Studentet.info
Lajme : Ambasada Italiane publikon vazhdimin e kalendarit tė pritjes sė studentėve,
Kyqur 16-07-2005 6:09:41 (2934 Lexime)

Universitetet italiane, datat e pritjes nė ambasadė

Tiranė, 16 KORRIK- Studentėt qė kanė aplikuar pėr vazhdimin e studimeve nė universitetet italiane mund tė paraqiten pranė selisė sė ambasadės, duke filluar nga data 18 deri nė datėn 22 korrik. Ambasada Italiane, pėrmes njė deklarate pėr shtyp, ka bėrė tė ditur dje vazhdimin e kalendarit tė pritjes sė tė gjithė tė interesuarve qė tashmė kanė bėrė kėrkesė pėr shkollimin e lartė nė universitetet e vendit fqinj. “Kujtojmė qė studentėt duhet tė paraqiten personalisht pranė selisė sė Zyrės Tregtare tė Ambasadės (Rruga e Elbasanit 125), duke pasur me vete tė gjithė dokumentacionin e kėrkuar”, - thuhet nė njoftimin e ambasadės.





Sipas tė njėjtit burim, mėsohet se koha e pritjes sė tė interesuarve do tė fillojė nė orėn 09.00 tė paradites. Ndėrsa pasdite orari i pritjes, i vėnė nė dispozicion tė tė interesuarve, ėshtė ora 15.00.
Mos harroni
Pasaportė dhe fotokopje tė saj, fotografi, sigurim shėndetėsor i marrė nė agjencitė e pėrcaktuara. Kėto janė tė parat gjėra qė duhet tė keni me vete ditėn e paraqitjes nė ambasadė. Natyrisht, nuk janė tė vetmet. Qė tė mos iu kthejnė mbrapsht pėr mangėsi nė dokumentacion, kini kujdes tė merrni edhe deklaratėn e mikpritjes nga ana e personit qė do t’ju presė nė Itali, shoqėruar kjo me kopje tė lejes sė qėndrimit ose me kopje tė njė dokumenti identifikimi, nėse ėshtė shtetas italian, ose deklaratėn e studentit mbi hotelin ku do tė qėndrojė, kompletuar me tė dhėnta tė sakta. “Nė dosje duhet tė jetė edhe njė urdhėr xhirimi i pėrhershėm dhe i pakthyeshėm (Banka Italo-Albanese) prej 4 500 euro”, - thuhet nė njoftimin e ambasadės, ku shtohet se sė fundi duhet tė dorėzohet edhe formulari i plotėsuar nė ēdo pjesė tė tij dhe i firmosur nga vetė studenti qė ka bėrė kėrkesėn. Nėse gjithēka ėshtė e saktė, jeni nė rregull. Nė tė kundėrt, sipas burimeve pranė ambasadės, kėrkesat qė kanė mangėsi dokumentacioni nuk do tė merren nė shqyrtim.
Viza
Viza e studimit ėshtė falas dhe lejon hyrjen ekskluzivisht nė territorin italian. “Studentėt do tė priten nė ditėt e caktuara, nė bazė tė universiteteve tė zgjedhura dhe viza ėshtė falas”, - thuhet nė njoftim. Pėr lėshimin e vizės ėshtė vendosur njėfarė kushtėzimi. “Pėr studentėt qė nuk kanė kaluar provimin CELI 3 tė datės 24 nėntor 2003, viza kushtėzohet nga njė intervistė qė do tė vėrtetojė njohjen e gjuhės italiane”, - thuhen nė njoftim. Ndėrkaq tė gjithė studentėt e tjerė qė kanė aplikuar kushtin pėr marrjen e vizės, ėshtė pranimi i kėrkesės sė pararegjistrimit nga ana e universitetit tė zgjedhur. Sipas ambasadės, universitetet italiane do tė shpallin listat e tė pranuarve nė fund tė muajit gusht.


1) Pasaportė
2) Fotokopje pasaporte
3) Fotografi
4) Sigurim shėndetėsor pranė njėrave nga shoqeritė e mėposhtme tė sigurimit:
• Insig
• Sigma
• Interalbanian
• Sicred
• Intersig
• Sigal
• Atlantik
• Albsig
5) Fotokopje tė sigurimit shėndetėsor
6) Deklaratė mikpritjeje nga ana e pritėsit nė Itali, shoqėruar me kopje tė lejes sė qėndrimit ose me kopje tė njė dokumenti identifikimi n.q. se ėshtė shtetas italian
ose
deklaratė e studentit mbi hotelin ku do tė qėndrojė (e kompletuar me emrin e hotelit, adresėn)
7) Urdhėr xhirimi i pėrhershėm dhe i pakthyeshėm (Banka Italo-Albanese) prej 4 500 euro.
8) Formulari i plotėsuar nė ēdo pjesė tė tij dhe i firmosur nga studenti.

Nga:Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio