Studentet.info
Lajme : Sipas raportit tė AAAL-sė
Kyqur 29-06-2005 0:50:03 (1459 Lexime)

Mėsuesia, studentėt shumė tė ngarkuar, zhvillohen 100 lloje lėndėsh

Tiranė, 29 QERSHOR- Studentėt e mėsuesisė janė tepėr tė ngarkuar me orė mėsimore. Cilėsia e tyre ėshtė nė rėnie. Pėrfundimet e mėsipėrme u publikuan dje gjatė seminarit “Kurrikulat e mėsuesisė: Ku jemi, ku duhet tė shkojmė?”, organizuar nga Agjencia e Akreditimit tė Arsimit tė Lartė (AAAL).
Sipas raportit qė u prezantua dje, fakultetet shqiptare qė lėshojnė tė njėjtėn diplomė tė mėsuesisė kanė njė plan mėsimor tė ndryshėm. Madje, pak tė ngjashėm. “Shkalla e lėndėve tė ngjashme ėshtė e ulėt, mė e vogėl se 50%, shpėrndarja e lėndėve tė njėjta ose tė ngjashme pėr vitet e njėjta nė fakultete tė ndryshme ėshtė anormale dhe ka raporte tepėr tė ndryshme midis formave tė mėsimdhėnies.



Dhe tė gjitha kėto nuk tingėllojnė mirė kur flitet se po shkojmė drejt procesit tė Bolonjės, drejt unifikimit dhe njehsimit tė diplomave tė njėjta”, - tha drejtoresha e AAAL-sė, Dhurata Bozo.
Pėr tė treguar se sa tė ndryshme janė fakultetet apo departamentet e mėsuesisė, nėpėr universitete tė ndryshme tė Shqipėrisė (megjithėse ata lėshojnė tė njėjtėn diplomė) mjafton vetėm njė fakt: nė to zhvillohen 100 lloje tė ndryshme lėndėsh!
Nė seminar u propozua qė tė kishte njė organizim tė kurrikulave tė mėsuesisė, pėr t’i bėrė ato mė praktike. Njė prej ideve tė hedhura ishte ajo e bashkimit tė lėndėve tė ngjashme.
Dhe kur flitet pėr numrin e lėndėve, ai ėshtė me tė vėrtetė i madh. Gjatė 3 viteve tė degės sė mėsuesisė zhvillohen mė shumė lėndė se sa duhet. Kėshtu nė Universitetin e Shkodrės dhe atė tė Elbasanit mėsuesia ka 55 lėndė (nė secilin universitet), kurse nė Vlorė, Korēė e Gjirokastėr numri shkon nė 59. “Kjo ėshtė diēka qė duhet pėrmirėsuar, nuk ka pse tė bėhen kaq shumė lėndė, kur standardet ndėrkombėtare janė pėr 10-11 tė tilla gjatė njė viti akademik”, - tha Bozo.
Por edhe mė i hidhur se raporti i AAAL-sė (sipas tė cilit rreth 70% e stafeve mėsimore tė mėsuesisė janė tė pakualifikuara), ishte drejtori i Qendrės pėr Arsim Demokratik (QAD), Bardhyl Musai. “Nė tė gjitha fakultetet shqiptare niveli i studentėve ėshtė i ulėt, por te mėsuesia ai ėshtė mė i ulėti”,- tha ai. Gjatė njė referati qė mbajti dje, Musai i mėshoi idesė se studenti duhet tė vihet nė punė gjatė orės sė mėsimit, ai duhet tė krijojė dhe shkruajė mendimet e veta. Nė njė model qė prezantoi pėr vlerėsimin nė pikė tė studentėve, shumicėn e tyre ai e jepte pėr esetė (40 pikė nga 200 tė njė lėnde) dhe shembujve tė tė menduarit nė punimet e studentit (40 pikė).
Raporti i publikuar dje u hartua pas njė vlerėsimi 6-mujor (tetor 2004-prill 2005) qė bėri AAAL-ja nė 5 universitetet shqiptare qė lėshojnė diplomėn e mėsuesisė: Shkodėr, Elbasan, Vlorė, Gjirokastėr dhe Korēė.

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio