Studentet.info
Opinione : Koment
Kyqur 08-08-2005 5:06:13 (1477 Lexime)


Arsimi i lartė si shėrbim publik

Nga:Rexhep MEIDANI


Nė Konferencėn Botėrore mbi Arsimin e Lartė (1998), nuk u hezitua tė klasifikohej edhe kjo hallkė tepėr e rėndėsishme e sistemit arsimor si njė pjesė e spektrit tė shėrbimeve publike. Por pavarėsisht nga ky klasifikim apo nga fakti qė burimet financiare, private ose publike, mund tė jenė krejtėsisht tė ndryshme, pėrsėri ekziston bindja e fortė se pėr arsimin e lartė, si dhe pėr kėrkimin shkencor, ėshtė mė se e domosdoshme edhe njė mbėshtetje e fortė publike, pėr tė garantuar njė balancim sa mė tė mirė midis misionit tė tij kualifikues-profesional dhe atij social-edukativ. Nė kėtė kėndvėshtrim, ėshtė kuptimplote shprehja e J. Daniel (Paris, shtator 2001) se: “kur flitet pėr liberalizimin e tregut, edukimi i lartė nuk mund tė trajtohet sikur tė ishte njė produkt i njėjtė me atė tė makinave apo bananeve”.

Kjo, natyrshėm, tė ēon nė pohimin tjetėr se ky shėrbim, pra edukimi i lartė, nė asnjė mėnyrė nuk mundet tė pėrfshihet “mot ą mot” nė regjimin GATS ( General Agreement on Trade in Services) tė politikave tė tregut, apo, pėr mė tepėr qė ai tė shndėrrohet vetėm nė njė shėrbim apo nė njė “komoditet” thjesht tė tregtueshėm. Sepse, nė fund tė fundit, njė komercializim i thellė i kėtij shėrbimi, largimi i tij i tejskajshėm nga kuadri publik, mund tė shkaktojė ose tė favorizojė deri pabarazinė e diskriminimin. Me njė konceptim tė tillė, me pėrmbajtje tė theksuar publike, do tė ishte krejtėsisht e justifikueshme qė edhe qeveria shqiptare tė mundėsonte dhe lehtėsira tė mėtejshme apo incentiva pėr shkollėn e lartė, deri dhe “delegimin” e plotė tė pėrdorimit tė gjitha tė ardhurave tė dyta tek vetė universitetet publike e fakultetet e tyre. Dhe kjo ėshtė njė pamje tjetėr, mjaft e rėndėsishme, e liberalizimit nė fushėn e arsimit tė lartė. Pėr mė tepėr, siē duket relativisht absurde derdhja e kėtyre tė ardhurave, qoftė dhe pjesėrisht, nė buxhetin e shtetit nė kushtet e njė financimi tė dobėt tė shkollės sė lartė, po ashtu do tė dukej plotėsisht me vend qė tė aplikohej njė politikė fiskale diferenciale pėr shkollat private tė ēdo niveli, duke pasur parasysh dhe “ēlirimin” financiar qė ato i bėjnė buxhetit tė shtetit pėr vetė arsimin. Madje, njė skemė incentivash, si njė aspekt tjetėr i politikės liberalizuese nė fushėn e arsimit, do ta inkurajonte arsimin privat (jopublik), por edhe do tė rriste nė mėnyrė relative e tė tėrthortė dhe vetė buxhetin e arsimit publik, qoftė dhe pa ndryshuar vlerėn absolute tė tij. Aq mė tepėr qė, pavarėsisht dėshirės sė njėrit apo tjetrit grup e individ, tė politikės apo shoqėrisė civile, ky shėrbim jopublik nė fushėn e arsimit dhe tregu i tij janė tashmė tė pranishėm nė shumė vende tė botės, siē ėshtė ai tashmė i pranishėm dhe me prirje rritjeje edhe nė Shqipėri. Nuk ėshtė e rastit, qė nė tė dhėnat e viti 1999, sipas OECD-sė (Organization for Economic Cooperation and Development), niveli i tregut tė kėtij shėrbimi nė vendet e OECD ka rezultuar rreth 30 miliardė dollarė apo afro 3% e tregut tė pėrgjithshėm tė shėrbimeve ( kur vetė gama e plotė e shėrbimeve nė vendet anėtare tė BE-sė pėrbėn rreth 2/3 e PBB-sė dhe tė punėsimit). Ndėr vendet “eksportuese” dallohen SHBA dhe Mbretėria e Bashkuar. Edhe nė kėto terma tė reja tė eksport-importit tė edukimit tė lartė, kryesorja megjithatė mbetet qė ky arsim, edhe si shėrbim, tė mos e humbasė ose tė mos e dobėsojė, por pėrkundrazi ta pėrforcojė misionin e tij publik, pra dhe karakterin edukativ-profesional dhe atė kulturor-social.
Tregu nė “kontekstin” e edukimit Liberalizimi i shkollimit tė lartė lidhet ngushtė edhe me liberalizimin e tregut. Po kėshtu, ky i fundit lidhet edhe me prirjet e orientimet nė arsimin e lartė, qė pa u ndėrthurur midis tyre, mund dhe ta komplikojnė detyrėn e mėnjanimit tė pasojave tė shumta, jo rrallė dhe negative, qė gjenerohen nga vetė tregu. Kėto prirje kanė tė bėjnė me numrin nė rritje tė bizneseve private qė ofrojnė mundėsi shkollimi tė lartė, nė nivel kombėtar ose ndėrkombėtar, pėrdorim tė gjerė tė teknologjive tė informimit e komunikimit pėr transferimin nė kontakt apo distancė tė programeve, leksioneve e materialeve tė tjera didaktike-shkencore, etj. Ato lidhen gjithashtu edhe me aspekte tė tjera si rritja e taksave, e shpenzimeve tė shkollimit pėr studentėt nė institucionet publike dhe private, pėr njė nevojė mė tė madhe, madje urgjente, tė shkollave tė larta publike pėr tė siguruar burime alternative fondesh, qė nėnkupton dhe pėrfshirjen e tyre nė veprimtari tė tjera pėrfituese, apo ndėrveprim me sektorin privat pėr mbėshtetje shtesė financiare, pėr kryerje praktikash e stazhesh mėsimore, etj.
Eshtė tashmė fakt qė kėto prirje janė tė pranishme jo vetėm nė vendet e zhvilluara, por dhe vendet nė zhvillim. Dhe nė kėtė kuadėr as Shqipėria sot nuk pėrbėn ndonjė pėrjashtim. Por a ka tė bėjė GATS-i me kėto prirje tė sotme? Nuk ėshtė e lehtė tė japėsh pėrgjigje, por sidoqoftė, ndėrsa GATS-i, nė njėfarė mėnyre, mund tė ketė “kontributin” e tij pėr njė pėrafrim komercial tė edukimit, ai nuk ka arsye qė t’i kundėrvihet shtrirjes e zbatimit tė edukimit elektronik apo nė distancė, edhe pse nuk duket qė ai mund tė konsiderohet as pengesė, as pėrgjegjės nė emergjencėn e kėtyre prirjeve. Nė tė vėrtetė, ka rėndėsi tė theksohet se aspekti i edukimit si njė biznes, sidomos pėrtej kufijve kombėtarė, ka qenė i pranishėm, sado me kufizime pėr arsye teknologjike e ndarje politiko-ideologjike, edhe para krijimit tė GATS-it. Por mbėshtetėsit e njė tregu mė tė gjerė nė shėrbimin e edukimit e vlerėsojnė praninė e GATS-it, si njė sistem rregullator, madje dhe pėr tė zmadhuar pėrfitimet nė kuadėr tė kėtyre kėrkesave, mundėsive e orientimeve tė reja. Pėrkundrazi, kritikėt kryesorė ndaj kėtij orientimi e venė theksin mbi rreziqet konkrete tė lidhura me trajtimin nė rritje tė kėtij tregu, duke gjykuar se njė gjė e tillė mund tė shoqėrohet me fitime mė tė mėdha, por gjithnjė e mė shumė nė kurriz tė cilėsisė sė programeve dhe formėsimit kulturor-profesional tė nxėnėsve e studentėve. (Nuk mund tė mohohet se ky lloj perceptimi ka depėrtuar, megjithėse ende nė nivele joproblematike, edhe nė Shqipėri. Bile ka pasur shenja tė shfaqjes sė kėtij “sindromi” edhe nė disa shkolla private tė ciklit parauniversitar). Por nuk ka dyshim se pėr shkollimin universitar njė pėrafrim me orientim tė fuqishėm tregu do tė sfidonte vetė thelbin e edukimit si njė “e mirė publike”…
Ēdo qeveri demokratike dhe institucionet publike tė arsimit, normalisht synojnė rritjen e mundėsive pėr njė pėrfshirje sa mė tė gjerė tė moshave tė reja nė procesin e edukimit. Por sfida kryesore, sidomos nė kushtet tona, qėndron midis kėrkesės nė rritje pėr arsimin e lartė, madje dhe atė parauniversitar, dhe kapaciteteve e cilėsive tė vėna nė dispozicion tė tyre. Kjo ka qenė dhe arsyeja qė, nė pėrgjithėsi, shumė studentė janė tė interesuar tė shfrytėzojnė mundėsitė publike jashtė shtetit apo mundėsitė e ofruara prej shėrbimeve tė tjera jopublike brenda ose jashtė kufijve, madje tregu i huaj i edukimit ėshtė ende mjaft i preferuar pėr rininė shqiptare, veēanėrisht pėr motive profesionale e kualiteti. Po kur liberalizimi nė rritje i kėtij tregu “faktorizohet” sipas kėtij skenari tė brendshėm e tė jashtėm, ēėshtja e “pranimit liberal” publik, nė pėrgjithėsi, fillon e komplikohet mė tej.
“Avokatėt” e aspektit tregtar tė shkollimit, e theksimit tė njė tipi tregu krejtėsisht tė lirė nė edukim, mendojnė se vetėm nė kėtė mėnyrė “konsumatorėve”, d.m.th. studentėve u krijohen hapėsira lirie shumė mė tė gjėra pėr edukimin e tyre brenda ose jashtė vendit. Kundėrshtarėt e kėsaj pikėpamjeje besojnė se, veēanėrisht brenda vendit, njė hapje e tillė “tregu” duhet tė jetė relativisht e balancuar, sepse ndryshe tregu pėrfundimisht mund ta komercializojė edukimin, duke rritur shpenzimet e tij nė mėnyrė tė papėrballueshme pėr “konsumatorin” cilėsor, por tė varfėr dhe pa mbėshtetje e mundėsi financiare. Pikėrisht, nevoja e njė balancimi tė arsyeshėm ndaj njė liberalizimi tė tejskajshėm e kaotik shtron pėr pėrgjigje po tė njėjtėn ēėshtje themelore, qė lidhet ngushtė si me kapacitetin e rolin e qeverisė, ashtu dhe mbi praninė e saj tė gjerė apo tė kufizuar nė edukimin e lartė, pėr mbėshtetjen e tij me fonde si institucione dhe si individė, pra dhe pėr kontrollin e miradministrimin e tyre.
Eshtė fakt qė shumė qeveri, pėrfshirė dhe atė shqiptare, kanė kapacitete tė kufizuara buxhetore, qė nuk u pėrgjigjen cilėsisht as situatave modeste aktuale. Por nė asnjė rast nuk mund tė justifikohet mungesa e vullnetit politik pėr tė pėrcaktuar fonde mė tė mėdha nė pėrgjigje tė shpenzimeve nė rritje tė arsimit tė lartė. Gjithashtu, me rritjen nė vazhdimėsi tė tregut ndėrkombėtar tė edukimit si problem thelbėsor del dhe zhvillimi i njė sistemi rregullator, qė do tė kishte tė bėnte me shumėllojshmėrinė e operatorėve dhe shtrirjen e tyre brenda ose jashtė kufijve kombėtarė. Nė disa vende kjo trajtohet si zbatim i njė politike tėrėsisht tė hapur, qė nė Shqipėri kufizohet e perceptohet gabimisht vetėm me hyrjen nė universitet nė kuadėr tė konkretizimit tė njė politike liberale. Ndėrkohė aty duhet tė pėrfshihen edhe rregullat e licencimit, tė pėrmbajtjes shkencore-mėsimore dhe tė monitorimit pėr operatorėt privatė tė vendit ose tė huaj ( nė tė dy rastet e shėrbimit me pėrfitim ekonomik ose pa pėrfitim), kreditimi e klasifikimi i tyre, etj. me qėllimin e vetėm qė tė garantohen si objektivat politikė kombėtarė, ashtu dhe tė mbrohen interesat e vetė publikut lidhur me edukimin dhe paranė e shpenzuar. Nė prizmin e kėtij gjykimi kėrkohet mė tepėr qartėsi e angazhim pėr ta pėrmirėsuar sistemin tonė rregullator dhe pėr ta bėrė atė sa mė tė pajtueshėm me tiparet bazė tė sistemit ndėrkombėtar, duke synuar, krahas realizimit tė objektivave arsimorė, publikė e kombėtarė, dhe njė “elasticitet” nė rritje nė pėrgjigje tė rregullave tė reja tė tregut nė njė kuadėr mjaft mė tė gjerė. Tipat e rinj tė operatorėve nė fushėn e edukimit, mėnyrat e ndryshme tė realizimit tė kėtij shėrbimi, nė mėnyrė publike ose private, nė kontakt apo nė distancė, iniciativat e ndryshme tė edukimit tejkufitar, nivelet mjaft mė tė larta tė lėvizshmėrisė apo transferimit tė studentėve e trupės pedagogjike, apo nė pėrgjithėsi mundėsitė e reja tė tregut nė edukimin e lartė - tė gjitha kėto po shoqėrohen, kudo nė botė, edhe me njė konfuzion jo tė vogėl pėr njohjen e diplomės, tė kualifikimit universitar apo, nė pėrgjithėsi, pėr transferimin e krediteve akademike, etj. Natyrisht njė gjė e tillė nuk ėshtė fare e re, por problematika aktuale po bėhet, nėn trysninė e tregut, gjithnjė e mė shqetėsuese dhe me plot pikėpyetje. Pra, kėrkohen me urgjencė pėrgjigje ligjore e rregulla, marrėveshje tė ndėrsjella, pėr njohjen kombėtare e ndėrkombėtare tė llojeve tė ndryshme tė kualifikimeve, si dhe transferimin e krediteve, sepse, nė njėfarė mėnyre, nė kėtė fazė zhvillimi, skemat tona kombėtare pėr arritjen e njė cilėsie tė pranueshme janė duke u sfiduar lehtėsisht nga kompleksiteti i mjedisit ndėrkombėtar tė edukimit. Kjo nėnkupton se nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm tė pasurit e njė politike liberale apo thjesht e njė strategjie kombėtare, por po aq e rėndėsishme ėshtė qė vėmendja t’i jepet pėrpunimit tė njė pėrafrimi sa mė tė pėrshtatshėm, nė kuadrin e njė politike ndėrkombėtare mė tė gjerė, pėr tė garantuar si cilėsinė, ashtu dhe akreditimin e ekuivalentimin. Dhe kėto, padyshim janė elementė tė tjerė thelbėsorė tė lirisė...
Dhe sė fundi, pyetja mė shqetėsuese mbetet, pėrsėri, ajo e mėsipėrmja: A ekziston rrezikshmėria qė liberalizimi i tregtisė sė shėrbimeve, apo, nė pėrgjithėsi, liberalizimi i tregut tė edukimit tė fuqizojė “pushtimin” prej tij tė vetė “axhendės” sė arsimit tė lartė? Nė tė vėrtetė, ky rrezik nga potencial bėhet real nėse ēėshtjet thelbėsore tė politikave tė edukimit do tė vareshin gjithnjė e mė shumė nga “tregu politik” apo “shitblerjet” e politikės. Pėrkundrazi, njė gjė e tillė duhet tė shmanget sa mė parė pėr tė mos dėmtuar objektivat kyēe tė edukimit tė lartė, siē janė zhvillimi shoqėror, kulturor, profesional e shkencor dhe, nė pėrgjithėsi, roli i edukimit pėr tė promovuar demokracinė dhe qytetarinė. Pra, siē shihet problemi i liberalizimit tė shkollės sė lartė, nuk ėshtė njė ēėshtje qė gjen pėrgjigje me njė “tė rėnė tė lapsit”, por ėshtė njė ēėshtje mjaft delikate e komplekse, qė lidhet me aspekte teknike e ligjore, me prirje integruese e ndėrvarėsore, me politika konkrete fondesh, me kritere ose jo tė pranimit, tė akreditimit, tė cilėsisė e tė pronėsisė intelektuale, etj., me vetė qėndrimin politiko-moral tė shoqėrisė mbi rolin e qėllimet e edukimit tė lartė, nga njėra anė, dhe tė pėrputhshmėrisė sociale sa mė tė drejtė, jokonflikutale, midis edukimit si njė shėrbim publik apo “e mirė publike” dhe pėrafrimit tė tij si njė “kėrkesė e komoditet tregu”, nga ana tjetėr, por nė asnjė mėnyrė tė trajtimit tė tij si njė “komoditet politik” apo aq mė keq si njė “komoditet” thjesht elektoral. Prandaj dhe pa pėrfshirjen e domosdoshme tė vetė sektorit tė edukimit e specialistėve mė tė mirė tė tij, gabimet mund tė bėhen tė pashmangshme, madje mund tė rezultojnė mjaft tė dėmshme, qoftė nė kuadrin intelektual e profesional, qoftė nė rrafshin personal nė formėsimin e lirisė sė individit dhe vullnetit tė tij.

- Ish President i Republikės sė Shqipėrisė


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio