Studentet.info
Lajme : PARREGULLSI NĖ PROVIMET PRANUESE
Kyqur 05-07-2005 2:36:21 (1721 Lexime)

1500 euro nėse dėshiron ta keshė indeksin e UP-sė

PRISHTINĖ, 4 KORRIK- Njė ditė para se tė bėhėshin tė ditura rezulatet e provimeve pranuese, tė grupit tė parė tė fakulteteve tė UP-sė, telefonatat anonime jo vetėm qė i kishin bezdisur, por edhe i kishin futur nė ethe konkurentėt tė cilėt e kishin kaluar testin e provimit pranues. Disa nga vėzhguesit apo edhe nga anėtarėt e komisioneve vlerėsuese kishin pėrzgjedhur njė metodė tė mirė ku tė tė pranuarve ua kishin sjellur numrat e celularėve dhe u kishin thėnė se duhen 1500 euro urgjentisht nėse dėshironin tė kenė indeksin e Universitetit tė Prishtinės. Njėri nga maturantėt qė i kishte ardhur ky zė nepėrmjet celularit ėshtė edhe L.G. i cili deshi tė mbesė anonim por qė i dha identitetin e plotė redaksisė sonė.


“Isha i sigurtė qė kamė punuar mjaftė nė provimin pranues dhe pritja njė rezultat pozitiv tė hėnėn. Por ditėn e shtunė, dy ditė para se tė shpalleshin emrat e tė pranuarve, mua nepėmjet telefonit, nga njė person anonim, mu ofrua njė ofertė qė nėse do t’i paguaja 1500 euro do ta kaloja provimin pranues nė fakultetin e Arteve”, rrėfen pėr redaksinė tonė deri, sot maturanti L.G. i cili dėshiron tė mbetet anonim duke u drojtur se mund tė hakmirrej mė pas telefonuesi i cili mund tė jetė edhe mėsimdhėnės gjatė studimit nė kėtė fakultet. Ai duke pasur besim nė veten e tij kishte vendosur qė t’i pėrgjigjet negativisht kėtij anonimusi dhe kishte zgjedhur Rektoratin e UP-sė pėr t’u ankuar kundrejt ofertės qė i kishte ardhur nepėrmjet telefonit. “Unė shkova nė rektorat dhe e tregova atė qė mė kishte ngjarė, si dhe u tregova atje se kisha punuar mjaftė nė provimin pranues. Ata kėrkonin nga unė qė ta gjeja se kush mund tė jetė telefonuesi, por njė gjė tė tillė nuk mund ta bėja”, vazhdon rrėfimin L.G. Ai mė nė fund kishte arritur qė tė shihte parakohe listen e studentėve tė pranuar nė njėrin nga drejtimet e fakultetit tė Arteve dhe kishte parė se ishte i pranuar nė drejtimin tė cilin e kishte zgjedhur. Tani ishte siguruar se ai i takon kėtij fakulteti, nė saje tė mundit dhe punės qė kishte bėrė pėr tė arritur kėtė rezultat. “Kėsaj radhe triumfoi drejtėsia dhe deshi fati qė nuk iu binda telefonuesit i cili me siguri ka qenė vėzhgues ose anėtarė komisioni qė e ka parė emrin tim dhe numrin e telefonit dhe pasi kisha fituar tė drejtėn pėr t’u pranuar nė kėtė fakultet mė kishte ofertuar, duke mė kushtėzuar me njė shumė prej 1500 eurove”, pohon studenti i fakultetit tė Arteve, me inicialet L.G.
Nuk ėshtė vetėm ky student tė cilit i ka ngjarė njė gjė e tillė. A thua vallė sa studentė mund tė kenė pėsuar nga individė tė papėrgjegjshėm tė komisioneve apo tė vėzhguesve. Dikush mund tė jetė pasuruar duke e shfrytėzuar kėrė rast por edhe shumė prindėr mund tė kenė ndarė edhe kafshatėn e bukės pėr t’i siguruar mjetet e kėrkuara nga telefonuesit anonimė, edhe pse fėmijėt e tyre janė regjistruar nė saje tė aftėsive qė posedojnė.
Pos kėtij fenomeni, gjatė kėtij provimi pranues janė vėrejtur njė mori parregullėsishė tė natyrave tė ndryshme. Njėra nga organizatat studentorė, 1 Tetori, ka bėrė thirrje qė nė fakultetin Juridik tė pėrseritet provimi pranues pėr shkak tė parregullėsive tė shumėta tė caliat janė vėrejtur nė tė. Tė tilla parregullėsi, nga vėzhguesit e organizatave studentore tė UP-sė, thuhet se janė vėrejtur edhe nė Fakultetin e Edukumit, atė Ekonomik etj.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio