Studentet.info
Lajme : Organiza qė bėri projektin: Mesazh qė tė kthehen sytė nga kjo zonė e ndotur
Kyqur 21-06-2005 2:17:43 (1495 Lexime)


Njėqind studentė nga Azia pastrojnė Porto Romanon

Durrės, 21 QERSHOR- Studentė aziatikė mbėrrijnė nė Durrės pėr tė hequr mbeturinat e Porto Romanos. Ditėn e djeshme rreth 100 studentė aziatikė, nga Korea e Jugut dhe Japonia, tė mbėshtetur nga disa studentė shqiptarė, kanė punuar pėr tė pastruar plehrat e Porto Romanos, njė nga zonat mė tė ndotura tė vendit tonė. Ka qenė njė projekt i organizatės "Federata e Familjes pėr Paqen Botėrore dhe Bashkim", i cili ka sjellė nė Porto Romano studentė tė aziatizė, qė pėr 10 orė hoqėn disa kuintalė plehra urbane nė bashkėpunim edhe me banorė tė kėsaj zone. Njėri prej pjestarėve tė kėtij projekti, Sokol Rexhepi, ka thėnė se "kjo federatė ka filialet e saj edhe nė Shqipėri. Disa prej anėtarėve janė nga zona e Porto Romanos dhe janė pikėrisht ata qė kanė sensibilizuar krerėt e federatės pėr tė realizuar njė projekt nė kėtė zonė tė ndotur tmerrėsisht".

Ditėn e djeshme janė hequr disa kuintal plehra. Por, veē pastrimit, janė ndėrtuar nga studentėt edhe tre konteinerė plehrash prej betoni, tė cilat do tė shėrbejnė pėr depozitimin e plehrave pėr njė pjesė tė banorėve tė zonės. Ndėrkohė, mesazhi i studentėve koreanojugor dhe japonezė ishte mjaft i qartė pėr banorėt e kėsaj zone. Projekti quhej "Ta mbajmė pastėr Porto Romanon" dhe ishte apel pėr banorėt, tė cilėt duhet tė punojnė edhe vetė pėr tė larguar mbeturinat. Veē pastrimit tė mbeturinave urbane, studentėt aziatikė vendosėn nė shkollėn 9-vjeēare "Met Hasa" tė kėtij fshati edhe 2 tabela basketbolli, si dhe dhuruan pajisje pėr kulturėn fizike tė kėsaj shkolle. Gjithashtu, ata dhuruan edhe 6 kompjutera pėr sistemin shkollor tė kėsaj zone. Porto Romano vazhdon tė jetė njė nga vatrat mė tė ndotura tė vendit tonė me plehra kimike dhe urbane, dhe njėri prej synimeve tė federatės ėshtė edhe sensibilizimi i organizmave ndėrkombėtare pėr ta pastruar kėtė zonė bregdetare. Federata sot do tė jetė nė Bathore tė Tiranės, pėr tė pastruar edhe atje mbeturinat urbane tė kėsaj zone. Janė dy zona informale, thanė ata, tė cilat paraqesin mjaft probleme mjedisore, sidomos Durrėsi.

Nga: Artur KORRIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio