Studentet.info
Lajme : QEVERIA FUTĖ POLITIKĖN NĖ UNIVERSITET
Kyqur 27-07-2005 3:12:37 (1304 Lexime)


Shkarkohet rektori Bajrami, dekanėt e UP-sė si dhe shpėrndahet Senati

PRISHTINĖ, 26 KORRIK- Sot Qeveria e Kosovės, ka shkarkuar nga posti i rektorit tė Universitetit tė Prishtinės Arsim Bajramin, ka shpėrndarė Senatin e Universitetit tė Prishtinės dhe gjithashtu ka shkarkuar nga detyra tė gjithė dekanėt e fakulteteve dhe shkollave tė larta tė emėruar nė zgjedhjet e fundit universitare. Kėtė e ka konfirmuar ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Agim Veliu pėr agjencinė e lajmeve ‘kosovalive’. Nga ana tjetėr Arsim Bajrami e ka qujtur kėtė vendim tė Qeverisė tė ngjashėm me atė tė qeverisė sė dhunshme tė Beogradit nė vite e 90 –ta. Ai ka thėnė se do tė pranojė vetėm vendimet e atyre qė e kanė zgjedhur duke aluduar kėshtu nė Senatin e UP-sė. Me formimin e bordit pėr drejtimin e punėve deri nė zgjedhje tė reja, qeveria ka vendosur qė drejtuesit e rektoratit tė jenė nė shumicė nga LDK-ja, parti kjo qė mbanė timonin nė strukturat udhėheqėse tė vendit.


“Qeveria, pas kėtyre shkarkimeve, vendosi pėr rikthimin e qeverisjes sė ligjshme nė UP” ka thėnė ministri Veliu pėr ‘kosovalive’. Ky vendim i qeverisė, si duket, ėshtė nxitur nga takimi i pėrfolur qė ėshtė bėrė nė mes ministrit Veliu dhe shefit tė UNMIK-ut Jesen Petersen. Sipas shtypit vendor ėshtė cituar se nė kėtė takim ishte biseduar pėr shkarkimin e strukturave udhėheqėse ne UP dhe formimin e njė bordi drejtues deri nė zgjedje tė reja qė do tė pasonin. Njė plan tė njejtė, sot, e ka konfirmuar edhe ministri Veliu. “Deri nė zgjedhjet e ardhshme, Universitetin e Prishtinės do ta udhėheqė njė kėshill i pėrbėrė prej sekretarit tė pėrgjithshėm tė rektoratit, njė pėrfaqėsuesi tė universitetit dhe njė pėrfaqėsuesi tė Ministrisė sė Arsimit”, ka thėnė ministri Veliu. Ai mė pas ka shtuar se “Vendimi i sotėm i qeverisė ėshtė rezultat i procesit negocues me faktorėt relevant. Ky vendim ėshtė marrė edhe nė koordinim me UNMIK-un”. I pyetur se cili do tė jetė reagimi i ardhshėm i Qeverisė sė Kosovės nė rast se rektori Arsim Bajrami nuk pranon tė largohet nga posti qė ka mbajtur, ministri Veliu ėshtė shprehur se “Arsim Bajrami nuk ėshtė faktor qė tė vendosė pėr kėtė”.
Ndryshe, vendimi qė ėshtė bėrė i ditur prej ministrit Veliu, se deri nė zgjedhje tė ardhshmė universiteti do tė udhėhiqet nga njė kėshill drejtues tė cilin do ta udhėheqte sekretari i pėrgjithshėm i rektoratit, i cili i takon parties sė LDK-sė, njė pėrfaqėsuesi tė MASHT-it, qė gjithashtu i takon kėsaj partie, dhe pėrfaqėsuesit tjetėr qė do tė vije nga rektorati dhe i cili nuk dihet se nga cila parti do tė jetė PDK, LDK apo AAK, meqė tre prorektorėt ishin nė radhėt e njėrės nga kėto parti tė pėrmendura, bėnė tė kuptosh se deri nė zgjedhje tė reja Universitetin e Prishtinės do ta udhėheqin njerėzit e LDK-sė, partisė qeveritare nė pushtet.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio