Studentet.info
Lajme : NJĖ DITĖ PAS VENDIMIT TĖ QEVERISĖ PĖR SHKARKIMIN E REKTORIT
Kyqur 28-07-2005 6:25:53 (1327 Lexime)


Senati dhe studentėt kundėr vendimit, UNMIK dhe OSCE pro tij

PRISHTINĖ, 27 KORRIK- Njė ditė pasi Qeveria e Kosovės ka vendosur pėr tė pushuar nga puna rektorin e UP-sė Arsim Bajrami, nė vend janė zhvilluar ngjarje me rėndėsi. Sė pari nė mbledhjen e jashtėzakonshme tė Senatit tė UP-sė ėshtė kundėrshtuar ashpėr dhe unanimisht vendimi i qeverishė pėr ndėrhyrje nė universitet, ndėrkohė studentėt kanė vendosur qė me protestė tė shprehin pakėnaqėsinė ndaj qeverisė pėr kėtė ndėrhyrje tė dhunshme siq e quajnė ata tė qeverisė. Nga ana tjetėr UNMIK-ku dhe OSCE-ja e pėrgzojnė Qevrinė e Kosovės pėr hapin e marr pėr vendosje tė ligjėshmėrisė, siq konsiderohet nga ta, nė Universitetin e Prishtinės, ndėrsa qeveria e ka obliguar Ministrinė e Arsimit qė ta zbatojė vendimin pėr shkarkim tė rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, dhe brenda afatit prej tri javėsh tė formojė Grupin e ekspertėve pėr monitorimin e procesit.


Senati i UP-sė hedhė poshtė vendimin e Qeverisė
Senati i Universitetit tė Prishtinės nė mbledhjen e jashtėzakonshme tė mbajtur sot unanimisht, me njė votė abstenuese, nxori disa konkluzione, duke e konsideruar Udhėzimin administrativ nr. 37/2005 tė Qeverisė sė Kosovės pėr ndėrhyrje nė UP si tė paligjshėm, qė shkel autonominė e UP, pengon zhvillimin e reformave dhe mbarėvajtjes sė punės nė UP dhe si i tillė ėshtė i papranueshėm dhe hidhet poshtė.
Nė hapje tė mbledhjes sė Senatit tė UP-s, Rektori Arsim Bajrami edhe njė herė e ka quajtur vendimin e qeverisė jashtė ēdo logjike akademike, morale dhe ligjore. “Ky vendim po vjen nė kohėn kur Universiteti i Prishtinės ka konstatuar njė stabilitet tė plotė tė raporteve, njė pėrkushtim tė plotė tė tė gjithė dekanėve dhe profesorėve pėr tė ēuar proceset reformuese pėrpara, dhe, kur Senati i Universitetit ka bėrė njė agjendė tė veprimeve reformuese duke miratuar projektin pėr regjistrin e 3000 studentėve shtesė dhe duke ia dorėzuar Qeverisė projektin”, ka thėnė rektori Bajrami.
Debati i ditės sė sotme tė Senatit tė UP-sė ėshtė pėrshkuar me tone tė ashpra pėr vendimin e qeverisė. Senatorėt e irituar tej mase nuk kanė kursyer qė tė pėrdorin fyese pėr Qeverinė e Kosovės. Pas njė debati gjithėpėrfshirės dhe transparent, njėzėri me vetėm njė votė abstenuese, Senati, organi mė i lartė i UP-sė, nxori dhe miratoi disa konkluzione, tė cilat u lexuan nga prorektori pėr ēėshtje mėsimore Haxhi Ferati.
-Senati i UP-sė konsideron se Udhėzimi administrativ 37/2005 i Qeverisė sė Kosovės pėr ndėrhyrje nė universitet ėshtė i paligjshėm, shkel autonominė e UP-sė, pengon zhvillimin e reformave dhe mbarėvajtjen e punės nė UP dhe si i tillė ėshtė i papranueshėm dhe hedhet poshtė.
- Senati i UP-sė konsideron se qeveria nuk ka pėrfillur gatishmėrinė e udhėheqėsve tė universitetit pėr dialog dhe ka marrė vendim tė njėanshėm.
- Senati i UP-sė edhe njė herė shpreh gatishmėri pėr tė filluar dialog me qeverinė pėr tejkalimin e kėsaj gjendjeje.
- Senati i UP-sė kėrkon nga strukturat udhėheqėse tė universitetit qė tė vazhdojnė punėn dhe tė sigurojnė funksionimin e plotė tė UP-sė.
- Senati i UP-sė kėrkon nga anėtarėt e Kėshillit drejtues dhe sekretari i pėrgjithshėm qė ti respektojnė vendimet e Senatit tė UP-sė dhe tė veprojnė nė pėrputhje me to.

Studentėt pakėnaqėsinė do ta shprehin nesėr me protestė
Unioni i Pavarur i Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės gjatė njė konference me gazetarė ka reaguar ashpėr ndaj vendimit tė qeverisė lidhur me shkarkimet nė universitet. Ata e kanė vlerėsuar kėtė si vendim kryekėput tė njėanshėm dhe tė dhunshėm. Kryetari i UPSUP-sė, Sejdi Hoxha, ka paralajmėruar pėr ditėn e enjte protesta kundėr kėtij vendimi, tė cilin ai e quajti politik dhe tė njėanshėm. Ditėn e sotme kjo organizatė studentore ka formuar Kėshillin Organizativ tė Protestave, pėr tė mbarėvajtur protestėn, e cilat synon mbrojtjen e rektorit tė shkarkuar tė UP-sė, Arsim Bajrami.

Qeveria: Nuk ka kthim prapa, ligji duhet dhe do tė respektohet
Nuk ka kthim prapa rreth zbatimit tė vendimit pėr shkarkimin e rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Arsim Bajrami. Pavarsisht tekeve apo dėshirave tė dikujt ligji duhet tė respektohet dhe do tė respektohet, ka thėnė prerazi pas mbledhjes sė jashtėzakonshme tė qeverisė, zėdhėnėsi i saj Daut Dauti. "Besoj se Senati dhe tė gjitha organet tjera tė Universitetit tė Prishtinės duhet tė respektojnė  ligjet, vendimet, urdhėrat  qė ndėrmerr qeveria dhe qė tė merren mė tepėr me  punė akademike e mė pakė me akuza ndaj qeverise”, tha Dauti.

UNMIK-u dhe OSCE-ja pėrgėzojnė qeverinė pėr hapin e marrė
Zėvendės shefi i UNMIK-ut, Lari Rosin, vendimin e qeverisė e vlerėson tė drejt i cili pėr Universitetin e Prishtinės do tė jetė hap i parė drejt inkuadrimit tė tij nė Bashkėsinė e Universiteteve Evropiane. Edhe OSBE-ja, po ashtu mirėpret vendimin e Qeveris sė Kosovės rreth UP. Kėshtu u tha ndėr tė tjera nė konferencen e sotme pėr gazetarė tė UNMIK-ut dhe OSEB-sė nė Prishtinė.
Zėdhėnsi i UNMIK-ut, Nirazh Sing, ka njoftuar tė mėrkurėn se UNMIK- ku e pėrgzon, Qevrin e Kosovės pėr hapin e marr pėr vendosje tė ligjėshmėrisė nė Universitetin e Prishtinės. Rosin tha se vendosja e ligjeve nė universitet ėshtė njė hap me rendėsi sepse mundėson vendosjen e ligjit dhe njeherit ėshtė nismė e shtrimit tė rrugės pėr zbatim tė reformave tė reja, tė cilat janė tė domosdoshme pėr integrim tė tij nė familjen e madhe tė universiteteve Evrpoiane.
Zyrėtarė tė tė dyja institucioneve ndėrkombėtare qė veprojnė nė kosovė i kanė dhėnė mbėshtetje tė madhe kėtij vendimi dhe kanė premtuar pėrkrahjen e tyrė lidhur me kėtė ēėshtje.


Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio