Studentet.info
Lajme : Gruda: Tė tjerėt, i regjistrojmė me korrespodencė
Kyqur 16-07-2005 6:12:22 (1887 Lexime)

“Po u hoqėn konkurset, pranojmė studentė vetėm me nota mbi 7”

Tiranė, 16 KORRIK- Rektori i Universitetit tė Tiranės (UT), Shezai Rrokaj, kėrkoi dje publikisht ngritjen e tre fakulteteve tė reja, nėn varėsinė e UT-sė. Sipas tij, kjo ishte e domosdoshme nė rast se qeveria vendoste pėrfundimisht heqjen e konkurseve tė pranimit pėr shkollat e larta shqiptare. “Numri i tė rinjve qė do tė duan tė ndjekin studimet, do tė rritet ndjeshėm dhe ne duhet t’u sigurojmė atyre salla dhe hapėsira tė mjaftueshme”,-tha dje rektori pėr median.
Tė gjetur para premtimeve qė dy partitė mė tė mėdha nė Shqipėri bėnė nė qershor, gjatė fushatės zgjedhore, (heqjen e konkurseve pėr pranimet nė shkollat e larta), mungesa e sallave nuk ėshtė i vetmi shqetėsim pėr universitetet.


Ndoshta ky ėshtė mė i vogli krahasuar me stafet e pamjaftueshme mėsimore. “Kemi llogaritur qė, nėse liberalizohet shkolla e lartė, vetėm Universitetit tė Tiranės i nevojiten edhe 300 pedagogė tė tjerė, si staf i brendshėm pėr fakultetet”, - tha dje Rrokaj.

Njė rikthim i vrullshėm i notės mesatare tė shkollės sė mesme, si kusht pėr tė fituar studimet e larta? Dhe i papritur, kėsaj here pa pyetur fare maturantėt? Ka gjasa qė pikėrisht kjo tė ndodhė kėtė shtator. Gjithmonė nėse qeveria vendos tė heqė konkurset e pranimit pėr shkollėn e lartė nė Shqipėri.
Pas dekanit tė Fakultetit Ekonomik tė Tiranės, Dhori Kule, i cili deklaroi njė ditė mė parė pėr “Shekullin” se mendonte tė pranonte nė shkollėn e lartė tė regjistruarit me mesatare note 7 e lart, kurse ata qė kishin mesatare mė tė ulėt, t’i pranonte nė fakultet me korrespodencė, njė tjetėr dekan ndan tė njėjtin mendim. Ėshtė Gjovalin Gruda, i Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė nė Tiranė.
Heqja e konkurseve, e papėrballueshme
“Pėr ne do tė jetė shumė e vėshtirė tė pėrballojmė kėrkesat nėse hiqen konkurset e pranimit. Gjithsesi, duket qė kjo nuk ėshtė mė nė dorėn tonė, por tė qeverisė. Ajo ka politikat e veta sociale dhe ne jemi njė institucion publik, kėshtu qė, nėse qeveria e vendos njė gjė tė tillė, ne do ta pranojmė”, - tha Gruda. Dekani shtoi se dy ishin pengesat kryesore qė nuk ia lejonin fakultetit heqjen e konkurseve tė pranimit. “Nuk kemi salla dhe nuk kemi mjaftueshėm staf. Nėse na garantohen kėto, mund ta pėrballojmė situatėn”.
Sipas Grudės, vetėm vitin e kaluar u regjistruan 3 500 konkurrentė pėr tė studiuar nė njėrėn nga katėr degėt e fakultetit: gazetari, histori, gjeografi dhe gjuhė-letėrsi. Prej tyre u pranuan rreth 400, kurse rreth 1 000 tė tjerė u futėn nė studimet me korrespodencė. Kuotat e sivjetshme tė pranimit vėrtiten po nė kėto shifra.
Kufiri? Nota 7
Dekani i Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė nė Tiranė, tha se do tė vendoseshin kritere pėrzgjedhėse pėr pranimet e studentėve tė vitit tė parė, nėse qeveria votonte pėr heqjen e konkurseve tė pranimit. “Jo tė gjithė tė interesuarit mund tė vazhdojnė studimet e larta me kohė tė plotė, sepse, siē e thashė, nuk jemi ende gati. Kriteri i pranimit ka shumė mundėsi tė jetė nota mesatare e katėr viteve tė shkollės sė mesme. Megjithėse nuk jemi tė sigurt se sa e vėrtetė dhe e saktė ėshtė ajo, (mund tė jetė edhe fiktive), po pranojmė anėn e mirė, sikur ajo ėshtė e saktė nė Shqipėri. Mendoj tė pranojmė nė studimet e larta me kohė tė plotė nxėnėsit qė e kanė mesataren mbi 7 e lart, kurse ata qė e kanė notėn mė tė ulėt se 7, t’i regjistrojmė nė studimet part-time (korrespodencė)”, -tha dekani.
Kėtyre tė fundit do t’u duhet, pėr fat tė keq, tė paguajnė 4 herė mė shumė pėr njė vit studimesh se moshatarėt me mesatare mbi 7. Njė vit akademik me korrespodencė nė gjuhė-letėrsi, gjeografi, histori (gazetaria nuk ka kuota part-time), kushton 50 000 mijė lekė tė reja nė Tiranė.

Dy vjet mė parė
Si u pranua dhe si u hodh mė vonė poshtė nota mesatare e shkollės sė mesme
Pas njė mungese tė gjatė, nota e shkollės sė mesme u bė njė nga kriteret e vlerėsimit pėr tė fituar shkollėn e lartė. Kjo ndodhi dy vjet mė parė, pas njė urdhri tė Ministrisė sė Arsimit, sipas tė cilit, njė mesatareje tė caktuar nga 5 deri nė 10, i takonte njė numėr i caktuar pikėsh. Konkursi nuk u hoq, por kėsaj here nxėnėsit me mesatare mė tė lartė fitonin automatikisht mė shumė pikė, tė cilat i shtoheshin atyre qė merreshin nė test.
Aso kohe, si edhe sot, drejtorėt e shkollave tė mesme ndanin mendime krejt tė ndryshme pėr kėtė rregull. Disa mendonin qė mesatarja ishte e rėndėsishme pėr t’u pranuar nė fakultet, kurse tė tjerė theksuan se ajo nuk ishte e barabartė pėr tė gjithė Shqipėrinė. Sepse nuk kishte standarde tė njėjta vlerėsimi. Njė shtatė e marrė nė shkollat e kryeqytetit, pėr shembull, nuk ishte njėlloj me njė shtatė tė marrė nė njė fshat tė thellė.
“Lavdia” e notės mesatare tė shkollės sė mesme vetėm njė vit. Verėn e kaluar rregullorja u ndryshua dhe pikėt e notės mesatare u hoqėn. Pas njė pyetėsori tė zhvilluar nga Kėshilli Rinor Studentor, rezultoi se shumica e maturantėve ishin pro heqjes sė saj si kriter pranimi nė shkollėn e lartė. Gjė qė i pezmatoi jo pak dekanėt e fakulteteve, shumica e tė cilėve kishin qenė pro futjes sė notės mesatare si kriter pranimi.

Nga:Elda SPAHO




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio