Studentet.info
Lajme : FILLOJNĖ PUNIMET PĖR TA SJELLĖ SHTATOREN E AKADEMIK FEHMI AGANIT
Kyqur 06-08-2005 3:31:39 (1843 Lexime)


SHTATORE QĖ PĖRKUJTON NJĖ VEPĖR SUBLIME

Prishtinė, 6 GUSHT- Institucionet e Kosovės nuk po e harrojnė kontributin e jashtėzakonshėm qė dha akademik Fehmi Agani, qyshė nga themelimi i UP-sė, krijimi i shtetėsisė sė Kosovės nė vitet e 90-ta por edhe veprimtarisė patriotke tė tij nė luftėn e fundit. MASHT-i po e financon projektin pėr vėnjen e shtatores sė Prof. Aganit para Fakultetit Filologjik. Punėt po vajnė pėr sė mbari dhe i tėrė ky projekt ėshtė nė fazen e fundit tė realizimit.
Nė gjashtė vjetorin e rėnies sė pishtarit tė dijes e tė lirisė dhe njėrit prej themeluesve tė Universitetit tė Prishtinės, akademik Fehmi Aganit, nėn patronatin e Presidentit tė Kosovės z. Ibrahim Rugova, ishte vėnė gurthemeli i pėrmendores sė tė ndjerit Agani, para Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės.


Kjo dėshmoi se Institucionet e Kosovės nuk e harruan veprėn sublime tė profesorit tė nderuar dhe sot po realizojnė njė projekt pėr ta sjellė nė mesin e studentėve, kuadrit mėsimor dhe qytetarėve, shtatoren e akademik Aganit. “Kosova dhe populli i saj do tė bėhen vend i popullit tė lirė tė Evropės. Jeta dhe vepra e Fehmi Aganit do ta ketė vendin dhe nderin nė piemontin shqiptarė”, janė fjalėt qė dėgjuam nga kryeparlamentari Nexhat Daci nė ceremonialin e vėnies sė gurthemelit tė shtatores sė akademik Aganit.
MASHT-i ka vendosur qė ta financoi projektin pėr ngritjen e shtatores sė akademikut dhe mėsimdhėnėsit Fehmi Agani, i cili ka bėrė shumė pėr arsimin e Kosovės. “Kemi vendosė qė shtatorja tė vėhet para Fakultetit Filologjik, aty ku profesori mė sė shumėti ka kontribuar, dhe nė mėnyrė qė sa herė studentėt tė takohen tė shohin fytyrėn e Fehmi Aganit, meqė shumė profesorė mėsimdhėnės nė kėtė fakultet kanė qenė edhe kolegė apo studentė tė tij”, ka thėnė Fevzi Berisha, zv-minister i ASHT-sė. Ai ka konstatuar se vendosja e kėsaj shtatoreje ėshtė shenjė rrespekti pėr kontributin madhor tė akademik Aganit qė ka dhėnė nė arsim e sidomos pėr ēėshtjen kombėtare, e nė theks tė veqantė gjatė viteve tė 90-ta.

Projekti nė fazen pėrfundimtare
Detaje tė hollėsishme lidhur me vajtjen e punėve, nė kėtė projekt madhor, morėm nė Zyrėn e Prokurorimit tė MASHT-it, me ē’rast u njoftuam se i tėrė projekti ėshtė realizuar nė tre faza. “Sė pari ne kemi shpallur konkursin pėr pėrpilimin e projektit ideor, ku patėn konkuruar tre kompani dhe fitues ėshtė shpallur “Arch & Design”, ēmimi i tė cilit projekt ka kushtuar 6360 euro”, ka thėnė Ali Godemi, zyrtar nė Njėsinė pėr Prokurorim. Ai mė pas e prezentoi edhe fituesin pėr rregullimin e bazamentit nė tė cilėn do tė vendoset shtatorja. Tenderin nė fjalė e kishte fituar kompania “Riar-Alfis”, e cila tashė e katėr ditė ėshtė duke punuar intenzivisht, dhe ky projekt ka kushtuar rreth 30000 euro. “Tani jemi nė fazėn e tretė, atė tė pėrpunimit tė skulpturės sė prof. Fehmi Aganit. Deri mė tani kanė arritur dy skulptura dhe ne vazhdojmė tė presim edhe konkurues tė tjerė, deri nė ditėn e premtė kur pėrmbyllet konkursi”, tha gjatė bisedės z. Godemi. Tek dyert e Zyrės sė Prokurorimit takuam skulptorin Sami Shabani i cili dorėzoi nė kėtė zyrė njė skulpturė-mostėr, me tė cilėn konkuroi pėr tė fituar tė drejtėn e skulpturimit tė portretit tė akademik Aganit. “Tej mase kam qenė i frymėzuar, kur vendosa pėr t’i bėrė skulpturė prof. Aganit. Jam munduar qė me anė tė sajė ta paraqes urtėsinė tė cilėn e posedonte ai dhe njėkohėsisht qėndrimin e njė filozofi madhor”, tha skulptori Shabani. Te pėrkujtojmė qė skulptori Sami Shabani ėshtė edhe autor i skulpturės sė Pjetėr Bogdanit, punė tė cilėn e kishte bėrė me rastin e 300 vjetorit tė vdekjes sė Bogdanit.

Dekani pengon punėn rreth shtatores sė akademik Aganit
Ėshtė dita e katėrt qė kur ka filluar punėt kompania “Riar-Alfis” nė pėrgatitjen e bazamentit pėr vendosjen e kėsaj shtatoreje. Pėrfaqėsuesit e kėsaj kompanie presin qė brenda 30 ditėsh t’i pėrfundojnė punėt, pėr tė mundėsuar kėshtu vendosjen e shtatores. Projekti pėrfshinė ndėrtimin e sheshit, fontananės, tretuareve dhe vendosjen e ndriqimit. “Ne kemi realizuar edhe projekte tė tjera por projekti “Sheshi pėr vendosjen e shtatores Fehmi Agani” konsiderojmė se ėshtė projekti mė i rėndėsishėm dhe mė mė vlerė”, tha pronari i “Riar-Alfis”, Rifat Sadiku.
Jo tė gjitha punėt u kishin vajtur mirė kėsaj kompanie gjatė realizimit tė punimeve. Njė pengesė, qė tani ėshtė evituar, ka qenė pėrpjekja e dekanit tė Fakultetit Filologjik, Nuhi Rexhepit, pėr ta ndėrprerė vijimin e mėtejshėm tė punės. “Me ndėrtimin e shtatores do tė prishet gjelbėrimi”, u kishtė thėnė dekani Rexhepi punėtorėve dhe menjėherė i kishte urdhėruar qė tė tėrhiqeshin nga oborri i Fakultetit Filologjik. Njėri nga punėtorėt i’u kishte drejtuar dekanit se puna qė po bėnin ata jo qė e prishė gjelbėrimin, por ėshtė njė vlerė e madhe qė i shtohet Kosovės, dhe i cili punėtor shprehte njė dozė dyshimi nė moralin e dekanit. Karshi kėtyre akuzave tė kompanisė ndėrtimore dhe tė punėtorėve tė sajė, dekani Rexhepi ėshtė kundėrpėrgjigjur se “Ne kemi rrespekt tė madh pėr prof. Fehmi Aganin. Nuk jemi kundėr realizimit tė kėtij projekti por paraprakisht ne ėshtė dashur tė informoheshim, qoftė nga MASHT-i apo edhe nga vetė kompania qė i kryen kėto punė”. Dekani sqaron se u kishte kėrkuar lejen pėr punėn qė po bėnin dhe pasiqė nuk kishte marrė pėrgjegje nga ta atėherė i kishte lutur qė tė tėrhiqeshin. Problemi ka pėrfunduar me kaq dhe pas tre orė tė ndėrprerjes sė punimeve ato kanė vazhduar sėrish.

Studentėt mirėpresin fillimin e punėve
Studentėt e Universitetit tė Prishtinės e mirėpresin ardhjene shtatores sė akademik Fehmi Aganit nė hapėsirėn universitare. “Profesor Agani ka qenė njė ndėr profesorėt i cili ka dhėnė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr UP-nė, prandaj ėshtė kėnaqėsi e papėrshkrueshme ardhja e prof. Aganit nė hapėsirėn universitare”, tha Bekim Rexhepi, nėnkryetar i UPSUP-sė. Pranė punimeve qė bėheshin takuam edhe studenten Nora Gashi e cila ishe mjaft e emocionuar kur kuptoi se pėr ē’farė pune bėhet fjalė. “Ėshtė puna mė e menqur dhe investimi mė me vendė qė bėhet nė sektorin e Arsimit Sipėror. Nuk e di se a do t’i dalim hakut ndonjėher, ne studentėt dhe aytetarėt nė pėrgjithėsi”, u shpreh Nora.

Nga: Besnik Krasniqi (gazeta TEMA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio