Studentet.info
Njoftime : USHT
Kyqur 25-06-2005 7:47:10 (3192 Lexime)

Nė bazė tė nenit 72 dhe nenit 101 tė Ligjit pėr Arsim tė lartė dhe tė Rregullores sė kriteriumeve pėr regjistrim nė studime deridiplomike nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės – Tetovė, si dhe nė bazė tė vendimit tė Kėshillit tė Rektoratit tė datės 16. 05. 2005 nė lidhje me regjistrimin e studentėve tė rinj nė vitin akademik 2005/2006

Universiteti Shtetėror i Tetovės

Shpall Konkurs
pėr regjistrimin e studentėve tė rinj pėr vitin akademik 2005/2006

Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės nė vitin akademik 2005/2006 do tė regjistrohen gjithsej 1890 studentė.

1. Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės kanė tė drejtė tė regjistrohen kandidatėt qė kanė kryer shkollat e mesme katėrvjeēare tė verifikuara nga ana e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės

Nė Qendrėn pėr Studime Politeknike, respektivisht nė dy programet e saja studimore; Ndėrtimtari, rrugė dhe infrastrukturė si dhe Programi studimor; Bioteknologji, bujqėsi dhe ushqim tė drejtė regjistrimi kanė kandidatėt tė cilėt kanė kryer shkollė tė mesme trevjeēare.

2. Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, studimet janė tė organizuara nė kėtė mėnyrė:
a) Studime tė rregullta tė financuara nga shteti
b) Studime tė rregullta me vetėfinancim


Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės zhvillohen studime me korrespondencė vetėm nė ato grupe studimore ku ėshtė i mundur organizimi i tyre.

3. Nė Universitet mund tė regjistrohen edhe kandidatėt qė kanė kryer shkollėn e lartė ose tė ngjajshme. Kėta kandidatė regjistrohen jashtė kuotės dhe nė bazė tė suksesit tė shkollimit paraprak kurse numri i tyre mund tė jetė mė sė shumti 10% nga numri i pėrgjithshėm i studentėve tė rregullt tė fakultetit pėrkatės tė pėrcaktuar nė konkurs. Ekuivalencėn e bėjnė Komisionet e caktuara tė Fakulteteve pėrkatėse.
Kandidatėt qė paraprakisht e kanė kryer shkollėn e lartė mund tė rregjistrohen me vetėfinancim nė studime.

4. Suksesi i arritur nė shkollėn e mesme ėshtė kushti kryesor pėr regjistrim nė USHT. Vlerėsimi i suksesit tė arsimit tė mesėm duhet tė arrijė nė 70 pikė tė fituara ndėrsa 30 pikė tė tjera kandidati duhet t’i fitojė nga katėr lėndė tė tjera, prej tyre: dy lėndė tė orientimit tė ngushtė tė studimeve tė kandidatit dhe dy lėndė tė tjera: gjuhė amtare dhe gjuhė e huaj.

5. Para shpalljes sė rezultateve tė konkursit, Komisionet pėr pranimin e studentėve tė rinj nė tabelat e shpalljeve pranė njėsive akademike tė Universitetit do tė publikojnė rezultatet e katėr lėndėve; dy prej tyre tė orientimit tė ngushtė tė studimeve dhe dy tė tjera; gjuhė amtare dhe gjuhė e huaj qė ka arritur kandidati nė arsimin e mesėm.

6. Rangimin e kandidatėve e bėjnė Komisionet pėr pranimin e studentėve tė rinj. Komisionet e shpallin listėn e rangimit tė kandidatėve tė paraqitur nė bazė tė pikave tė fituara nga arsimi i mesėm. Kandidati ka tė drejtė kundėrshtimi nė afat prej 24 orėsh pas publikimit tė rezultateve. Kundėrshtimi bėhet pėrmes Komisionit tė fakultetit pėrkatės drejtuar Komisionit Qėndror tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Vendimi i Komisionit Qėndror pėr ankesa ėshtė pėrfundimtar. Pas kalimit tė afatit pėr paraqitje tė kundėrshtimeve Komisioni pėrkatės i fakultetit, respektivisht Qendrės sė Studimeve Politeknike e njofton Komisionin Qėndror me rezultatet e konkursit dhe mė pastaj Komisioni Qėndror i publikon ato nė nivel tė Universitetit

7. Regjistrimi i studentėve nė vitin e parė shkollor 2005/2006 do tė realizohet nė dy afate. Nė afatin e parė do tė regjistrohen 60% tė kandidatėve, kurse nė tė dytin 40% nga numri i paraparė pėr pranim.
Nėse nuk plotėsohet numri i paraparė i studentėve nė ndonjė njėsi akademike tė Universitetit, do tė organizohet njė afat i tretė i regjistrimit pėr plotėsimin e numrit tė studentėve nė njėsinė akademike pėrkatėse tė Universitetit.

8. Nėse nė afatin e parė tė regjistrimit gjatė rangimit tė listės sė kandidatėve tė pranuar tė kenė numėr tė njėjtė tė pikėve, fakulteti i regjistron tė gjithė kandidatėt e kėtillė duke mos e tejkaluar 60% tė paraparė pėr afatin e parė tė regjistrimit.

9. Studentėt nė kuotėn shtetėrore regjistrohen me pagesė tė participimit tė studimeve nė shumė prej 200 euro pėr njė vit shkollor. Pagesa bėhet nė denarė sipas kursit mesatar tė Bankės Popullore tė R.M.–sė. Pagesa bėhet pėrmes xhiro-llogarisė numėr: 16005478810, deponent Banka Popullore e Maqedonisė, llogaria: 000000000630095, thirur nė numrin 723012, programi 40.

10. Pagesa e participimit bėhet nė dy kėste tė njėjta; me regjistrimin e semestrit dimėror dhe atė veror.

11. Nėse studenti i rregullt i regjistruar nė kuotėn shtetėrore pa arsye bindėse nuk i plotėson kushtet e pėrcaktuara me Ligjin pėr arsim sipėror, atėher i bart harxhimet e studimeve konform ligjit pėr arsim.



II. Regjistrimi i studentėve me korrespodencė

1. Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės si studentė me korrespondencė mund tė regjistrohen ata kandidatė qė i plotėsojnė kushtet pėr regjistrim dhe ata tė cilėt kanė themeluar marrėdhėnie pune tė pėrhershme.

2. Studentėt me korrespodencė regjistrohen sipas kushteve dhe kritereve tė njėjta si edhe studentėt e rregullt por rangohen nė listė tė posaēme rangimi.
Studentėt me korrespodencė regjistrohen me vetėfinancim tė studimeve, sikurse studentėt e regjistruar nė grupin e studentėve me vetėfinancim tė studimeve tė rregullta.
Gjatė aplikimit pėr regjistrim studenti me korrespodencė paraqet kontratėn apo vendimin pėr themelimin e marrdhėnies sė pėrhershme tė punės.





III. Regjistrimi i studentėve tė rregullt me vetėfinancim

1. Nė kėtė kategori tė studimeve regjistrimi bėhet sipas kushteve vijuese:
o Kandidatėt tė cilėt nuk e arrijnė numrin prej 50 pikėve, kanė tė drejtė regjistrimi me vetėfinancim.
o Kandidati duhet tė paraqesė deklaratė me shkrim pėrmes sė cilės do tė vėrtetojė qė do t’i vetėfinancojė studimet universitare.

2. Studentėt e kėsaj kategorie, shumėn e pėrcaktuar tė pagesės duhet ta paguajnė nė denarė nė Bankėn Popullore tė RM-sė nė dy kėste tė njejta; kėstin e parė e paguajnė gjatė regjistrimit tė semestrit dimėror dhe tė dytin gjatė regjistrimit tė semestrit veror.

3. Komisioni Qėndror pėr pranimin e studentėve tė rinj nė Universitet shpall listėn e rangimit tė kandidatėve qė i plotėsojnė kushtet pėr pranim (respektivisht, arrinė rezultat prej mė sė paku 50 pikė tė fituara).

4. Listėn e kandidatėve tė pranuar tė kėsaj kategorie e publikon Komisioni Qėndror nė bazė tė listės sė rangimit tė Komisionit pėr pranimin e studentėve tė rinj pranė njėsisė akademike tė Universitetit.

5. Studentėt me vetėfinancim gjatė regjistrimit lidhin kontratė pėr tė drejtat dhe detyrimet e ndėrsjella pėr procesin mėsimor.


IV. Kandidatėt shtetas tė huaj

1. Shtetasit e huaj regjistrohen pa provim pranues, por duhet t’i respektojnė afatet e aplikimit pėr regjistrim nė Universitet sikurse edhe kandidatėt vendorė.

2. Gjatė aplikimit kandidatėt duhet ta theksojnė fakultetin, respektivisht programin studimor qė synojnė tė studiojnė, tė theksojnė a janė bursistė tė Qeverisė sė tyre apo vetėfinancues. Me fletėparaqitjen duhet tė dorėzojnė edhe kėto dokumente:

a) Dėftesat e nostrifikuara tė shkollės sė mesme
b) Ēertifikatėn e lindjes
c) Vėrtetimin pėr njohjen e gjuhės nė tė cilėn do tė studion kandidati (vėrtetimin e lėshuar nga komisioni i Universitetit)
d) Ēertifikatėn shėndetsore

3. Shuma e shkollimit pėr shtetasit e huaj pėr vitin shkollor 2005/2006 pėrcaktohet me Ligjin pėr shkollimin e lartė tė Qeverisė sė Maqedonisė. Kjo kategori e studentėve pėr njė vit shkollor paguan shumėn prej 1.500 euro nė kundėrvlerė me denarė. Nė kėtė kategori studentėsh bėjnė pjesė edhe kandidatėt shtetas tė huaj prindėt e tė cilėve ose vetė ata punojnė nė pėrfaqėsi diplomatike nė Republikėn e Maqedonisė.
Shtetasit e huaj mbeten me status studimesh tė njėjtė deri nė diplomim.
V. Mėrgimtarėt – shtetas tė R.M.-sė me shkollim tė mesėm tė kryer nė botėn e jashtme

1. Kandidatėt prindėrit e tė cilėve janė mėrgimtarė si dhe kandidatėt shtetas tė R.M.-sė tė cilėt tėrė shkollimin e mesėm e kanė kryer nė botėn e jashtme regjistrohen pa provim pranues por me vetėfinancim pasi tė kenė nostrifikuar dėftesat e shkollimit tė mesėm tė fituara nė botėn e jashtme.

2. Pagesa e studimeve tė kėsaj kategorie tė studentėve bėhet varėsisht nga vlera e pagesės sė fakultetit respektivisht programit studimor.

3. Kandidatėt, shtetas tė R.M.-sė tė cilėt kanė kryer shkollimin e mesėm nė botėn e jashtme si dhe kandidatėt me maturė tė kryer ndėrkombėtare regjistrohen sipas kushteve tė njėjta sikurse edhe kandidatėt me arsim tė mesėm tė kryer nė R.M. mirėpo pėrveē dokumentacionit tė duhur kandidatėt shtetas tė RM-sė qė kanė kryer shkollimin e mesėm jasht duhet tė paraqesin diploma tė nostrifikuara pėr arsimin e mesėm tė kryer nė botėn e jashtme.
4. Kandidatėt, shtetas tė R.M. tė cilėt nuk kanė patur mundėsi tė aplikojnė nė afatin e parė tė regjistrimit ata mund tė aplikojnė nė afatin e dytė tė shtatorit pėr regjistrim.



VI. Afati i parė i regjistrimit nė USHT

1. Paraqitja e dokumentacionit pėr regjistrim nė USHT nė afatin e parė bėhet nė objektet pėrkatėse tė fakulteteve dhe tė Qendrės sė Studimeve Politeknike tė USHT-sė mė 27, 28, 29 dhe 30 qershor 2005.


2. Rezultatet e pranimit tė studentėve tė rinj nė Universitet shpallen mė 7 dhe 8 korrik 2005.


3. Lista preliminare do tė shpallet mė 4. 07. 2005


4. Regjistrimi i kandidatėve tė pranuar do tė bėhet prej 8-15 korrik 2005.


5. Paraqitja e dokumentacionit pėr regjistrim nė USHT nė afatin e dytė bėhet me 1 dhe 2 shtator 2005. Rezultati preliminar i kandidatėve tė pranuar do tė shpallet mė 09 shtator 2005, kurse rezultatet pėrfundimtare mė 14 shtator 2005. Regjistrimi i kandidatėve tė pranuar do tė bėhet prej mė 12 – 16 shtator 2005.





VII. Afati i tretė i regjistrimit

Nė fakultetet ku nuk plotėsohet numri i tė regjistruarve, Universiteti do tė shpall afat plotėsues tė regjistrimit. Paraqitja bėhet mė 21 shtator 2005. Rezultatet pleriminare tė studentėve tė pranuar shpallen mė 23 shtator 2005.
Vendimi i rezultateve pėrfundimtare do tė shpallet mė 26. 09. 2005.
Regjistrimi i kandidatėve tė pranuar do tė bėhet mė 27-30 shtator 2005.



VIII. Dokumentacioni i nevojshėm pėr regjistrim:

Pėr regjistrim nė fakultete dhe nė Qendrėn e Studimeve Politeknike kandidatėt paraqesin kėto dokumente:

o Fletėparaqitjen pėr regjistrim
o Dėftesat origjinale tė tė gjitha klasave
o Diplomėn e shkollės sė mesme tė kryer
o Ēertifikatė e lindjes
o Dėshmi pėr nėnshtetėsi tė R.M.-sė (ēertifikatė ose aktvendim)
o Vėrtetim pėr pagesėn e 600 denarėve pėr harxhime administrative paguar nė xhirollogarinė e USHT-sė: 160005478810, deponent Banka Popullore e Maqedonisė, llogaria 000000000630095, thirur nė numrin 723012, programi 40.



Vėrejtje:
Kandidatėt e pranuar gjatė regjistrimit duhet tė paraqesin indeksin dhe letėrnjohtimin
Tri fotografi (dy tė madhėsisė 6x9 dhe njė 4x5)
Fletėparaqitjen
Dėshmi pėr pagesėn e mjeteve tė caktuara financiare pėr semestrin e parė tė vitit akademik 2005/2006


Tė gjithė kandidatėt dokumentet e tyre pėr aplikim dhe regjistrim duhet t’i dorėzojnė nė Fakultetin pėrkatės, Programin Studimor dhe Qendrėn e Studimeve Poiteknike tė USHT-sė.

Konkursi ėshtė i shpallur edhe nė web faqen e universitetit: http://www.unite.edu.mk/




Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio