Studentet.info
Lajme : Asnjė student nuk do tė ripėrsėrisė vitin
Kyqur 29-06-2005 0:48:20 (2244 Lexime)

Ekonomiku heq stazhin pėr tė gjithė studentėt

Tiranė, 29 QERSHOR-Nė Fakultetin Ekonomik tė Tiranės ėshtė hequr stazhi. Humbja e njė viti akademik, ngaqė nuk i ke marrė tė gjitha provimet, nuk do tė ndodhė mė. Ata qė pėrfitojnė nga ky ndryshim, duke filluar nga ky tetor, nuk janė pak. Mendojeni: vetėm vitin e kaluar mbetėn 730 studentė tė Ekonomikut nė Tiranė!
Rregulli i ri ėshtė ky: studenti qė nuk ka marrė provime (nuk ka rėndėsi sa) do tė kalojė qetėsisht nė vitin tjetėr dhe gjatė kėsaj kohe mund tė shlyejė provimet qė s’i ka marrė dot mė parė. Lajmin e ka pohuar dje vetė dekani i fakultetit, Dhori Kule. Sipas tij, anėtarėt e Senatit tė Fakultetit kanė votuar thuajse tė gjithė pro heqjes sė stazhit. “I ftoj edhe fakultetet e tjera tė bėjnė tė njėjtėn gjė”, - shtoi dekani.



Tri arsye kundėr stazhit
Kule ėshtė i bindur se mbajtja e stazhit ishte njė e keqe e madhe e rregullores sė fakultetit. Pėrveēse detyrim i Kartės sė Bolonjės, heqja e kėtij penaliteti ėshtė nxitur edhe nga arsye tė forta.
“Njė prej tyre ishte fakti qė studentėt mbetės, ata qė ripėrsėrisnin vitin, ktheheshin nė fakultet mė tė dobėt se njė vit mė parė. Shkėputja 1-vjeēare nga ingranazhet e fakultetit i dėmton shumė, shtoji kėsaj edhe faktin se kur kthehen nė shkollė, atyre u duhet edhe njė periudhė pėr t’u pėrshtatur”.
Por jo vetėm kjo. Duke ia pasur frikėn humbjes sė vitit, turpit prej familjes (e cila duhet tė paguajė edhe njė vit mė shumė studime), shumica e mbetėsve pėrpiqen tė korruptojnė pedagogėt. “Stazhi ėshtė padyshim njė vatėr korrupsioni nė universitete. Studenti ushtron trysni psikologjike ndaj pedagogut, duke i thėnė “Sa para do, mos mė ngel; kam humbur 4 lėndė, po humba edhe kėtė tėnden duhet tė ripėrsėris vitin”. Por me heqjen e stazhit, ky presion nuk ka pse tė ekzistojė mė”, - thotė Kule.
E treta arsye qė e shtyu Ekonomikun tė heqė stazhin, nuk ėshtė mė pak e rėndėsishme se dy tė parat. “Duke pasur presionin e jashtėm tė studentit qė ėshtė nė prag tė pėrsėritjes sė vitit, ka pedagogė qė lėshojnė nė cilėsi, vėnė nota kaluese edhe pse studenti nuk e meriton. Njė pedagog nuk ka pse tė vrasė mendjen pėr lėndėt e tjera ku ka ngelur studenti, ai duhet tė vrasė mendjen vetėm pėr lėndėn e tij. Dhe tė mos lėshojė pe nė cilėsi”, - thotė dekani.
Pėrfitojnė tė gjithė studentėt
Nga rregulli i ri i vendosur rreth 10 ditė mė parė, sipas Dhori Kules, pėrfitojnė tė gjithė studentėt e Fakultetit Ekonomik tė Tiranės. Pa dallim viti dhe moshe. “Duke filluar qė nga tetori, nuk do tė ketė studentė qė do tė ripėrsėrisin vitin, ngaqė nuk kanė marrė dot provimet. Ata do tė vazhdojnė vitin tjetėr dhe ndėrkaq ne do tė vendosim shumė data pėr tė dhėnė provimet qė nuk janė marrė njė apo disa vjet mė parė. Dy javė para datės qė studenti ka zgjedhur tė japė x provim, ai duhet tė takojė pedagogun pėrkatės, nė mėnyrė qė tė fiksojė datėn”.

Ndryshimet nė Ekonomik
Tė gjitha tė rejat e kėtij tetori
Planet mėsimore tė Fakultetit Ekonomik tė Tiranės kanė ndryshuar. Pėr tė gjithė ju qė urrenit mbajtjen e qeseve tė tutave pėr orėn e edukimit fizik, dijeni se s’keni pse t’i merrni mė me vete. “Lėnda e edukimit fizik ėshtė hequr nga kurrikula jonė, ėshtė njė lėndė e vdekur, qė nuk zhvillohej. Gjithashtu, tė gjitha lėndėt tona do tė jenė semestrale, nuk ka mė vjetore. Pėrveē kėtyre, ne kemi bashkuar disa lėndė nė njė tė vetme, duke shkurtuar numrin e tyre”, - tha dje pėr gazetėn dekani Dhori Kule.
Por ndryshimin mė tė madh e ka pėsuar plani mėsimor (kurrikula) i vitit tė katėrt, semestri i dytė i tė cilit do tė jetė krejtėsisht praktikė nė administratė apo biznese private tė ndryshme. Gjatė kėsaj kohe, studentėt do tė pėrgatiten edhe pėr diplomėn.
Fakulteti i Ekonomisė nė Tiranė ka vendosur qė arsimimin e lartė bazė ta ketė 4 vjet, aq sa ka qenė, njė vit tjetėr tė jetė masteri dhe tri vjet doktoratura.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio