Studentet.info
Lajme : Me tre provime nuk ngelesh nė stazh
Kyqur 15-07-2005 1:05:56 (1958 Lexime)

Ndryshimi: Kalon nė stazh me 6-7 provime

Tiranė, 15 KORRIK- Universiteti i Tiranės ka vendosur dje tė rrisė numrin e lėndėve, mbetja nė tė cilat e bėn njė student tė kalojė nė stazh. Pra, tė ripėrsėrisė vitin. “Senati ra dakord qė numri i provimeve mbetėse me tė cilėt studenti kalon nė stazh, tė mos jetė vetėm 3, por tė bėhet 6 deri nė 7 tė tilla. U ėshtė lėnė nė dorė vetė fakulteteve ta caktojnė numrin e saktė pėr degėt e tyre”, - tha dje rektori i universitetit, Shezai Rrokaj. Por vendimi nuk do tė jetė shumė kohėgjatė.



Deri nė shtator…
“Nė fakt, ajo qė ne vendosėm dje ėshtė njė dispozitė kalimtare deri nė shtator. Pėr tė vendosur pėrfundimisht mbi stazhin, ne do tė bėjmė studime, sepse kėtė vit futemi plotėsisht nė sistemin e Kartės sė Bolonjės dhe rregullat do tė vendosen nėn frymėn e kėtij dokumenti”, - tha Rrokaj.
Ata qė do tė pėrfitojnė nga dispozita e miratuar dje janė tė gjithė ngelėsit e vitit akademik qė sapo u mbyll, tė cilėt do tė pėrballen me provimet nė sezonin e vjeshtės. Do tė pranohen nė kėtė sezon edhe studentėt qė deri dje e kanė quajtur vitin tė humbur, sepse kishin mbetur nė mė shumė provime sesa ishin caktuar dhe nuk futeshin dot nė sezonin e vjeshtės. Por sidomos tė lehtėsuar duhet ta ndiejnė veten studentėt e vitit tė fundit, tė cilat duhet tė diplomoheshin, por nuk kanė mundur dot, pėr shkak tė provimeve tė pamarra. “Edhe pėr kėta studentė ne vendosėm qė ta rrisim numrin e provimeve me tė cilat e humbnin vitin, nga 3, nė 6 ose 7. Por e theksoj se numri i saktė do tė caktohet nga vetė fakultetet”, - shtoi Rrokaj.
Pas shtatorit…
Ēdo tė ndodhė nė shtator, kur dispozita tė mos jetė mė nė fuqi? Ministria e Arsimit ka deklaruar se gjatė vitit tė ri akademik do tė ripėrsėrisin vitin vetėm studentėt qė nuk kanė marrė dot gjysmėn e lėndėve (pėr vitet e 2-ta, 3-ta, 4-ta, 5-ta), ose gjysmėn e krediteve (pėr vitin e parė). Universitetet janė nė po atė linjė. “Sigurisht, ideja jonė ėshtė qė tė pakėsojmė sa mė shumė mundėsitė e studentėve pėr tė ripėrsėritur vitin. Ajo ēka do tė bėjmė, ėshtė tė caktojmė tamam numrin e gjysmės sė lėndėve, qė ėshtė e ndryshme sipas degėve, ose gjysmėn e pikėve me tė cilat studenti kalon nė stazh. E theksoj se pėr kėtė do tė bėhen studime”, - tha Rrokaj.
[/b]Programet[/b]
Ekonomiku, Juridiku dhe Filozofi-Sociologjia mbeten 4-vjeēarė
Universiteti i Tiranės u dha fund dje krejtėsisht miratimit tė programeve tė reja mėsimore. Shqyrtimi i kurrikulave tė fundme tė disa departamenteve ishte edhe pika e parė e mbledhjes sė Senatit. Pėrfundimisht, tė gjitha degėt e Universitetit tė Tiranės do tė kthehen nė 3 vjet (arsimi i lartė bazė) + 2 (masteri) + 3 (doktoratura). “Pėrveē Fakultetit tė Drejtėsisė, atij tė Ekonomisė dhe degės sė filozofi-sociologjisė, tė cilat do ta kenė arsimin bazė 4-vjeēar, si deri mė sot, 1 vit masterin dhe 3 vjet doktoraturėn”, - tha rektori Shezai Rrokaj.
Nė mbledhjen e djeshme u ra dakord edhe qė menaxhimi i mėsimdhėnies sė gjuhės sė huaj nėpėr fakultete tė menaxhohet vetėm nga Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja. Do tė jetė ky fakultet qė do tė kontrollojė nivelin hyrės nė gjuhė tė huaj tė studentėve tė rinj dhe atė qė do tė kenė ata kur tė mbarojnė studimet e larta. Sipas Kartės sė Bolonjės, studentėt duhet tė dalin nga fakultetet me njė nivel tė lartė tė gjuhės sė huaj (deri nė C2).

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio