Studentet.info
Lajme : Kolegji i Profesoriatit “Studentėt qė do tė pranohen nė universitete tė testohen
Kyqur 06-08-2005 4:36:36 (1920 Lexime)

Maturantėt, test kombėtar pėr pranimet nė universitete

Tiranė, 6 GUSHT- Nėse sivjet diskutimet mbi liberalizimin ose jo tė universiteteve do tė ndjekin rrjedhėn e debateve, vitin qė vjen premtohet njė strukturė mė e plotė dhe moderne pėr pranimin e studentėve nė universitete. Kolegji i Profesoriatit ka propozuar qė mot, maturantėt qė duan tė ndjekin arsimin e lartė, pėrveē provimit tė pjekurisė t’i nėnshtrohen edhe njė testi, i cili do tė matė njohuritė e tė rinjve, duke orientuar profilin qė ata duan tė ndjekin. Sipas kryetarit tė Kolegjit tė Profesoratit Shqiptar, Ismail Hoxha, ky sistem seleksioni konsiderohet nga mė tė suksesshmit nė Evropė, duke shmangur korrupsionin gjatė procesit tė konkurseve.


Njė hap pozitiv ėshtė cilėsuar ky test, edhe nga drejtoresha e Qendrės Kombėtare tė Arsimit dhe Vlerėsimit tė Provimeve, Shpresa Petrela, shpjegon se databaza e testeve standarde qė zotėron kjo qendėr mund tė shėrbejė shumė mirė pėr matjen e njohurive tė maturantėve, pėr mė tepėr qė QKAVP-ja ėshtė e vetmja qendėr e specializuar e kėtij lloji nė vend, e cila mund tė japė njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė kėtė proces.
Testi i vlerėsimit
Shumė vende nė Evropė pėrdorin sistemin e testimit tė studentėve para pranimit tė tyre nė universitete. Sistemi bazė i referimit janė testet SAT 1 dhe SAT 2, tė cilat konsiderohen si matėsit mė tė pėrkryer tė njohurive pėr sistemin parauniversitar. “Sivjet ėshtė pothuajse e pamundur aplikimi i kėsaj metode, pasi ėshtė tepėr vonė, por nėse zbatohen testet standarde tė njohura nė tė gjithė Evropėn, mund tė pėrzgjedhim nė universitete studentė me cilėsi shumė tė mirė. Ky ėshtė njė mekanizėm mjaft transparent, ndėrkohė qė testet hartohen nga qendra tė specializuara”, - pohon kreu i KPSH-sė, Hoxha. Testi do tė jetė i lirė pėr tė gjithė ata qė duan tė ndjekin universitetet, duke shmangur nė kėtė mėnyrė edhe abuzimet qė vijnė si pasojė e notave tė pamerituara. “Mendoj se testet SAT 1 dhe SAT 2 janė mė tė mirat qė mund pėrdoren pėr sistemin parauniversitar, ku i pari bėn testimin e pėrgjithshėm dhe i dyti atė tė profilizuar. Ky mund tė jetė njė test kombėtar, i cili do tė masė nė mėnyrė korrekte njohuritė e nxėnėsve qė mbarojnė gjimnazin”, -pohon shefja e QKAVP-sė, Shpresa Petrela. Kjo qendėr do tė garantojė teste standarde, ndėrkohė qė vlerėsimi si dhe pėrcaktimi i krediteve pėr pranimin e studentėve do tė vendoset nga universitetet. Sipas Petrelės, nėse njohuritė e arsimit tė mesėm do tė maten nėpėrmjet kėtij testi, atėherė nevojitet qė numri i provimeve tė maturės tė rritet. QKAVP-ja ėshtė e vetmja qendėr e kėtij lloji nė vend, e cila pėr 3 vjet rresht ka punuar me hartimin e testeve pėr pranimet nė universitete, pėrvojė kjo e cila do tė ndihmojė pėr funksionimin e kėtij mekanizmi nė tė gjithė vendin. “Vetėm nė kėtė mėnyrė nuk do tė kemi mė kontestime tė notės mesatare tė shkollės sė mesme, pasi siē dihet, nota 10 e njė nxėnėsi nė kryeqytet nuk mund tė jetė e barazvlefshme me atė tė njė bashkėmoshatarit tė tij nė zona tė tjera tė vendit. Nė kėtė mėnyrė, jo vetėm qė do tė ketė njė vlerėsim tė saktė tė njohurive tė maturantėve pėr 4 vitet, por do tė kemi njė rezultat mė tė qartė pėr procesin e mėsimdhėnies nė tė gjitha shkollat e arsimit tė mesėm nė vend”, - pohon Ismail Hoxha.
Kreditet
Pas testimit dhe vlerėsimit tė studentėve tė testuar me pikė, atėherė ėshtė radha e universiteteve, tė cilat do tė vendosin se cilėt studentė do tė pranojnė nė auditore, duke marrė si sistem referimi nivelin e pikėve qė maturantėt kanė fituar pėr degė tė profilit qė lidhen me fakultetet pėrkatėse. Sipas Petrelės, Greqia pėrdor njė sistem tė ngjashėm, i cili teston maturantėt pėr njohuritė e tyre nė katėr nivele qė lidhen me profilet e universiteteve. Tė gjitha universitetet vendosin kushte, tė cilat lidhen ngushtė me kreditet qė kanė fituar kandidatėt pėr studentė gjatė testit, duke pranuar ata tė rinj qė plotėsojnė kriteret e pėrcaktuara. Kėshtu nėse njė maturant ka fituar gjatė testit 80 pikė e sipėr dhe ky ėshtė kriteri bazė i njė universiteti, atėherė ai mund tė zgjedhė degėn qė dėshiron, pasi ka plotėsuar kushtet e vendosura paraprakisht. Ndėrkohė qė pėr universitete apo degė ku numri i kėrkesave ėshtė mė i madh, pėrpos krediteve tė pėrcaktuara studentėt mund edhe tė intervistohen, duke pėrmbushur kėshtu procesin e pranimit tė tė rinjve nė universitete.


Testet e konkurseve
Rregullorja pėr zhvillimin e konkursit tė pranimit parashikon qė testi do tė jetė mėnyra e vetme e matjes sė njohurive tė kandidatėve. Testet hartohen nga vetė fakultetet dhe sipas rregullores, ato duhet tė jenė 10-fishi i pyetjeve qė do tė pėrdoren nė konkurs. Testi mat njohuritė e pėrgjithshme dhe ato speciale tė kandidatėve. Testet hartohen pa ēelėsin e pėrgjigjeve dhe i dorėzohen rektorit tė universitetit, dy ditė para zhvillimit tė konkurseve, bashkangjitur edhe ēelėsin e pėrgjigjeve. Qendra Kombėtare e Arsimit dhe Vlerėsimit tė Provimeve ėshtė i vetmi institucion i kėtij lloji nė vend, i cili merret me matjen e njohurive tė arsimit parauniversitar nė vend. Nga viti 2000-2003 kjo qendėr ėshtė marrė me hartimin e testeve tė pranimit nė tė gjitha universitetet e vendit, por vetėm njė vit mė parė kjo e drejtė iu hoq, duke iu ngarkuar fakulteteve.

Nga:Olsi Kolami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio