Studentet.info
Lajme : Krerėt e universiteteve e konsiderojnė vendimin e qeverisė si tė papėrshtatshėm
Kyqur 05-08-2005 2:40:58 (1426 Lexime)


Rektorėt kundėr Nanos pėr universitetet e reja

Tiranė, 5 GUSHT- Hapja e tre universiteteve tė reja ėshtė pritur me kritika tė ashpra nga tre rektorėt e universiteteve mė tė mėdhenj nė vend. Vendimi i Kėshillit tė Ministrave pėr universitetet e Fierit, Beratit dhe Durrėsit ėshtė quajtur nga krerėt e universiteteve tė Tiranės si njė vendim i nxituar politik, i cili nuk ėshtė aspak i pėrshtatshėm pėr situatėn qė po kalon arsimi i lartė. Shumė prej tyre janė ēuditur me vendimin e fundit tė kryeministrit, ndėrkohė qė ata prisnin qė vendimi qė duhej firmosur me urgjencė, duhet tė ishte miratimi i kuotave tė pranimit. Pėr rektorin e Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, ky vendim nuk ka marrė kurrsesi konsulencėn e Konferencės sė Rektorėve, qė ėshtė edhe organ konsultativ nė rastet kur merren vendime madhore.


“Nė bazė tė standardeve, nė njė milion banorė duhet tė ketė njė universitet.
Shqipėria ka 3 milionė banorė dhe 14 universitete. Ndėrkohė qė mendoj se kėto tre universitete nuk kanė laboratore“, - tregon rektori Rrokaj. I tė njėjtit mendim ėshte edhe rektori i Universitetit Bujqėsor tė Tiranės, Velesin Peēuli, i cili thekson se universitetet e reja nuk plotėsojnė kushtet pėr t’u kategorizuar si tė tilla, duke patur parasysh qė mungon infrastruktura e stafit akademik si dhe mjediset, pėr mė tepėr qė buxheti i qeverisė ndaj universiteteve ēdo vit po vjen duke u tkurrur. “Ėshtė njė vendim i pamenduar. Unė nuk mund ta quaj njė vendim qeverie, pasi nuk ėshtė marrė asnjė konsultė nga Konferenca e Rektorėve. Kushtet pėr kėto universitete nuk ekzistojnė, pasi ato nė tė vėrtetė nuk janė universitete pėr nivelin mediokėr qė kanė. Ky ėshtė njė hap i qartė qė tregon se politika po shkatėrron universitetet“, - pohon Peēuli. Edhe pse qeveria e ka konsideruar si njė arritje tė saj hapjen e universitete, sipas stafit akdemik, asnjė nga universitetet e reja nuk pėrmbush standardet minimale pėr tė qenė tė tillė. Edhe pse vendimi i Kėshillit tė Ministrave e ka argumentuar hapjen e tre universiteteve mė qėllim krijimin e mundėsive, hapėsirave tė reja dhe zhvillimin dinamik tė arsimit tė lartė, rektori Peēuli pohon se pėrqindja e pranimeve tė studentėve nga kėto nė universitetin qė ai drejton, ėshtė shumė i vogėl. Ajo qė shqetėson mė shumė rektorin e Universitetit Politeknik, Pėrparim Hoxha, ėshtė mungesa e stafit tė specializuar akademik, sipas tė cilit, pėr hapjen e njė universiteti nevojitet minimalisht qė 15 pėr qind e stafit akademik tė jetė me tituj dhe grada shkencore, gjė e cila mund tė konsiderohet e pamundur pėr kėto zona. Pėrpos mungesės sė kushteve tė hapjes sė njė universiteti, Ministria e Arsimit dhe Shkencės, fill pas miratimit tė vendimit qeveritar, ka shpallur konkursin pėr pėrzgjedhjen e 3 rektorėve tė universiteteve tė reja.
Pėrzgjedhja e rektorėve
Pika qė ka pasur mė shumė kontestime nga rektorėt e universiteteve tė Tiranės, ka qenė pėrzgjedhja e krerėve tė universiteteve tė Fierit, Beratit dhe Durrėsit. Sipas ligjit pėr arsimin e lartė, pėrzgjedhja e rektorėve bėhet nga stafet akdemike dhe nuk ėshtė kompetencė e MASH-it. “Njoftimi qė ka dhėnė Ministria e Arsimit pėr pėrzgjedhjen e rektorėve tė rinj ėshtė thjesht formale pėr tė vendosur nė krye personat qė dėshirojnė, pėr t’i komanduar ata“, - shpjegon rektori i Universitetit Bujqėsor tė Tiranės. Por nėse kjo shkelje e ligjit justifikohet nga Ministria e Arsimit me mungesėn e stafeve akademike, rektorėt propozojnė qė deri nė momentin e unifikimit tė universiteteve ato mund tė komandohen nga ministri Memushi. “Mė duken tė papranueshme kushtet e vendosura nga Ministria e Arsimit pėr pėrzgjedhjen e rektorėve tė rinj. Disa nga kushtet janė njohja e njė gjuhe tė huaj si dhe ajo kompjuterike, kėrkesa kėto tė cilat vlejnė vetėm pėr administratėn civile, por kurrsesi pėr stafet akademike, pasi kusht pėr stafin e profesoriatit, qė ka mbrojtur titujt dhe gradat shkencore, ėshtė njohja e njė gjuhe tė huaj“, - pėrfundon Rrokaj.


Shezai Rrokaj
Ky vendim nuk ka marrė kurrsesi konsulencėn e Konferencės sė Rektorėve.

Velesin Peēuli
Ėshtė njė vendim i pamenduar. Unė nuk mund ta quaj si njė vendim tė qeverisė.

Pėrparim Hoxha
Pėr hapjen e njė universiteti, 15% e stafit duhet tė jetė me tituj dhe grada shkencore.


Nga:Olsi Kolami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio