Studentet.info
Lajme : PĖRUROHET UNIVERSITETI VEROR NĖ SHKUP
Kyqur 11-07-2005 8:38:19 (1417 Lexime)

Nė Maqedoni vendosen standardet e larta tė edukimit

Shkup, 11 KORRIK-Universiteti Veror nė Maqedoni ėshtė pėruruar nė Shkup, nė prani tė pėrfaqėsuesve qeveritarė tė Maqedonisė, profesorėve dhe pėrfaqėsuesve tė korit diplomatik nė vend.
Nė Universitetin Veror, qė do tė zgjatė deri mė 22 korrik, do tė marrin pjesė mė shumė se 400 studentė dhe profesorė nga universitetet shtetėrore nė Shkup, Manastir dhe Tetovė dhe nga disa qytete evropiane. Fjalime para tė pranishmėve mbajti ministri i Arsimit, Aziz Pollozhani, dekani i Fakultetit tė Ekonomisė Bobek Shuklev, kryetari i Konferencės Interuniversitare, Alajdin Abazi dhe ambasadorja holandeze Frederike de Man.





Edukimi dhe etnitetet" ishte tema nė tė cilėn ministri i Arsimit dhe i Shkencės, Azis Pollozhani u drejtua nė hapjen e sotme tė Universitetit Ndėrkombėtar Veror 2005, qė u mbajt nė Fakultetitn e Ekonomisė nė Shkup.
Ministri Pollozhani para tė pranishmėve nė leksionin e shkurtėr u pėrpoq qė ta zgjidhė dilemėn rreth asaj nėse sistemi i arsimit, ashtu siē ėshtė vendosur nė Maqedoni, tė ēon drejt integrimit apo segregacionit tė bashkėsive tė ndryshme nė shoqėri.
Sipas Pollozhanit, edhe pse dilema ėshtė e pranishme, megjithatė ekzistimi i universitetit nė tė cilin bashkėsia shqiptare mund tė realizojė arsimin e vet nė gjuhėn amtare ėshtė vetėm njė argument se nė Maqedoni vendosen standardet e larta tė edukimit dhe realizimit tė tė drejtave kulturore.
Ai sqaroi se Universiteti Veror tradicionalisht organizohet nė kėto mjedise dhe nė tė marrin pjesė profesorė dhe studentė nga tė gjitha universitetet e Maqedonisė, por edhe tė rajonit.
Universiteti Veror organizohet nga Shoqata joqeveritare holandeze pėr stėrvitje akademike, “Ata”.

Nga:HAlit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio