Studentet.info
Lajme : FILLOJNĖ PĖRQARJET EDHE NĖ MES ORGANIZATAVE STUDENTORE
Kyqur 01-08-2005 7:31:31 (1396 Lexime)

(S’)do tė ketė protestė studentore me 9 gusht

PRISHTINĖ, 1 GUSHT- Katėr ditė mė parė ėshtė paralajmėruar njė protestė gjithė popullore nga organizatat studentore tė cilat kundėrshtonin vendimin e qeverisė pėr shkarkimin e Arsim Bajrami, tashmė ish-rektor i UP-sė. Nė mbledhjen e sotme qė realizuan kėto organizata studentore punėt nuk u vajtėn sikur kishin planifikuar. Fillimisht ka plasė sherri pėr numrin e anėtarėve tė organizatave tė cilėt do ta pėrfaqėsonin Kėshillin Organizativ tė Protestės, e mė pas edhe ndarje qėndrimesh nė mes organizatave. Shkurt, USSH nuk do ta pėrkrahė kurrfarė proteste ndėrsa UPSUP i ka dhėnė vetės kohė pėr tė menduar, dhe nė dy tre ditėt e ardhshme do ta prezentoi edhe qėndrimin e sajė.


“Nuk e shohim tė arsyeshme qė me 9 gusht tė dalim nė protestė sepse ne nuk po shohim se gjendja nė universitet po i dėmton studentėt”, ėshtė shprehur pas mbledhjes Petrit Nimani, kryetar i Unionit Studentor Shqiptar. Ai ka thėnė se deri nė muajin shtator kjo organizatė ka pushuar tė gjitha aktivitetet. Petrit Nimani nuk deshi ta komentoi faktin se edhe organizata e tij para katėr ditėsh e kishte paralajmėruar kėtė protestė.
Nė anėn tjetėr Unioni i Pavarur i Studentėve tė UP-sė kishte zgjedhur heshtjen dhe i kishte dhėnė kohė vetės dy ditė pėr tė marrė njė hap vendimtar rreth mabajtjes apo jo tė kėsaj proteste. “Brenda dy ditėsh ne do tė dalim me njė qėndrim zyrtar’ ēka do tė njoftoheni edhe ju”, ėshtė pėrgjigjur pėr redaksinė tonė kryetai ‘ UPSUP-sė Sejdi Hoxha.
Ndryshe, nga njė burim qė deshi tė mbetet anonim dhe qė i tregoi identitetin redaksisė sonė, njoftohemi se qė nė fillim tė mbledhjes filluan fėrkimet nė mes tė tre organizatave studentore: UPSUP-sė, USSH-sė dhe LS “Reforma”, rreth numrit tė anėtarėve tė cilėt do tė pėrafqėsonin Kėshillin Drejtues tė Protestės. Ditė mė parė ishte formuar ky kėshill i cili pėrbėhej nga pesė anėtarė nga tė cilėt dy tė UPSUP-sė, dy tė USSH-sė dhe njė tė LS “Reforma”. Kėsaj radhe UPSUP insistonte ta begatonte kėshillin edhe me dy anėtarė tė tjerė tė kėsaj organizate gjė qė ėshtė kundėrshtuar nga organizatat tjera. Sipas tė njejtit burim njoftohemi se kėto pėrqarje erdhėn edhe pėr faktin se organizata tė caktuara mbronin interesa partiak. Tashmė njė gjė dihet, protestė mund tė ketė por pa USSH-nė, ndėrsa ditėt e ardhshme pritet edhe qėndrimi pėrfundimtar i UPSUP-sė.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio