Studentet.info
Lajme : STUDENTĖT E TRASNFERUAR PROTESTUAN PARA MASHT-IT DHE UNMIK-UT
Kyqur 25-06-2005 6:50:59 (1332 Lexime)

Protestė nė heshtje por me shumė fakte

PRISHTINĖ, 24 QERSHOR- Studentėt e ish-Fakultetit tė Mjekėsisė tė UT-sė tė transferuar nė UP, edhe dita e sotme i gjeti nė protestė. Kėsaj radhe cak kishin selinė e MASHT-it dhe atė tė UNMIK-ut. Ajo qė e karakterizoi protestėn e sotme ishte heshtja. Studentėt nuk u prononconin por pankartat e tyre ishin tė qarta dhe sikur nuk kishte fare nevojė pėr fjalė. ‘Ne sot nuk do flasim, le tė flasin FAKTET’, ishte njėra nga ato pankarta dhe qė nė tė dyja anėt ndodheshin shkresat e Ministris sė Arsimit ku njėra u garantonte status tė njejtė studentėve tė transferuar ndėsa tjetra shkelte njė mori tė drejtash qė u takojne kėtyre studentėve.


Marshi i studentėve ‘refugjatė’ filloi nga Dekanati i Fakultetit tė Mjekėsisė, nė orėn 11:00. Ata vazhduan pėrgjatė rrugės kryesore, “Nėna Terezė”, e cila tė shpjerė pėrballė selisė sė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės e Teknologjisė. Qė nė fillin vėrehej njė numėr i madh i forcave tė sigurisė, qė e pėrcillnin marshin studentor gjatė gjithė protestės. Mė nė fund ky marsh arriti tek caku, para selisė sė MASHT-it, portat e sė cilės ministri ishin tė ‘siguruara’ nga grila tė hekurta tė cilat i kishin vėnė SHPK-ja, por jo vetėm kaq, prapa tyre qėndronte edhe kordoni i njesitit special tė kėtij sherbimi, nė mbrojtje tė zyrtarėve tė cilėt lėshojnė shkresa kontraverse nga tė cilat njėra u jep tė drejtat e duhura kėtyre studentėve ndėrsa tjetra nė masė tė madhe ua mohon ato.
Pėr ditėn e sotme, studentėt kishin vėndosur ta aplikonin heshtjen dhe u kishin lėnė fakteve qė tė flasin. Pėr kundėr insistimit tė mediumeve pėr tė nxjerrė ndonjė fjalė nga studentėt, kjo nuk ndodhi. Ata na shpėrndanė njė mori dokumentesh tė firmosura nga zyrtarė tė Qeverisė, MASHT-it, Rektoratit tė UP-sė, por edhe Dekanatit tė FM-sė dhe tė cilat ishin nė kundėrshtim tė njėra tjetrės. Njėra nga parullat e kėtyre studentėve ishte “Ne nuk do flasim, le tė flasin FAKTET”, dhe e cila nė tė dyja anėt kishte dy vendime tė MASHT-it. Njėra e nėnshkruar nga ministri i ASHT-sė, Agim Veliu, dhe e cila u siguronte studentėve se ata do tu nėnshtroheshin tė njejtave norma dhe obligime ndaj universitetit sikur edhe studentėt e tjerė tė UP-sė duke pėrfshirė edhe nivelin epagesės pėr vit akademik, dhe vendimi qė i rrinte nė anėn e majtė parullės ishte i firmosur nga sekretari i pėrhershėm nė MASHT, Isuf Zeėneli, e qė parashihte se me rastin e konkurimit pėr regjistrim, studentėt tė sjellnin dėshminė e pagesės sė kryer nė shumė prej 575 eurove. Po ashtu ky vendim kishte bėrė tė plotėfuqishėm vendimin e dekanit pėr mosnjohje tė notave nė lėndėt e anatomisė dhe fiziologjisė, dhe miratonte vendimin e dekanatit pėr zhvillimin e mėsimit paralel pėr kėta studentė.
Pas qėndrimit njė orėsh para MASHT-it studentėt marshuan nė drejtim tė UNMIK-ut pėr tė kėrkuar ndihmen e PSSP-sė, Soren Jesen Petersen, nga shkeljet qė po u bėjnė ‘tė pėrzgjedhurit e popullit’. Njė nga parullat e studentėve ishte edhe “Petersen, tė lutėm na ndihmo”, nga e cila shihej qartė se cila ishte arsyeja e studentėve qė kishin mėsyer selinė e UNMIK-ut. Edhe aty studentėt u ndeshėn me njė kordon tė njejtė tė pjesėtarėve tė SHPK-sė por pa grila tė hekurta. Pasi e kaluan kohėn tė cilėn e kishin paraparė pėr tė qėndruar para ndėrkombėtarėve, studentėt u shpėrndanė tė qetė dhe gjatė tėrė kėsaj proteste dy orėshe nuk u shėnua ndonjė ekces.
Ndrshe nga heart e tjera, kėsaj radhe studentėt nuk u ftuan nga zyrtarėt e MASHT-it pėr tė biseduar rreth halleve qė kanė studentėt, sepse nga faktet qė kishin pėrmbledhur, ishte e vėshtirė qė ndonjėri nga zyrtarėt arsyeshėm t’u kundėrvihej atyre pos ta pranojnė se po bėjnė shkeljet tė cilat nuk duhet tė bėhen. As pjesėtarė nga UNMIK-u nuk dolėn pėr t’u njoftuar me studentėt hallegjinjė, edhe pse kėta kėrkonin ndihmen e tyre pasi qė tė pėrzgjedhurit tashmė po luanin me ta dhe po I shfrytėzonin pėr tė fituar grande tė mėdha nga ndėrkombėtarėt.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio