Studentet.info
Lajme : Shumė fakultete tė punojnė edhe me dy turne”
Kyqur 02-08-2005 5:39:25 (1535 Lexime)


Konkurset, Berisha takon Rrokajn dhe Ēelėn

Tiranė, 2 GUSHT-Lideri demokrat, Sali Berisha, ėshtė takuar dje me rektorin e Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj dhe dekanin e Fakultetit tė Drejtėsisė, Kudret Ēela. Berisha ka garantuar mbėshtetjen e qeverisė sė tij ndaj universiteteve dhe reformės nė arsim, duke konfirmuar se pika mė e fortė mbetet ajo e liberalizimit tė universiteteve. Mėsohet se takimi ėshtė fokusuar mbi detajet e fundit qė po kryhen pėr organizimin e konkurseve tė pranimti nė universitete dhe mundėsinė e liberalizimit, akt ky i cili ka shumė gjasa qė tė finalizohet me njė vendim nga qeveria e ardhshme. Rektori i Universitetit tė Tiranės, Rrokaj, ka pohuar se ka patur njė takim konfidencial me kreun demokrat, por nuk ka dashur tė hyjė nė detajet e bisedės.“Kemi folur me zotin Berisha nė pėrgjithėsi pėr arsimin, por nuk mund tė prononcohem konkretish pėr ēka biseduam, pasi ajo ēfarė diskutuam ėshtė konfidenciale”, - pohoi ai.


Ndėrkohė dekani i Fakultetit rė Drejtėsisė, Kudret Ēela, pohoi pėr “Shekullin” se ka pasur me liderin demokrat njė takim mėse tė zakonshėm, prej edhe nga ka marrė garanci tė plotė pėr mbėshtetjen e qeverisė ndaj universiteteve, duke garantuar njė buxhet tė mjaftueshėm pėr arsimin e lartė si dhe miratimin e njė statusi pėr stafin e profesoriatit universitar.
Takimi
Deklaratat e ditėve tė fundit tė KOP-it mbi liberalizimin nuk kanė qenė vetėm kaq. Kreu i PD-sė, Berisha, ka takuar dy prej drejtuesve tė universitetit tė Tiranės, me tė cilėt ka kristalizuar mundėsinė e zgjidhjes sė mė tė shpjetė tė liberalizimit tė universiteteve. “Gjatė takimit qė kam patur me zotin Berisha kemi diskutuar mbi liberalizimin e universiteteve. Ai na dha mbėshtetje tė plotė dhe garantoi se prioritet i qeverisė sė tij do tė jetė buxheti pėr arsimin si dhe gjetja e burimeve financuese alternative, gjithashtu edhe miratimi i njė statusi pėr profesoriatin. Unė i kam qėndruar ideve tė mia mbi liberalizimin. Jam dakord qė procedurat e pranimit nė universitete tė mos jenė si ato qė kemi ndjekur deri mė tash, pasi shkalla e abuzimeve ėshtė e madhe. Duke patur parasysh eksperiencat e universiteteve tė Evropės Veriore, mendoj qė duhet pėrdorur metoda selektive e kandidatėve qė duan tė konkurrojnė nė universitete. Nuk ka asnjė problem nėse nota mesatare do tė jetė ajo qė do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm. Nėse pėr juridikun do tė pranoheshin studentė me notėn mesatare 10, atėherė dihet qė cilėsia nuk ka vend pėr dyshim”, -ka deklaruar dekani i Drejtėsisė. Ideja e Ēelės konsiston nė pėrzgjedhjen e kandidatėve mė tė mirė, duke pėrdorur njė fazė e cila kėrkon qė kandidatėt tė kenė njė “dosje”, e cila do tė garantojė qė ata kanė njohuri tė mira nė fushėn juridike, nė rast se do tė konkurrojnė nė kėtė degė dhe njohuri tė mira nė kulturėn e pėrgjithshme tė fituara nga arsimi i mesėm. Pėrpos propozimit tė zellshėm tė KOP-it pėr njė liberalizim tė plotė tė universiteteve, shumė universitete nuk janė ende dakord pėr hapjen e dyerve, kjo pėr edhe pėr faktin se kapacitetet akademike duhet qė tė jenė tė orientuara drejt sistemit part-time. “Kapacitetet akademike dhe ato fizike tė Fakultetit Juridik pėr njė liberaalizim tė plotė nuk e lejojnė zbatimin e kėtij procesi, prandaj mendoj qė duke shtuar edhe sistemin part-time, ne mund tė pranojmė njė numėr mė tė madh studentėsh se zakonish nė auditore. Qė nga ky vit ne kemi marrė “OK” nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės, qė ky sistem tė gjejė vend edhe pėr Fakultetin Juridik”, - thekson Ēela.
Superkėrkesat
Por ajo qė ka shqetėsuar mė shumė krerėt e universiteteve tė vendit, mbeten superkėrkesat qė kanė studentėt nė degė tė veēanta, ku liberalizimi ėshtė pothuajse i pamundur. Sipas rektorit tė Universitetit tė Tiranės, nė disa degė nuk ka shanse pėr liberalizim, duke patur parasysh edhe kėrkesat e shumta. “Tė gjithė jemi tė ndėrgjegjshėm qė duhet tė jemi pjesė e sistemit tė Bolonjės, por kurrsesi nuk mund tė lejojmė qė duke pranuar mė shumė studentė nė universitet, tė ulim cilėsinė. Nėse nė Fakultetin e Mjekėsisė do tė ketė dyfishin e pranimeve, kjo ėshtė e pamundur, pėr faktin se laboratoret janė tė kufizuara, si rrjedhojė cilėsia nuk do tė jetė brenda standardeve qė kėrkon Karta e Bolonjės”, - pohon Rrokaj. Ndėrsa kreu i Universitetit tė Tiranės pranon se superkėrkesat mund tė ulin cilėsinė e studentėve, dekani i Juridikut ka propozuar njė tjetėr zgjidhje; atė tė zhvillimit tė leksioneve me dy turne. “Shumė tė rinj qė nuk e gjejnė vetėn nė arsimin e lartė, zgjedhin universitetet e huaja. Mendoj se asnjė i ri nuk duhet mė tė bėjė kėtė zgjedhje. Edhe pse superkėrkesat nė degė tė veēanta mund tė konsiderohen si tė pėrballueshme, mendoj se mėsimi me dy turne do tė ishte njė zgjidhje e mundshme. Shumė universitete nė Evropė, ku studiojnė edhe tė rinjtė tanė, zbatojnė kėtė sistem. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė tė rinjtė tė ndjekin studimet te ne, pėr mė tepėr, nė mjaft universitete janė hapur tashmė edhe kurse pėr master dhe doktoraturė, qė plotėsojnė kėrkesat e tregut tė punės”, -pėrfundoi ai.

Rrokaj: “Politikanėt tė konsultohen me universitetet”
“Deklaratat e fundit tė Komitetit tė Orientimit tė Politikave pėr liberalizimin e universiteteve nuk janė diskutuar me rrethin akademik. Nėse KOP-i, ka njė platformė tė qartė mbi liberalizimin, atehėrė le tė ulemi nė tryezė dhe tė diskutojmė se cila ėshtė zgjidhja e mundshme. Deri tani politika nuk ka kėrkuar asnjė mendim nga ne, sesi duhet tė arrijmė nė hapjen e universiteteve”, -ka deklaruar rektori i Universitetit tė Tiranės. Sipas Rrokajt, edhe nga ata qė janė pjesė e kėsaj strukture tė PD-sė dhe dekanateve, nuk kanė propozuar asgjė konkrete. “Ka dekanė qė e kanė pasur nė dorė tė kėrkojnė dyfishimin e pranimeve nė universitete dhe nuk e kanė bėrė kėtė gjė kur u ėshtė kėrkuar, pėrkundrazi kanė propozuar vetė numrin e studentėve, ndėrsa tani disa prej tyre deklarojnė se janė pro liberalizmit, duke rėnė ndesh me atė qė vetė kanė propozuar pak javė mė parė”, - deklaron ai. Pėr kreun e universitetit mė tė madh nė vend, si qeveria e ardhshme, por edhe ajo aktuale, pėr ēėshtje tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me arsimin duhet paraprakisht tė konsultohen me universitetet.

Nga:Olsi Kolami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio