Studentet.info
Lajme : STUDENTĖT NĖ PĖRKRAHJE TĖ REKTORIT ARSIM BAJRAMI
Kyqur 28-07-2005 7:15:59 (1453 Lexime)


Hudhja e vezėve pėrlyenė Ministrinė e Arsimit dhe Qeverinė

PRISHTINĖ, 28 KORRIK- Disa qindra studentė tė Universitetit tė Prishtinės sot kanė protestuar para selisė sė MASHT-it, Qeverisė sė Kosovės dhe selisė sė UNMIK-ut, pėr tė shprehur pakėnaqėsinė e tyre ndaj vendimit tė Qeverisė pėr shkarkim nga detyra tė rektorit Arsim Bajrami. Ata kanė gjuajtur me vezė nė drejtim tė Ministrisė sė Arsimit dhe Qeverisė sė Kosovės, duke kėrkuar dorėheqjen e kryeministrit Bajram Kosumi, mėnyrė e hudhjeve tė vezėve qė ėshtė parė vetėm ndaj Vuk Drasgkoviqit kur vizitoi Kosovėn. Protesta ishte e organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentėve, Unioni Studentor Shqiptar dhe Lista Studentore ‘Reforma’. Ajo ka zgjatur rreth njė orė dhe nuk ėshtė vėrejtur ndonjė incident, pos njė tentative tė pjesėtarėve tė SHPK-sė pėr ta arrestuar njė studentė, tė cilėn gjė nuk e lejuan masa sepse ata sot kishin vėnė moton ‘njė pėr tė gjithė, tė gjithė pėr njė’


Ndėr pankartat tė cilat mbanin nė duar studentėt ishin: ‘Qeveri ruaje ekuilibrin’, ‘Jo masa tė dhunshme nė UP’, ‘UNMIK kujdes nė UP’, ‘Studentėt mbrojnė vendimet e Gjykatės’, e tė tjera.
Njėri nga organizatorėt e protestės, Sejdi Hoxha, kryetar i Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė UP-sė, ka thėnė para studentėve protestues se kjo ėshtė vetėm protesta e parė dhe qė do tė vazhdohet me hapa tė tjerė deri nė krijimin e raporteve tė mira nė mes tė UP-sė dhe MASHT-it, duke i tėrhequr vėrejten qeverisė qė tė mos pėrzihet nė autonominė e universitetit. Sejdi Hoxha gjatė fjalės sė tij ka thėnė se “Studentėt e UP-sė me shqetėsim tė thellė po i pėrcjellin zhvillimet e fundit rreth UP-sė dhe pėrpjekjet pėr zgjidhje tė njė anshme dhe tė dhunshme tė konfliktit tė MASHT-it me UP-nė”. Me kėtė rast ai ka bėrė tė ditur se studentėt e UP-sė me kohė i kanė dėrguar kėrkesa qeverisė, MASHT-it dhe rektoratit qė nė interes tė studentėve dhe tė profesorėve tė arrijnė pajtimin dhe marrėveshjen pėr bashkėpunim institucional, duke i lėnė anash interesat personale, grupore dhe partiake.
Redaksia jonė mori edhe opinionet e studentėve pjesėmarrės nė kėtė protestė. Nehat Mustafa, student i Fakultetit tė Mjekėsisė, tha se vendimi i qeverisė ėshtė njė veprim i pa hijshėm dhe i pa dobishėm. “Protesta e sotme tė kujton protestat studentore tė viteve tė 90-ta kur studentėt kundėrshtonin ndėrhyerjen e pushtuesit millosheviqian nė UP. Apsolutisht qė zėri i studentit duhet tė jetė vendimtar lidhur me kėtė problem tė krijuar”. Sipas studentit Mustafa Rektori Arsim Bajrami duhet tė vazhdoi punėn e tij dhe gjithashtu tė vazhdoi misionin e tij pėr reformimin e mėtejėm tė UP-sė, pėrkatėsisht futjen e universitetit nė Zonėn Evropiane tė Arsimit tė Lart.
Bardha Kelmendi, juriste e ardhshme, i ishte bashkuar protestės sė sotme pėr tė kontribuuar, siq thot ajo, nė vėnien e drejtėsisė. “Ėshte e vėrtetė qė i forti bėnė drejtėsi por ne si studentė nuk duhet ta lejojmė diktaturėn tė mbretėroi tek ne”, thot e mllefosur Bardha. Pėr tė, vendimi i gjykatės ėshtė fjala e fundit andaj i bėnė apel qeverisė qė t’i njohė vendimet e kėtij organi tė lart gjyqsor.

Me anė tė kėsaj proteste studentėt kanė kėrkuar qė:
-Tė bėhet revokimi (tė tėrhiqet) i menjėhershėm i vendimit tė Qeverisė sė Kosovės i dt.20.07.2005, lidhur me “kontestin” MASHT-UP.
-Kėrkojmė nga MASHT-i dhe UP-ja qė deri me 1 shtator 2005 tė arrijnė pajtimin institucional dhe tė vendosin bashkėpunim nė interes tė reformimit tė mėtejshėm dhe nė interes tė studentėve dhe profesorėve tė UP-sė.
-Kėrkojmė nga Qeveria e Kosovės qė tė siguroi pajtimin e MASHT-it me UP-nė dhe t’i shmangė tė gjitha tendencat pėr zgjidhjen e njėanshme dhe tė dhunshme tė mosmarrėveshjes. Ky pajtim duhet tė marrė parasyshė vendimin e Gjykatės Supreme tė Kosovės dhe interesin e studentėve dhe profesorėve pėr t’i quar pėrpara proceset reformuese nė universitet.
-Kėrkojmė nga UNMIK-u qė tė marrė njė rol neutral dhe tė paanshėm nė konfliktin nė mes tė MASHT-it dhe UP-sė, tė heqė dorė nga ndėrhyrjet e njėanshme nė UP, sepse praktika e dekreteve dhe bordeve tė njėanshme dhe imponimit tė zgjedhjeve jashtė vullnetit tė studentėve dhe profesorėve ėshtė e papranueshme dhe ngjallė kujtimet e viteve tė 90-ta kur pushteti serb tentoi ta shkatėrroi UP-nė duke aplikuar masa tė dhunshme dhe duke larguar studentėt dhe profesorėt nga universiteti.
-Studentėt kėrkojnė qė tė jenė pjesė e arritjes sė marrėveshjes sė bashkėpunimit nė mes MASHT-it dhe UP-sė dhe kėrkojnė qė pėr kėtė tė vendosin autoritetet e MASHT-it dhe organet legjitime tė UP-sė.

Studentėt kanė konfirmuar se i japin mbėshtetje hapave reformues qė po ndėrmerr universiteti dhe kėrkojnė vazhdimin e kėtyre pėrpjekjeve me qėllim tė integrimit tė UP-sė nė Zonėn Evropiane tė Arsimit tė Lart. Ata kanė caktuar datėn 1 shtator si afat tė fundit pėr realizimin e kėtyre kėrkesave, nė tė kundėrten do tė shqyrtohet mundėsia e protestave tė reja dhe e njė greve tė pėrgjithshme nė universitet. Tė pesė kėrkesat i janė dorėzuar institucioneve para tė cilave protestonin studentėt (MASHT-it, Qeverisė sė Kosovės dhe UNMIK-ut).

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio