Studentet.info
Lajme : DUHET LUFTUAR DEVIJIMET NĖ ARSIMIN E LARTĖ
Kyqur 25-06-2005 6:53:37 (1416 Lexime)

“Studentėt” dhe rrugaēėt kėrcėnojnė profesorėt

Shkup, 24 QERSHOR- Pėrshkrimi, vjedhja, kopjimi nga kolegu, ėshtė njė lloj korrupsioni nė arsim, mirėpo sipas profesorėve tė universiteteve, kėrcėnimi qė u bėhet atyre ėshtė sihariqi i radhės.
Shumica e profesorėve janė ankuar se kanė kėrcėnime tė mėdha nga ana e studentėve, e veēanėrisht gjatė kohės sė provimeve. Ata nuk i kanė hedhur poshtė tė dhėnat dhe faktet se edhe profesorėt po keqpėrdorin studentėt, mirėpo pėr “Fakti”-n kanė sqaruar edhe anėn tjetėr tė medaljes.
Afati i provimeve ka sjellė shumė trysni te profesorėt, pėr shkak tė kėrcėnimeve qė u bėhen atyre nga vetė studentėt dhe nga persona tė tretė nga rruga, tė cilėt i porositin studentėt.
“Nėse shteti nuk merr masa rigoroze pėr tė parandaluar korrupsionin, ai do tė bėhet pjesė e jetės sė qytetarėve pa tė cilin nuk do tė mund tė jetojmė dhe ne nuk do tė kemi mundėsi tė realizojmė misionin tonė si duhet”, u shpreh profesori nga Fakulteti Pedagogjik.



“Studentėt” me revole kėrkojnė notė
Ai sqaroi se gjatė kohės sė provimeve, disa studentė vijnė me indekse nė dorė dhe tė kėrcėnojnė t’i shėnosh notė nė indeks, duke mos thėnė asnjė fjalė dhe duke mos hyrė nė provim. Profesori sqaroi se disa nga studentėt e fakultetit ku ligjėron ai, vijnė edhe vetė me revole nė provim, pėr tė krijuar tension psikologjik.
“Disa studentė vijnė me indekse dhe pa mėsuar kėrkojnė notė, ndėrsa disa tė tjerė edhe na kėrcėnojnė, duke na treguar se kanė revole. Ka shumė raste kur na dėrgojnė njerėz tė tretė nga rruga tė cilėt prezentohen si “komandantė”, disa prezentohen si nga ndonjė lagje e “rrezikshme”, apo nga ndonjė katund qė ka luftuar dhe tė kėrcėnon me jetėn po qe se nuk i jep notė kaluese studentit qė ai dėshiron”, sqaron hallin profesori nga Fakulteti Pedagogjik.
Pyetjes pėrse nuk paralajmėrohen organet e rendit pėr kėto kėrcėnime, ai u arsyetua nė mosbesimin e madh qė ka nė organet e rendit, tė cilėt vetėm njė ditė do t’i ndalojnė kėta persona, mirėpo ditėt tjera duhet ai vetė tė pėrballet me ata.
Katandisja e arsimit, dhe nėpėrkėmbja e profesorėve nė kėtė mėnyrė, tregon njė mjerim tė madh me tė cilin po pėrballet arsimi shqiptar nė Maqedoni. Dalja nga njė gjendje e tillė do tė mund tė arrihej me njė sensibilizim ndaj problemit qė po trajton “Fakti”.
Ekspertėt e arsimit shprehen se nuk mund tė vazhdohet mė duke e qetėsuar ndėrgjegjen me arsyetimin: "Unė kam punėn time dhe ketė e bėj mirė". Atėherė kujt i mbetet tė ndreqė ata qė nuk e bėjnė mirė punėn e tyre, dhe nuk lejojnė qė ata qė pėrpiqen? Institucionet pėrkatėse siē janė Ministria e Arsimit dhe pjesa e saj Inspektorati i Arsimit, duhet t’i hapin sytė mirė.

Shoqėria duhet t’i thotė stop degradimit
“Ky kaos kėrkon qė tė vihet nė zgjidhje kushdo qė e sheh kėtė gjendje tė turpshme tė arsimit shqiptar? Mė tej ky ndergjegjėsim a nuk duhet ta nxisė tė veprojė duke e marrė mbi vete kėtė turp, pra duke e quajtur rrjedhojė edhe tė papėrgjegjėsisė sė vet si qytetar shqiptar tė cilėt arsimin e kemi quajtur tė “shtrenjtė”, dhe kemi derdhur gjak pėr tė”, shprehet i revoltuar Sami Bakiu, njė qytetar nga Shkupi.
Nė Maqedoni sė paku ēdo javė, organizohen tribuna kundėr korrupsionit, mirėpo si duket tė gjithė kėto mjete qė merren nga shoqata tė ndryshme tė cilat shtiren se luftojnė problemet nė arsim, duket qartė se nuk arrijnė tė bėjnė asgjė nė parandalimin e fenomeneve degradues tė rinisė.
Rektori i Universitetit tė Shkupit, Gjorgji Martinovski, ditė mė parė deklaroi se rektorati i Shkupit do tė ndėrmarrė masa rigoroze pėr tė parandaluar korrupsionin nė universitet, mirėpo nuk tha asgjė pėr tė parandaluar rrezikun qė u kėrcėnohet profesorėve nga rrugaēėt dhe ata qė veten e quajnė studentė mė kallashė nė dorė.
“Ministia e Arsimit ka instaluar linjė telofonike 24 orė pėr tė paraqitur studentėt dhe gjithė qytetarėt korrupsionin, por qė vlen edhe pėr profesorėt”, thotė Numan Sallai, zėdhėnės nė Ministrinė e Arsimit.
Ai u bėri thirrje profesorėve ta paraqesin korrupsionin, por edhe kėrcėnimet.

Nga:Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio