Studentet.info
Lajme : SOT DHE NESĖR MBAHEN PROVIMET PRANUESE
Kyqur 29-06-2005 8:23:32 (4606 Lexime)

Filloi gara pėr indeks tė UP-sė


PRISHTINĖ, 29 QERSHOR- Pėr 5776 vede tė lira, gjatė javės qė shkoi, kishin aplikuar mė shmė se 15000 mjė maturantė-studentė potencial. Sot ka filluar gara, ku konkuruesit po bėjnė luftė se cili nga ta do tė pajiset me indeksin e Uninersitetit tė Prishtinės. Grupi i parė i fakulteteve ka organizuar provimet pranuese sot dhe nesėr ndėrsa pėr grupin e dytė ėshtė paraparė qė tė aplikohet nė muajin shtator. Interesimi mė i madh i konkuruesve ėshtė vėrejtur nė fakultetin Juridik, Ekonomik, atė tė Mjekėsisė por njė interesim i madhė ėshtė parė edhe nė departamentet e reja qė janė pjesė e fakultetit Filozofik dhe atij Filologjik. Shpallja e rezultateve tė provimit pranues do tė bėhet mė 4 korrik.



Qė nė orėt e hershme tė mėngjesit tė ditės sė sotme vėrehej njė tollovi e madhe para portave tė fakulteteve tė UP-sė, tė grupit tė pare, dhe tė cilat kanė paraparė qė tė organizojnė provimet pranuese me datat 29 dhe 30. mė tė hershmit ishin ata tė cilėt kanė pretendime tė studiojne Kulturen Fizike. Qė nė orėn 8:00 ia kishin mėsyer pishinės mė tė madhe kėtu nė Prishtinė, Gėrmisė, pėr tė sprovuar veten se sa mund tė notojnė, e qė ėshtė parakusht pėr tė vazhduar konkurimin nė lėmin e Kultures Fizike.
Konkurentėt ishin nė njė stres tė vėrtetė dhe nuk ishin nė gjendje tė thonin diq pėr atė se si ndjeheshin para se tė hynin nė provim, e qė ėshtė e kuptueshme edhe pėr redaksinė tonė. Njėri nga konkuretėt, pretendent pėr tė studiuar Shkencat Politike, Astriti Gjikolli, duke belbėzuar tha se ndjehet nė ethe tė vėrteta dhe se emocione tė tilla nuk kishte pėrjetuar mė parė. “Ka pesė ditė qė jamė me kėtė stres dhe gjithnjė mendjen e kamė pasur tek dita e sotmė, pėrkatėsisht provimi pranues”, tha Astriti. Konkuruesve sot mė shumė u interesonte se cilat mund tė ishin pyetet tė cat do t’i hasnin nė provimin pranues. Komunikimi nė mes tyre ishte pikėrisht nė kėtė temė.
Fakultetet e grupit tė parė i kanė bėrė tė gjitha pėrgatitjet dhe tashmė i kanė vendosur listat me emra dhe mbiemra tė konkuruesve nė mėnyrė qė tė mos bėhėn tollovi para aktit tė nėnshtrimit nė provimin pranues.
Qė nė orėn 9:00 tė ditės sė sotme provimit poranues iu nėnshtruan maturantėt-studentė potencial, nė kėto drejtime: Fakultetin Filozofik (Departamenti i Shkencave politike dhe administratė publike dhe Departamenti i Psikologjisė), FSHMN (Departamenti i Matematikёs dhe Departamenti i Biologjisё), Fakulteti Juridik, Fakulteti i Inxhinierisė Elektrike dhe Kompjuterike (Departamenti i Kompjuterikes dhe Departamenti i Telekomunikacionit) dhe Fakulteti i Kulturės Fizike dhe Sportit, ndėrsa Fakulteti i Ndėrtimtarisė dhe Arkitekturės (Seksioni i Arkitekturės) mbajtėn provimin pranues nė orėn 12:00.
Nesėr do tė organizohet provimi pranues pėr kėto lėmi: Fakultetin e Filologjisė (Dega e Gjuhės dhe Letėrsisė Angleze, Dega e Gjuhės dhe Letėrsisė Gjermane dhe Dega e Gazetarisė), Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Inxhinierisė Mekanike (Departamenti i Komunikacionit), Fakultetin e Mjekėsisė, Fakultetin e Arteve dhe Fakultetin e Edukimit (Programi Fillor, Programi Parashkollor dhe Gjuhė Angleze e letėrsi).
Menjėherė pas pėrfundimit tė provimeve pranuese, komisioni pėr shqyrtimin e testeve do tė filloi punėn nė mėnyrė qė Shpallja e rezultateve tė provimit pranues tė bėhet mė 4 korrik 2005.


Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio