Studentet.info
Lajme : Policia: Objektiv i krimit tre personat e plagosur
Kyqur 29-06-2005 0:52:38 (3124 Lexime)

Masakėr nė plazh, vritet studentja

SHKODĖR, 29 QERSHOR-- Grindja mes tre klientėve dhe pronarit tė njė lokali nė plazhin e Veliopojės ka pėrfunduar nė njė masakėr. Njė studente ka gjetur vdekjen aksidentalisht, teksa flinte nė rulotėn qė shėrbente si kabinė dhe qė ndodhej pranė lokalit, ndėrsa tre persona tė tjerė u plagosėn rėndė, kur pronari i lokalit hapi zjarr ndaj kėtyre tė fundit. Si autor i kėtij krimi ėshtė identifikuar dhe mė pas arrestuar pronari i lokalit, Dashamir Sallgami. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se ngjarja ndodhi nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme, nė afėrsi tė njė lokali rreth 100 m larg rėrės nė qendėr tė plazhit. Viktimė ėshtė studentja 21-vjeēare Aurora Mehmeti, nga Puka.



Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se nė shenjestėr tė krimit kanė qenė tre personat e plagosur Ilir Jonuz Rustemi, 29 vjeē, Ēlirim Ēelė Lisi, 28 vjeē, dhe Dritan Pjetėr Paja 28 vjeē, tė gjithė me banim nė Dobraē tė komunės Rrethina, qė ndodhet 1 km larg qytetit tė Shkodrės. Burimet e policisė nuk japin shumė detaje lidhur me kėtė ngjarje tė rėndė tė ndodhur nė plazhin e Velipojės, por ato bėnė tė ditur faktin se krimi ka ndodhur pas njė grindjeje banale mes pronarit tė lokalit, 31-vjeēarit Sallgami dhe tre bashkėfshatarėve tė tij, qė mbetėn tė plagosur.

Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth orėn 03:20 nė afėrsi tė njė lokali rreth 100 m larg rėrės nė qendėr tė plazhit. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se tė tre tė plagosurit ishin evidentuar si persona problematikė, madje njėri prej tyre ka qenė person i shpallur nė kėrkim pėr njė vrasje nė bashkėpunim. Megjithėse ishte shumė vonė, tre tė rinjtė kanė vendosur qė tė shkojnė nė lokalin e bashkėfshatarit tė tyre Sallgami, i cili nuk kishte shumė kohė qė e kishte marrė atė me qera. Mes palėve ka lindur konflikti, pasi sipas deklarimeve tė autorit tė krimit, njėkohėsisht dhe pronar i lokalit, ky i fundit nuk ka pranuar qė t’u shėrbejė tre bashkėfshatarėve tė tyre nė ato orė tė vona. Konflikti ėshtė acaruar aq shumė sa 31-vjeēari Sallgami ka nxjerrė automatikun dhe ka qėlluar me automatik nė drejtim tė tre personave, duke i plagosur rėndė ata. Por sipas burimeve tė policisė qė shkuan nė vendngjarje dhe qė i referohen hetimeve tė para lidhur me kėtė krim tė rėndė, njė plumb ka depėrtuar tek njė kabinė nė formė rulote, qė ndodhej rreth 15 metėr larg lokalit (lokali ėshtė i hapur, pa mure anėsore). Brenda nė kėtė kabinė ishte duke fjetur 21-vjeēarja Aurora Mehmeti nga Puka, studente nė vitin e tretė nė degėn gjuhė- letėrsi nė universitetin e Shkodrės. Ajo kishte dhėnė njė provim dhe bashkė me disa shokė dhe shoqe tė kursit kishin shkuar nė plazhin e Velipojės pėr tė kaluar njė mbrėmje. Sipas policisė, plumbi e ka kapur 21- vjeēaren nė drejtim horizontal nė pjesėn e barkut dhe tė gjoksit, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjėhershme. Tė tmerruar shokėt dhe shoqet e saj qė kanė qenė me tė nė kabinė nuk kanė mundur tė bėjnė asgjė, ndėrsa ėshtė lajmėruar menjėherė policia.

Policia
Uniformat blu tė policisė sė Shkodrės janė gjendur menjėherė nė vendngjarje. Burimet thanė pėr gazetėn se studentja 21- vjeēare ėshtė gjetur e vdekur, ndėrsa tre personat e tjerė janė transportuar nė spital, nė gjendje kritike, pasi kishin marrė plagė nė pjesė tė ndryshme tė trupit, si nė krah, kėmbė shpatull dhe poshtė barkut. Njėri prej tė plagosurve, Ēlirim Lisi, pėr shkak tė gjendjes sė rėndė, ėshtė dėrguar me helikopter nė spitalin e Tiranės. Mjekėt thanė se dyshohet se plumbi qė e ka goditur atė nė kėmbė i ka prekur aortėn. Policia tha se nė vendin e ngjarjes ka gjetur dhe fiksuar si prova materiale disa gėzhoja. Dyshohet se dhe tre tė plagosurit tė kenė patur armė me vete. Megjithėse njė fakt i tillė ende nuk ėshtė vėrtetuar.

Tė plagosurit
Sipas policisė sė Shkodrės, tė tre tė plagosurit ishin evidentuar nga policia si persona me precedentė kriminialė. Madje njėri prej tyre, Ilir Rustemi, ishte person i shpallur nė kėrkim. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se Rustemi ka qenė i akuzuar pėr vrasjen nė bashkėpunim tė vėllezėrve Artur dhe Osman Alibali, ngjarje kjo e ndodhur nė qytetin e Shkodrės, nė 14 janar tė vitit 1999. Po ashtu mėsohet se Ilir Rustemi ėshtė plagosur dhe njė herė tjetėr nė njė ngjarje tė ndodhur. Ndėrsa Ēlirim Lisi mėsohet se ka qenė emigrant nė Belgjikė dhe ishte kthyer nė atdhe para disa kohėsh. Burimet thanė pėr gazetėn se tė tre tė plagosurit ruhen nė spital nga uniformat blu, pėr tė evituar ndonjė problem tė mundshėm. Po ashtu mėsohet se pėr Ilir Rustemin ėshtė marrė masa e ndalimit pasi ai ka qenė person i shpallur nė kėrkim. Policia tha se ka marrė masa dhe pėr sigurinė e familjes Sallgami, e cila jeton nė njė zonė me familjet e tre tė dėmtuarve.

Krismat tmerrojnė banorėt dhe pushuesit
VELIPOJĖ- Breshėria e automatikut ka tmerruar banorėt dhe pushuesit tė cilėt me fillimin e kėtij sezoni kanė filluar tė popullojnė plazhin e Velipojės. Burimet thanė pėr gazetėn se breshėria e automatikut ka zgjatur disa minuta. Asnjė prej banorėve nuk ka guxuar tė dalė jashtė dhe tė shihte se ēkishte ndodhur. Vetėm pasi kanė pushuar krismat dhe kur janė dėgjuar sirenat e policisė disa prej tyre janė gjendur pranė lokalit ku ndodhi masakra. Plazhi i Velipojės ka filluar tė popullohet shumė gjatė viteve tė fundit kjo dhe falė disa investimeve qė janė bėrė aty. Pushues tė rregullt tė kėtij plazhi janė banorėt e Shkodrės, ndėrsa kėtė vit vihet re dhe njė rritje e numrit tė pushuesve kosovarė qė frekuenton kėtė plazh.

Autori i krimit, kapet katėr orė pas ngjarjes
Pas krimit, policia e Shkodrės ka nisur menjėherė kėrkimet pėr kapjen e autorit tė krimit. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se si autor i kėtij krimi u identifikua Dashamir Sallgami, 31 vjeē, banor i fshatit Dobraē. Grupe tė policisė u instaluan nė pikat kyēe tė qytetit, duke bllokuar tė gjitha hyrjet dhe daljet, ndėrsa u lajmėruan dhe komisariatet e qyteteve fqinjeve. Burime tė policisė qė ishin nė aksion thanė pėr gazetėn se autori i identifikuar i krimit u arrestua nė periferi tė plazhit tė Velipojės, 4 orė pas krimit. Ai nuk ka mundur tė largohet pasi policia kishte bllokuar tė gjitha pikat kyēe. Mėsohet se 31-vjeēari ka treguar dhe vendin ku kishte hedhur armėn e krimit, e cila ėshtė sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale. Madje ai ka treguar dhe rrethanat e krimit.

Viktimat
Aurora Mehmeti, 21 vjeē, nga Puka, studente nė vitin e tretė dega gjuhė-letėrsi nė Universitetin “Luigj Gurakuqi” nė Shkodėr. Sipas policisė, studentja nuk ka qenė objekt i krimit dhe ajo nuk kishte tė bėnte me tre personat qė mbetėn tė plagosur


Dritan Pjetėr Paja, 28 vjeē, me banim nė Dobraē tė komunės Rrethina, qė ndodhet 1 km larg qytetit tė Shkodrės. Ka pėsuar plagė nė pjesė tė ndryshme tė trupit dhe tashmė ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn nėn kujdesin e mjekėve tė spitalit tė Shkodrės


Ilir Jonuz Rustemi, 29 vjeē, nga Dobraēi, i plagosur. Ka qenė person i shpallur nė kėrkim pasi akuzohej pėr vrasjen nė bashkėpunim tė vėllezėrve Artur dhe Osman Alibali. Ngjarja ka ndodhur nė qytetin e Shkodrės, nė datėn 14.1.1999

Ēlirim Ēelė Lisi, 28 vjeē, nga Dobraēi, i plagosur rėndė. Pėr shkak tė gjendjes kritike ai ėshtė dėrguar me helikopter nė spitalin ushtarak tė Tiranės. Sipas mjekėve, mendohet se plumbi qė e ka prekur Lisin nė kėmbė i ka ēarė aortėn

Nga:Anila Dushi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio