Studentet.info
Lajme : JEANEE CLARK SHPJEGON GJITHĒKA RRETH BURSĖS PRESTIGJIOZE FULBRIGHT
Kyqur 28-06-2005 10:55:05 (1825 Lexime)

Si tė fitojmė njė vit studimi nė SHBA

Shkup, 28 QERSHOR- Njė nga bursat mė prestigjioze amerikane “Fulbright Schollarship” tani ofrohet edhe pėr studentėt e vendit tonė. Kjo bursė edhe pse nuk u mundėson studentėve njė diplomė universitare, ajo u ofron atyre mundėsi tė ndryshme, familjarizim me sistemin edukativo-arsimor amerikan, jetėn amerikane dhe njohuri tė reja nė aspektin e pėrgjithshėm.
Nė shumė vende tė ndryshme tė botės, interesimi i studentėve pėr tė fituar njė bursė Fulbright ka qenė gjithmonė i madh. Pėr kėtė flet edhe fakti si shumė shtetarė, apo nobelistė kanė pasur fatin tė marrin kėtė bursė. Pėr shembull: Havier Solana - pėrfaqėsuesi i Lartė i Bashkimit Evropian pėr Siguri, Millton Friedman fitues i ēmimit Nobel pėr Ekonomi, Rita Dove fituese e ēmimit Pulitzer, e tjerė kanė qenė bursistė tė Fulbright programit.


Gjithashtu nė vitin 2004, njė numėr i madh i ambasadorėve qė kanė vepruar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kanė qenė bursistė tė Fulbrightit.
Pėr ta fituar kėtė bursė, aplikimi bėhet prej njė vit mė parė. Kjo bėhet me tė vetmin qėllim qė tė miratohet nga komisioni i kėsaj burse si dhe rregullimi dhe pėrgatitja e dokumentacionit tė mundshėm qė do ti lejonte studentėve njė jetė mė tė mirė nė SHBA. Pra, studentėt e interesuar pėr tė fituar Bursėn Fulbright pėr vitin akademik 2006/2007 kanė edhe njė muaj kohė. Afati i fundit pėr dėrgimin e dokumenteve ėshtė data 1 gusht.

Kushtet qė duhen plotėsuar

Siē thekson asistentja e zyrės pėr Marrėdhėnie Publike pranė Ambasadės Amerikane nė Shkup,Jeanne Clark, “Bursa Fulbright pėrfshin tri kategori tė aplikimit. Bursa pėr Studentė, Bursa pėr studentė tė avancuar qė kanė ndonjė titull pėr shembull profesorė-doktorė dhe Bursa pėr profesionistė ose ndryshe e quajtur Humphrey Fellowships. Pėr tė tri kategoritė ka aplikimi dhe kushte tė ndryshme, por parakushtet kryesore janė qė aplikuesit tė jenė Shtetas tė Maqedonisė dhe tė kenė njohuri tė mira pėr gjuhėn angleze.
Fulbright pėr studentė parasheh qė studentėt tė pėrmbushin disa kritere.
Fillimisht tė kenė njė diplomė universiteti dhe tė jenė tė interesuar tė vazhdojnė arsimimin e tyre nė njė institucion Amerikan pėr edukim tė lartė. Njė vit akademik pėr studime post-diplomike pėrkrahet pikėrisht nga Programi Fulbright pėr Studentė. Kjo kategori gjithashtu duhet tė ketė njohuri tė mira nė gjuhėn angleze dhe tė zotėrojė njė certifikatė tė TOEFL.
Gjithashtu Programi Fulbright pėr studentė tė avancuar, pėrkrah aplikantėt tė cilėt kanė njė titull doktorati apo magjistri dhe tė cilėt duan tė angazhohen tėrėsisht nė studimet hulumtuese nė drejtimin i cili u intereson. Koha e qėndrimit nė SHBA pėr kėtė program parasheh njė qėndrim prej 4 deri nė 9 muaj”, thotė Jeanne. Ajo gjithashtu spjegon se Programi Hubert H. Humphrey Fellowship, parasheh kushte tė tjera pėr aplikim.
“Programi Humphrey Fellowship ėshtė i veēantė dhe parashikon njė vit akademik tė kombinuar me mundėsi pėr pėrsosshmėri profesionale nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Fushat e aplikimit janė tė kufizuara: Resurset Natyrore dhe menaxhimi i Ambientit, Analistė politikė dhe administratorė publikė, Prosperitet ekonomik, Financa dhe banka, prosperitet agrokultural, planifikim tė ambientit urban dhe rajonal, shėndetėsia publike dhe manaxhmenti, Teknologji, planifikim edukativ, administratė, komunikime publike – gazetari, luftė kundėr drogės, trajtim dhe parandalim tė HIV-SIDA-s, mėsim tė anglishtes si gjuhė tė dytė, trafiku i personave, si dhe ligji dhe e drejta njerėzore.
Programi pėrfshin njė diplomė nė universitetet ku do tė kryhet kursi, conference, marrėdhėnie tė ndėrsjellta dhe vizita nėpėr institucione tė ngjashme me profesionin e aplikuesve Brenda SHBA-ve.Ky program ėshtė i hapur pėr shtetasit e Maqedonisė tė cilėt kanė njė diplomė universitare dhe tė paktėn 5 vjet eksperiencė nė fushėn e veprimit profesional, qoftė ai nė sektorin publik apo atė privat” shton Jeanne.

Formularėt pėr aplikim

Data 1 gusht 2005 ėshtė afati i fundit pėr tė aplikuar pėr bursėn Fulbright nė ndonjėrin nga tri programet e ofruara nga Ambasada e Amerikės pėr vitin akademik 2006/07.
Pėr tė dhėnė sa mė shumė mundėsi dhe pėr ta bėrė sa mė tė lehtė aplikimin, Ambasada Amerikane nė Shkup ka nxjerrė formularėt edhe nė internet. Pra tė interesuarit mund tė marrin njė formular tė tillė nė faqen e Internetit http://skopje.usembassy.gov .
Gjithashtu, tė interesuarit nė kėtė faqe do tė kenė mė tepėr mundėsi qė tė njoftohen me hollėsitė e kėtyre programeve, qė nga aplikimi e deri te vendosja nė ndonjėrin nga universitetet nė SHBA.

Aplikimet mund tė dėrgohen nė Zyrėn pėr Marrėdhėnie Publike, Pranė Ambasadės Amerikane nė Shkup, nė adresėn Ilindenska b.b. 1000 Shkup. Gjithashtu kandidatėt mund tė marrin edhe informata nė numrin e telefonit 3116-180 ext. 2169 ose 2189.
Vlen tė tjeksohet se aplikimi bėhet nė njė mėnyrė tė hapur, ku tė gjitha kanė mundėsi tė aplikojnė, por vetėm personat me kualitete mė tė mira do tė pėrzgjidhen nga komisioni I ngritur enkas pėr tė ndarė kėtė bursė. Vetėm kandidatėt e pėrzgjedhur do tė ftohen tė bėjnė njė intervistė nga komisioni.

Nga:Agron VOJNIKA




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio