Studentet.info
Opinione : Opinion
Kyqur 29-06-2005 8:21:35 (1560 Lexime)


‘Tė vegjėlit’ shkelin studentėt e transferuar

Studentė tė pafatė. Me tė vėrtetė tė pafatė. E kamė fjalėn pėr studentėt e ish-Fakultetit tė Mjekėsisė tė ish-Universitetit tė Tetovės tė cilėve padrejtėsisht iu mbyll fakulteti ndėrsa ata tė cilėt i kishin regjistruar sikur kishin mbyllur sy e veshė, karshi gjendjes sė krijuar, dhe as qė dėshironin tė dinin pėr kėta studentė hallegjinj, tė cilėt bredhnin rrugėve tė Tetovės. Ėshtė Fadil Sulejmani ai qė ua kishte siguruar fakultetin kėtyre studentėve, por qė edhe UT-sė i kishte siguruar njė fond tė fryer meqė kėta studentė participonin mė sė shumėti nė kėtė universitet, por qė edhe universiteti i shpėrbleu duke i lėnė nė rrugė. Ishte edhe ai qė i ra vijė tė kuqe emrit Fakultet i Mjekėsisė, pikėrisht ėshtė mjek por edhe ministėr. Ėshtė ministėr shteti dhe quditėrisht ka kombėsi shqiptare.

Tashmė e kuptuat se pėr kė bėhet fjalė, ėshtė Aziz Pollozhani. Po ky i pėrzgjedhur i popullit qė nė emėr tė legalizimit tė UT-sė, pėrkatėsisht tė shėndėrrimit tė UT-sė nė USHT, mbylli kėtė fakultet, dhe nuk mund tė quditė fakti i mbylljes meqė nė tė ardhmen do t’ia zėnte dikush kulltukun e ministrit dhe me siguri qė do t’i pėrvishej profesionit tė mjekut, e tani do tė vijė nė pyetje konkurenca qė mund t’i bėnin studentėt nga ky fakultet.
Studentet e hallegjinj u detyruan tė bėnin dy muaj tė plotė grevė, tė bredhnin rrugėve tė Tetovės pėr tė kėrkuar tė drejtėn e tė qenit student, tė drejtė tė cilėn ua mohuan politikėbėrėsit ‘shqipėtar’ tė Maqedonisė (ata tė MASH-it dhe tė UT-sė), dhe mė nė fund arritėn tek njė ‘zgjidhje’. Kjo ‘zgjidhje’ dikė e shpiu nė Tiranė, dikė nė Prishtinė, dikė nė Shkup e dikujt ia shuajti ėndėrren qė njė ditė tė vishte mantilin e bardhė, ėndėrren pėr tė ushtruar njė ditė profesionin human tė mjekut.
Tani po ndalem tek studentėt e transferuar nė Universitetin e Prishtinės. Nuk mund tė bėhej pyetja se kushė do tė pėsonte nga kjo lojė politike, por kush do tė pėsonte mė mė sė shumti. Shumė kush mendonte se studentėt qė do ta pėsonin ishin tė transferuarit nė “Shėn Kirili dhe Metodi” por ishte konkludim i gabuar, meqė ishin ata qė bėnė transfer nė Prishtinė, me tė cilėt bėhet tregėti edhe sot, pėr tė cilėt shumė kush mendontė se ėshtė zgjidhja mė e mirė. Kanė kaluar gjashtė muaj qė kur ishte paraparė qė 220 studentė tė bartėshin nė Prishtinė.
Me tė vėrtetė ėshtė pėr t’u quditur me lojėn qė bėhet me ta. ‘Tė mėdhenjtė’ u bėjnė zgjidhje kėtyre studentėve, ndėrsa ‘tė vegjėlit’ kryeneqė dhe pėr teke personale u ka ardhė dita dhe po e shfrytėzojnė kėtė rast. Para njė muaji ministri i ASHT-sė, Agim Veliu, i kishte siguruar tė 220 studentėt refugjatė tė ardhur nė Prishtinė se ata do tė kenė trajtim tė njejtė me studentėt e rregullt tė UP-sė, pėrfshirė kėtu edhe ēėshtjen financiare. Atė botė i ‘madhi’ ministėr me plotė gojen u patė premtuar studentėve, duke u propozuar ta inēizonin premtimin e tij nė diktafon, se nuk do tė paguani anjė cent mė shumė se studentėt e rregullt tė UP-sė. Po ashtu edhe rektori i UP-sė, Arsim Bajrami, kishte vendosur qė kėta studentė tė trajtoheshin njė soj sikur kolegėt e tyre tė kėtij universiteti. Ai kishte lėshuar disa vendime duke e obliguar Dekanatin pėr njė trajtim serioz, pėrfshirė kėtu legjitimimin e tė gjitha notave tė dhėna nė UT dhe pajisjen e menjėhershme tė studentėve me indekse tė kėtij universiteti. Qė tė dy prijėsit e kėtyre institucioneve (MASHT-it dhe UP-sė), kėto zotime i kishin vėnė nė letėr dhe me to i kishin inkurajuar studentėt duke i mbushur me shpresė dhe i kishin siguruar pėr njė trajtim tė duhur.
Ndryshe nga kjo, dalin nė pah ‘tė vegjėlit’. Ėshtė sekretari i pėrhershėm i MASHT-it, Isuf Zeneli, i cili nuk i pėrfillė shkresat e ministrit, dhe qė lėshon vendime krye nė vete me tė cilat nėpėrkėmb vendimet e prijėsit tė tij, ministrit Veliu, ku me rastin e konkurimit pėr regjistrim tė studentėve tė transferuar, sekretari parasheh qė ata tė sjellnin dėshminė e pagesės sė kryer nė shumė prej 575 eurove. Po ashtu ky vendim kishte bėrė tė plotėfuqishėm vendimin e dekanit pėr mosnjohje tė notave nė lėndėt e anatomisė dhe fiziologjisė, dhe miratonte vendimin e dekanatit pėr zhvillimin e mėsimit paralel pėr kėta studentė. Po ashtu edhe dekani, Bajram Nuraj, nuk ka harruar problemet e dikurshme qė ka pasė me ish-UT-nė, pėrkatėsisht me ish-rektorin, Fadil Sulejmani, dhe tani i ka ardhur shansi qė tė hakmirret. Ai me vendimet tė cilat i nėnshkruan jo qė i rrespsekton urdhėrat e Senatit tė UP-sė apo rektorit, por ai edhe punon kundėr realizimit tė kėtyre urdhėrave. Ėshtė vendimi i fundit i dalė nga Senati i UP-sė ku parashihej njė zgjdhje e mirė pėr tė transferuarit dhe tė cilin vendim menjėherė e ka pėrdhosur ‘i vogėli’ dekan i kėtij fakulteti.
Fundja, MASHT-it dhe Fakultetit tė Mjekėsisė u ka pikur nga qielli ajo tė cilėn nuk e kishin parė as nė ėndėrr. Mjetet e mėdha financiare tė lėshuara nga ndėrkombėtaret qė veprojnė nė Shkup, mjetet nga Qeveria e Kosovės, po ashtu edhe mjetet nga tė hyrat vetnaka te studentėve tė UP-sė. Tani del nė pah njė fjalė e popullit, “Dikujt ia jep gishtin ndėrsa ai ta merr edhe dorėn”. Karshi kėsaj, nuk ngopen me kėto mjete kėta “tė vegjėl”. Ata tashmė janė bėrė lypsė ekspertė dhe kanė pėrzgjedhur studentėt e trasnferuar qė nė shkėmbim tė indeksit tė kontribuojnė me 575 euro.
Kėta janė ‘tė vegjėlit’ e mėdhėnjė tė cilėt nuk i pėrfillin urdhėrat e prijėsve tė tyre, por edhe kėta janė ‘tė mėdhenjtė’, udhėheqės tė institucioneve, tė cilėt nuk kanė ndikimin e tyre nė vendin ku ‘udhėheqin’. Kėta janė udhėheqėsit tanė, tė pėrzgjedhurit tanė, parija jonė qė mbajnė poste dhe nuk pyeten nga askush. Pėrse i kanė uzurpuar ato meqė nuk kanė ndikimin e duhur dhe pėr kė janė aty. ‘Tė vegjėlit’ kryeneqė vazhdojnė t’i drejtojnė kėto institucione dhe njėkohėsisht t’i realizojnė planet personale tė tyre, duke i pėrdhosur vendimet e ‘udhėheqėsve duarthatė’, falė tė cilėve ata posedojnė kėtė hapėsirė manevruese keqbėrėse. Kur do tė gopen kėta ‘tė vegjėl’? Kur do tė kihet mundėsia qė tė mos nepėrkėmbėn vendimet e ‘tė mėdhenjėve’ tė mjerė? Cili ėshtė autoriteti i sotėm i ‘tė vegjėlve’ dhe i ‘tė mėdhenjėve’, apo kush ėshtė sot ‘i madh’ dhe kush ėshtė sot ‘ivogėl’ nė institucionet e MASHT-it dhe UP-sė? Kėtyre pyetjeve nuk i dihen pėrgjigjet por dihet fakti se studentėt e transferuar po shkilen nga ‘tė vegjėlit’.

Nga: Besnik Krasniqi: ish studentė i UT-sė, tani studentė i UP-sė


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio