Studentet.info
Lajme : ZGJIDHJE E ARSYESHME NGA SENATI PĖR STUDENTĖT E TRANSFERUAR
Kyqur 21-06-2005 14:26:02 (1620 Lexime)

Greva ndėrpritet, nuk pėrjashtohen protestat

PRISHTINĖ, 21 QERSHOR- Dje, studentėt e mjekėsisė tė transferuar nga UT nė UP kishin rėnė nė ujdi me Rektorin e UP-sė dhe Dekanin e FM-sė qė tė heqin dorė nga greva nėse do tė mblidhej Senati i kėtij universiteti pėr tė diskutuar pėr ēėshtjen e tyre dhe pėr tė prurė vendime tė reja konform kėrkesave tė tyre. Kjo edhe ndodhi dhe sot studentėve iu realizua kėrkesa qė ka tė bėjė me pranimin e notav. Ata ende nuk janė pajisur me indeksa, meqė ministria ua kushtėzon dhėnien e tyre me pagesėn e 570 eurove. Studentėt mendojnė se vendimet e senatit janė tė arsyeshme dhe pėrgjegjėsinė do ta kėrkojnė tek ministri Agim Veliu i cili para njė muaji u pat dhėnė garanci me shkrim studentėve se nuk do tė paguajnė mė shumė se studentėt e rregullt tė UP-sė. Nėse nuk ministry nuk qėndron prapa fjalėve tė tij, studentėt do tė protestojnė para MASHT-it.



Ndėrpritet greva pėr shkak tė koinēidencave
Rreth orės 11:00 studentėt e ish-Fakultetit tė Mjekėsisė tė UT-sė tė transferuar nė fakultetin pėrkatės tė UP-sė hynė nė grevė, nė ambientin e Dekanatit tė Fakultetit tė Mjekėsisė nė Prishtinė, pėr tė shprehur pakėnaqėsinė ndaj vendimit tė fakultetit qė tė mos , pajisė studentėt me indekse, t’ua kontestoi notat e lėndėve tė Anatomisė e Fiziologjisė si dhe t’u organizoi studentėve mėsim paralel ndaj kolegėve tė tyre tė rregullt. Studentėt po kėtė ditė u pėrballėn edhe me njė urdhėresė qė kishte ardhur nga MASHT-i e qė i kushtėzonte studentėt tė paguajnė 570 euro nėse dėshironin tė pajiseshin me indekse. Pos kėsaj koinēidence ishte edhe tjetra qė po nė kėtė ditė pėr shkak tė bllokimit tė fakultetit maturantėt nuk mundėn tė aplikonin pėr tė konkurruar pėr regjistrim nė kėtė fakultet me rastin e hapjes sė konkursit pėr kėtė vit akademik. Duke i pėrballur me kėto koinēidenca, kushtėzimi nga MASHT-i dhe pamundėsia pėr tė aplikuar maturantėt ishin arsyet mė tė mėdha qė i shtyri studentėt grevistė dhe udhėheqėsit e rektoratit dhe dekanatit qė tė bėjnė tė pamunduren pėr tė arritur njė kompromis nė mes kėtyre palėve. Kjo edhe ndodhi dhe nė orėt e mbrėmjes studentėt lėshuan grevėn pas premtimit tė rektorit, Arsim Bajrami, se pėr ditėn e martė do tė mblidhej Senati dhe do tė bjerte vendime konform Statutit tė UP-sė.

Senati mban mbledhje tė jashtėzakonshme – Rektori i pranon notat studentėve
Nė kėtė mbledhje Senati i UP-sė kishte marrė vendim qė t’u shpėrndahen indeksat studentėve tė transferuar menjėherė; nė bazė tė nenit 145 pika 3 e Statutit tė UP-sė tė bartet e drejta tek rektori qė tė merrė vendim pėr njohjen e provimeve dhe bartjen e tyre nė FM tė UP-sė; integrimi i studentėve tė transferuar nė studime tė rregullta tė vendoset nė seancėn tjetėr tė Senatit; i propozohet MASHT-it qė t’u mundėsoi studentėve pagesėn pėr regjistrim nė dy kiste, njėrėn nė momentin e marrjes sė indeksit dhe tjetrėn nė shtator dhe sė fundi i bėhet thirrje studentėve qė t’i lirojnė lokalet e fakultetit dhe tė mundėsojnė regjistrimin e studentėve tė rinj pėr kėtė vit shkollor.
Konform vendimit tė Senatit qė t’i ipet e drejta rektorit pėr njohjen e notave dhe pas konfirmimit tė rektorit tė USHT-sė, Nexhbedin Beadini se profesorėt qė kanė mbajtur lėndėt e Anatomisė dhe Fiziologjisė kanė qenė tė autorizuar nga Senati i UT-sė dhe planprogramet e kėtyre lėndėve janė tė ngjashme me ato tė UP-sė, Arsim Bajrami mori vendim pėr tė aprovuar kėrkesėn e studentėve tė transferuar pėr njohjen dhe bartjen e notave nga lėndėt e Anatomisė dhe Fiziologjisė dhe me kėtė vendim obligohet dekani i FM-sė qė tė bėjė zbatimin e vendimit.

Studentėt: vendimi i Senatit ėshtė i arsyeshėm
Edhe pse dy anėtarė tė kėshillit grevist morėn pjesė nė mbledhjen e Senatit, atyre nuk u dha e drejta pėr tė diskutuar nė kėtė mbledhje. Nė njė prononcim pėr media thanė se kėrkesa pėr inkorporim nuk ka qenė e arsyeshme qė tė shtyhet, por duke pasė pėr bazė vendimin e MASHT-it dhe tė cilin Senati duhet ta rrespektoi, dhe se ēėshtja e pagesės shtesė ėshtė e ndėrlidhur me inkorporimin, atėherė studentėt menduan se mund tė arsyetohet vendimi i Senatit qė ta shqyretoi mė vonė kėtė kėrkesė. Me kėtė rast studentėt e konfirmuan se nuk do tė vazhdojnė me grevė. Bashkim Gllareva, pėrfaqėsues i kėtyre studentėve tha se “Topi ka rėnė prap te MASHT-i, ta shohim se zotimet qė i ka marrė ministri Veliu para njė muaji do tė vėhėn nė jetė apo jo. Nuk ėshtė serioze qė MASHT tė ndėrroi vendimet qdo njė muaj dhe tė sillet si i konvenon asajė”. Nė orėt e mbėrėmjės ėshėt organizuar edhe takim i pėrbashkėt i tė gjithė studentėve dhe ėshtė vendosur qė pėrfaqėsuesit e tyre tė bėjnė pėrpjekje maksimale qė deri tė enjėten t’i shqyrtojnė mundėsitė qė nepėrmjet bisedave me pėrfaqėsuesit e MASHT-it ta zgjidhin problemin e participimit. Nė tė kundėrten u mor vendim nga studentėt se qė tė premtėn tė pasoi njė protestė para kėsaj ministrie dhe mė pas tė merren edhe hapa tjerė nė drejtim tė pėrmbushjes sė kėrkesave tė tyre, pėr tė cilat pengesė kryesore konsiderohet Ministria e Arsimit, Shkencės e Teknologjisė.

Organizatat studentore e dhanė provimin
Ndihmese shumė tė madhe nė zgjidhjen e kėtij problemi dhanė edhe krerėt e organizatave studentore, tė cilat veprojnė nė kuadėr tė Universitetit tė Prishtinės. Qė nga dita e hėnė udhėheqėsit e organizatave studentore si Unioni i Pavarur i Studentėve tė UP-sė, Unioni Studentor Shqiptarė, Organizata Studentore “1 Tetori’, Lista Studentore “Reforma”, dhe Liga e Studentėve tė Kosovės kishin anashkaluar tė gjitha nadsitė e mundshme mes tyre dhe kishin shprehur vullnetin e mirė pėr tė ndihmuar nė pėrmbushjen e kėrkesave tė studentėve tė transferuar nga UT. Ata gjatė tėrė ditės qėndruan bashkė me grevistėt, por realizuan edhe biseda me udhėheqėsit e fakultetit dhe universitetit pėr tė gjedtur modelin e duhur pėr tejkalimin e asaj gjendjeje. UPSUP ėshtė e vetmja organizatė studentore qė ka pėrfaqėsues nė Senat dhe qė tė gjithė mbrojten fuqishėm kėrkesat e studentėve tė transferuar, thėnė mė ndryshe i bindėn senatorėt se vendimet qė kohė mė parė kishte vėnė dekani i FM-sė ishin teke personale tė individėve tė dekanatit. Njė shembull i treguar nga kėto organizata tė pėrforcon bindjen qė rrjedhė nga fjala e urtė se “Bashkimi bėnė fuēinė”.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio