė vit akademik, sipas deklaratės sė Bolonjės, universitetet duhet tė unifikojnė programet dhe pikėt e kreditit, nė mėnyrė qė transferimi i pikėve nga njėra shkollė e lartė te tjetra tė jetė mė i thjeshtė. Ēfarė po bėhet nė kėtė drejtim?
Mahir Hoti: (USH) Dua tė jem i sinqertė. Me gjithė gadishmėrinė qė kanė treguar Universiteti i Shkodrės dhe disa universitete tė tjera jashtė Tiranės, pėr tė shkuar nė ministri, disa degė tė Universitetit tė Tiranės janė paraqitur dhe disa tė tjera jo dhe e kanė neglizhuar. Ky ėshtė tregues i mendjemadhėsisė. Pra nuk ka pasur pėrgjegjėsi tė plotė tė tė gjitha profileve dhe kjo iniciativė e Ministrisė sė Arsimit nuk ka funksionuar deri tani. Ka funksionuar mirė deri tani Histori-Gjeografia, Gjuhė-Letėrsia, ndėrsa pjesėrisht ėshtė paraqitur Fakulteti i Shkencave tė Natyrės nė Universitetin e Tiranės. Ne jemi pėrpjekur qė tė bėjmė njė lloj kontrate mes universiteteve shqiptare, qė absolutisht pėr degėt e njėjta tė ketė njė afėrsi tė kurrikulave afėrsisht deri nė masėn 70 pėr qind dhe kjo pėr t’u lejuar studentėve shqiptarė tė paktėn mobilitetin, pra transferimin e studimeve brenda vendit, nga njėri universitet nė tjetrin dhe pėr t’u pėrmbushur njė nga kushtet e deklaratės sė Bolonjės, pėr tė qenė nė rregull edhe me mobilitetet nė Evropė. Unė mendoj se kjo gjė mund tė arrihet. Universiteti ynė ėshtė pothuajse po aq i vjetėr sa Universiteti i Tiranės, qė mė 1957-ėn, kur funksiononte si Institut i Lartė Pedagogjik. Ne e kemi si pikė shumė tė fortė bashkėpunimin me univeristetet e huaja dhe kemi pėrfituar njė pėrvojė shumė tė madhe prej tyre, sidomos me ato tė Gracies nė Austri dhe tė Firencės nė Itali.
Jani Dode: (UE) Programet e reja do tė jenė gati edhe nė Universitetin e Elbasanit, ku kėtė vit do tė shtohen gjashtė degė tė reja. Nė sistemin e Bolonjės do tė futen pa pėrjashtim vitin tjetėr akademik tė gjitha degėt. Stafet tona po punojnė ndėrkohė edhe me universitetet e tjera tė vendit pėr ekuivalentimin e kurrikulės si brenda vendit, ashtu edhe nė sistemin evropian. Ministria e Arsimit ka organizuar ndėrkohė takime tė ndryshme pėr unifikimin deri nė 70 pėr qind tė kurrikulave. Universiteti i Elbasanit aktualisht ka shtatė fakultete, ai i Shkencave tė Natyrės, ai i Shkencave Humane, i Shkencave Sociale, i Gjuhėve tė Huaja, Fakulteti Ekonomik, i Ciklit tė Ulėt dhe Parashkollor, Infermierisė. Ndėrkaq, numri i studentėve ka arritur nė rreth 8 mijė, nga 2500 qė kanė qenė para tre vjetėsh. Universiteti ynė jep 19 diploma nė fushėn e mėsuesisė dhe specialiteteve tė tjera, ka njė infrastrukturė tė favorshme qė pėrballon ngarkesėn dhe kėrkesėn nė rritje tė studentėve. Pėr tė pėrballuar shtesėn e studentėve janė marrė edhe tre godina tė reja qė kanė kapacitete tė lira, pėr njė funksionim mė tė mirė tė ambienteve.
Bilal Shkurti: (UV) Edhe ne si universitet jemi duke pėrgatitur kurrikula tė pėrbashkėta pėr degė tė njėjta. Disa prej tyre janė Infermieria, Cikli i Ulėt, Parashkollor. Mendojmė se para sezonit tė pushimeve, mė konkretisht para 15 korrikut, do t’i kemi tė pėrfunduara.



1-14 shtator
Konkurset nė Universitetin e Tiranės


Universiteti i Tiranės ka bėrė propozimet e veta pėr datat e konkurseve nė kėtė vit akademik. Propozimet i janė dėrguar Ministrisė sė Arsimit, e cila nė bashkėrendim edhe me propozimet e universiteteve nė rrethe do tė vendosė pėr datat ekzakte tė konkurseve. Tė parėt do ta fillojnė garėn kandidatėt qė pėrgatiten tė hyjnė nė Fakultetin Ekonomik, mė datė 1 shtator. Mė datė 2 shtator do tė garojnė kandidatėt e Shkencave Sociale, njė ditė mė pas ata qė preferojnė degėn e Matematikės dhe Informatikės nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės. Mė datė 5 shtator radhėn e ka dega e Gazetarisė dhe Gjeografisė. E kėshtu me radhė, mė datė 6 shtator ėshtė dega e Biologjisė nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, mė 7 shtator kandidatėt e Drejtėsisė, mė datė 9 shtator Mjekėsia dhe tre degėt e saj, duke ia lėnė radhėn nė fund Fakultetit tė Infermierisė.



Juridiku
Hoti: Italia, sistem 4 plus 1


Edhe Italia e ka ndėrruar sėrish sistemin e studimeve pėr degėn e Juridikut nė universitetet e saj. I kėtij mendimi ėshtė edhe rektori i Universitetit tė Shkodrės, Mahir Hoti. Falė bashkėpunimit tė shpeshtė dhe shumė tė mirė tė kėtij universiteti me ato italiane, ėshtė arritur tė vėzhgohet mė nga afėr ndryshimi qė kanė pėsuar kurrikulat dhe mangėsitė qė kanė ato, nė degėn e Juridikut. “Dekanėt e Universitetit tė Vlorės, Shkodrės e Tiranės janė drejt mendimit qė tė mos ulen vitet e studimit. Edhe nė Itali ka ndryshuar mendimi, madje atje me vendim ose ligj tė posaēėm, kohėzgjatja ėshtė vendosur tė jetė 4 plus 1”, thotė Mahir Hoti. Po kėshtu, Ministria e Arsimit ėshtė duke diskutuar edhe me ekspertėt e huaj tė Kėshillit tė Evropės nė lidhje me kėtė problem. Por, shanset janė qė degėt e Juridikut nė universitetet shqiptare tė mos hyjnė pėrfundimisht nė sistemin 3 plus 2, sipas sistemit tė Bolonjės.



18 korriku-19 gusht
Regjistrimet pėr t’u bėrė “Skėnderbegs”


Regjistrimet pėr nė Universitetin Ushtarak nė Tiranė kėtė vit akademik do tė bėhen nga data 18 korrik deri mė 19 gusht. Kandidatėt duhet tė kenė njė pėrgatitje tė mirė, qoftė fizike, qoftė nė testin akademik. Sipas urdhrit tė ministrit tė Mbrojtjes, Pandeli Majko, kriteret e kėtij viti pėr pranimet nė shkollėn e lartė “Skėnderbej” janė edhe mė tė forta. Kandidatėt nuk duhet tė jenė mė shumė se 25 vjeē. Dokumentet e nevojshme pėr t’u regjistruar janė kėrkesa me shkrim e firmosuar nga kandidati, ku deklarohet dega, nė tė cilėn dėshiron tė studiojė, fotokopje e noterizuar e Dėftesės sė Pjekurisė sė shkollės sė mesme, certifikatė personale me fotografi, dėshmi penaliteti. Kontrolli shėndetėsor i kandidatėve do tė kryhet nga data 18 korrik 2005 deri 19 gusht 2005.

Arkitektura
Si do tė zhvillohet konkursi


Konkursi i degės mė tė kėrkuar, asaj tė Arkitekturės ėshtė e pėrbėrė nga tri seanca. Gjatė seancės sė parė zhvillohet vizatimi nė natyrė-eksterier. Nė kėtė seancė konkurrenti i nėnshtrohet detyrės sė vizatimit grafik tė njė objekti arkitektonik ose detajeve tė tij, sipas vrojtimeve reale nė natyrė. Gjatė seancės sė dytė zhvillohet njė detyrė nga Vizatimi Teknik dhe dy detyra tė Gjeometrisė Deskriptive. Gjatė seancės sė tretė bėhet kompozim arkitektonik. Nė kėtė seancė studenti i nėnshtrohet njėrės prej kėtyre detyrave, si kompozim hapėsinor arkitektonik (analizė grafike ose konceptim modeli), kompozim dekorativ koloristik (paraqitje grafike 2D me motive utilitare ose abstrakte) etj. Dhe seanca e katėrt ėshtė testi i pėrgjithshėm dhe testi i kulturės profesionale. Nė testin e kulturės profesionale bėhet njė vlerėsim i aftėsisė racionale estetike kulturore tė pėrgjithshme dhe kulturore arkitektonike tė kandidatit.

Nga:Brikena DEMIRAS




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio