Studentet.info
Lajme : Kuota bosh, nėse nuk merr minimum pikėsh
Kyqur 13-07-2005 6:43:53 (2321 Lexime)

Politekniku: Kufi pikėsh pėr tė fituar degėt tona

Tiranė, 13 KORRIK - Universiteti Politeknik i Tiranės do tė vendosė sė shpejti minimumin e pikėve pėr tė fituar konkurset e pranimit. E thėnė mė thjesht, edhe sikur sipas numrit tė kuotave tė pranimit, njė student mund tė futet mes fituesve, ai nuk do tė quhet i tillė, nėse nuk ka marrė tė paktėn numrin e pikėve tė caktuara nga fakulteti. Vendimi u mor dje nga Senati i Universitetit tė Tiranės dhe u deklarua nga rektori Pėrparim Hoxha. I cili ishte krejt dakord me kėtė vendim.



Kujtojmė se Universiteti Politeknik ka qenė i prerė me deklaratat e tij pėr heqjen ose jo tė konkurseve tė pranimit. “Ato nuk mund tė hiqen. Ne nuk kemi as auditore dhe as staf akademik pėr tė pėrballuar mė shumė studentė nga sa kemi kėrkuar”, - thotė Hoxha. Kuotat e pranimit tė Politeknikut kėtė vit janė rreth 1 000, 100 prej tyre pėr arkitekturėn.
Kuota bosh, nėse nuk merr minimum pikėsh
“Edhe sikur tė mos na plotėsohen kuotat qė kemi kėrkuar me konkurrentė qė do tė fitojnė minimumin e pikėve, ne nuk do tė pranojmė tė tjerė. Kuotat do tė mbeten bosh, nėse kandidati nuk merr tė paktėn sasinė e caktuar”, - tha Hoxha.
Sipas Senatit, ky vendim u mor pėr tė pėrzgjedhur ata qė do tė hyjnė sivjet nė universitet. “Studentėt e rinj duhet tė kenė njė nivel tė caktuar, ndryshe ne nuk do t’i pranojmė. Edhe sikur ta dimė se kuotat do tė na mbeten bosh”, - shtoi rektori.
Hoxha tha se as qė mund tė bėhej fjalė tė pranoheshin studentė me pikė minus. Sa pėr kufirin e pikėve, ai tha se do ta caktonin vetė fakultetet. Dhe se ai do tė ishte i ndryshėm, pėr secilin prej tyre.
Nevoja e vendosjes sė kufirit tė pikėve pėr t’u pranuar si student, ka ardhur pas pėrvojave fort tė hidhura tė konkurseve. Prej kohėsh, dekani i Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės nė Tiranė, Llukan Puka, e ka ngritur si shqetėsim dhe ka kėrkuar pėrzgjedhjen nė bazė tė njė sasie pikėsh. Dhe nuk kishte faj: vitin e kaluar nė degėn e fizikės u pranuan si studentė edhe konkurrentėt me – 4 pikė. Kurse pėr universitetet e rretheve, pranimi i studentėve “fitues” me minus pikė, ėshtė kthyer nė njė dukuri thuajse tė zakonshme.
Datat
Ėshtė rrėzuar pėrfundimisht mundėsia qė Universiteti Politeknik tė zhvillonte vetėm njė konkurs pranimi pėr tė gjitha degėt e tij. Nė tė vėrtetė, ēdo fakultet do tė zhvillojė njė konkurs mė vete. Tri data i kanė propozuar fakultetet e Politeknikut Ministrisė sė Arsimit pėr zhvillimin e konkurseve tė sivjetshme. Sipas rektorit, ato janė 5 shtatori pėr konkursin e Inxhinierisė Elektrike dhe pėr Arkitekturėn, 7 shtatori pėr Inxhinierinė e Ndėrtimit dhe Arkitekturėn dhe 9 shtatori pėr Inxhinierinė Mekanike dhe Gjeologjinė. Arkitektura, konkursi i sė cilės do tė marrė dy ditė, vazhdon tė ngelet njė nga degėt mė tė kėrkuara. Sipas dekanit tė saj, Forcim Softa, konkursi do tė zhvillohet nė 4 faza, shumica e tė cilave kanė pėr bazė vizatimin. “Kuotat qė ne kėrkojmė janė rreth 100”, - ka deklaruar kohė mė parė pėr “Shekullin” Softa.

2 000 pyetje nė shitje
Pas lejes sė marrė nga Ministria e Arsimit, universiteti do tė nxjerrė sė shpejti nė shitje tė gjitha pyetjet e konkurseve tė pranimit, bashkė me pėrgjigjet e tyre. Nė tė vėrtetė, ato do tė jenė me qindra dhe prej tyre do tė zgjidhen vetėm disa dhjetėra. “Fakultetet kanė propozuar dhe rėnė dakord qė tė nxjerrin nė shitje 2 000 pyetje, 1 000 pėr matematikėn dhe 1 000 tė tjera pėr fizikėn, dy lėndėt ku bazohet i gjithė testi ynė special. Ne sapo kemi filluar procesin e faqosjes sė tyre, mė pas do tė bėjmė shumėfishimin”, - tha Hoxha, duke shtuar se ēmimi i shitjes sė pyetjeve do tė jetė brenda kostove, jo shumė i lartė. Rektori siguron se tė gjitha pytejet qė do tė zgjidhen pėr tezėn e konkursit tė pranimit do tė jenė brenda pyetjeve qė do t’u shiten kandidatėve.

Datat e konkursve

5 shtator Inxhinieria Elektrike dhe Arkitektura
7 shtator Inxhinieria e Ndėrtimit dhe Arkitektura
9 shtator Inxhinieria Mekanike dhe Gjeologjia
1 000 janė kuotat e pranimit qė ka kėrkuar Universiteti Politeknik i Tiranės
100 janė ato tė Arkitekturės

Ndryshojnė programet

Tė gjitha degėt 3-vjeēare, pėrveē arkitekturės

Senati i Universitetit Politeknik ka miratuar dje edhe diplomat e reja, sipas Kartės sė Bolonjės. “Tė gjitha degėt, pėrveē asaj tė arkitekturės, do tė kenė strukturėn 3+2+3, pra tre vjet arsimi i lartė bazė, 2 vjet masteri, kurse 3 vjet doktoratura”, - shpjegoi rektori Pėrparim Hoxha.
Fakulteti i Ndėrtimit, pėr degėn e arkitekturės, ka preferuar sistemin 4+1+3.

4 seancat pėr tė fituar Arkitekturėn
Dekani Softa: Si do tė zhvillohet konkursi i pranimit
Muaj mė parė, nė njė shkrim ekskluziv pėr “Shekullin”, dekani i Fakultetit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit nė Tiranė, Forcim Softa, ka rrėfyer tė gjitha sekretet e konkursit tė pranimit pėr njėrėn nga degėt mė tė kėrkuara: Arkitekturėn. Meqė interesi ėshtė i madh, po sjellim edhe njėherė detajet:
“ Pėr tė qenė mė i qartė me konkurrentėt qė do tė marrin pjesė nė konkursin e Arkitekturės kėtė vit, po ju paraqes seancat, por informacioni i detajuar do tė merret pranė Departamentit tė Arkitekturės dhe Urbanistikės nė Fakultetin e Inxhinierisė sė Ndėrtimit.
Seanca e parė: Vizatim nė natyrė-eksterier
Nė kėtė seancė konkurrenti i nėnshtrohet detyrės sė vizatimit grafik tė njė objekti arkitektonik ose detajeve tė tij, sipas vrojtimeve reale nė natyrė.
Seanca e dytė: Njė detyrė nga vizatimi teknik dhe dy detyra tė gjeometrisė deskriptive.
Seanca e tretė: Kompozim arkitektonik.
Nė kėtė seancė studenti i nėnshtrohet njėrės prej kėtyre detyrave:
-Kompozim hapėsinor arkitektonik (analizė grafike ose konceptim modeli)
-Kompozim dekorativ koloristik (paraqitje grafike 2D me motive utilitare ose abrstrakte)
-Kompozim grafik, ide, simbole tė abstraguar (paraqitje grafike pllakateske)
Seanca e katėrt: testi i pėrgjithshėm dhe testi i kulturės profesionale. Nė testin e kulturės profesionale bėhet njė vlerėsim i aftėsisė racionale estetike kulturore tė pėrgjithshme dhe kulturore arkitektonike tė kandidatit. Testi bazohet nė plotėsimin e shpejtė tė pėrgjigjeve tė pyetjes sė anketės“.

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio