Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 09-08-2005 3:49:44 (1332 Lexime)


Tri uniperversitete

Nga: Edmond TUPJA


Me sa duket, qenveria e zotit Nano (ham, ham, ham! dhe ha, ha, ha!), ndonėse i ka ditėt e numėruara, ka vendosur tė mbahet mend pėr mirė edhe nė fushėn uniperversitare: ajo ka miratuar ēeljen e tri uniperversiteteve nė Shqipėri: nė Durrės, Berat e Fier. Sepse njėmbėdhjetė universitetet ekzistuese nuk mjaftokan pėr tė nxjerrė nė sasi tė konsiderueshme gjysmanalfabetė me diplomė, u dashkan edhe tri tė tjera, gjithse katėrmbėdhjetė rrumbullak.
Unė nuk kam hiē ndėr mend tė hyj kėtu nė llogari e pėrllogari, hesape e stėrhesape pėr tė provuar absurditetin e kėtij vendimi tė shkalluar e qesharak njėherazi, por, sa pėr dijeni, qė tė krijosh njė universitet qoftė edhe me perversitet (nga mė erdhi edhe fjala hibride “uniperversitet”), duhen miliona euro, duhen kuadro tė kualifikuara, hapėsira dinjitoze, pajisje e materiale pedagogjike, laboratorike e administrative bashkėkohore etj., etj.

Por, gjithsesi, nuk mund tė mos them se mundėsia mė e madhe ėshtė qė qenveria e zotit Nano mendon tė zbatojė parullėn leniniste sipas sė cilės “edhe njė kuzhiniere e thjeshtė duhet tė jetė nė gjendje tė qeverisė vendin” (pavarėsisht se ē’mut gjelle rrezikon tė gatuajė ajo). Kjo mund tė arrihet vetėm duke realizuar njė tjetėr parullė me parfum nostalgjik: “Qytet e universitet” (rrjedhojė e sloganit enverist “ Ta bėjmė fshatin tonė socialist po aq tė bukur sa edhe qytetin”). Fatmirėsisht qė qenveria e zotit Nano nuk e ka tė gjatė, sepse, pėrndryshe, do tė nxirrte parulla tė tjera nė kėtė drejtim, si “fshat e magjistrat”, “minibashki e makroekonomi”, “mencė e shkencė” e plot tė tjera tė sė njėjtės natyre perverse. Falė kėsaj logjike uniperversale, il bie qė njė ditė tė bukur, kur ndoshta zoti Nano tė jetė kthyer sėrish nė pushtet, ēdo qytet shqiptar tė ketė uniperversitetin e tij, pėrfshirė edhe Tepelenėn, pėr shembull, madje pėrfshirė edhe Bėnēėn, qė ndėrkohė, do tė jetė shndėrruar nė qytet falė tė ardhurave nga vizitat e shumta kombėtare e ndėrkombėtare nė muzeun e burgut historik. Sidoqoftė, ėshtė mė se e qartė se tėrė kėto uniperversitete, falė deklaratės sė Bolonjės nėnshkruar e ratifikuar para pak vitesh nga njėri prej ministrave tė Arsimit tė zotit Nano, do tė pėrgatisin jo vetėm kuadro vendase, por edhe tė huaja. Do tė dynden studentėt francezė, gjermanė, britanikė, skandinavė, spanjollė, italianė, portugezė, grekė, turq e sllavė nė auditoret e uniperversiteteve tona pėr tė marrė dije tė niveleve maksimale tė denja pėr tė konkuruar me sukses universitetet amerikane e japoneze mė nė zė, madje edhe universitetet jashtėtokėsore. Jam i sigurt qė dijetarėt e shkencėtarėt qė do tė lėvrojnė fushat mė tė koklavitura tė makrokozmosit e mikrokozmosit, do tė jenė diplomuar nė uniperversitetet shqiptare pėr zilinė e mbarė universiteteve tė Gjithėsisė. Gjuhėt e kėqija thonė se, po t’i kishin fituar zgjedhjet e 3 korrikut socialistėt shqiptarė, tri uniperversitetet e lartpėrmendura do tė mbanin emra perversonalitetesh tė Partisė Socialiste. Sigurisht qė zoti Nano nuk do tė begeniste qė emrin e tij t’ia vinin ndonjėrit prej tyre, sepse, sipas tė dhėnave qė ka miku e kolegu im i ri Franēesk Armadhi, ai pretendonte qė emrin e tij ta mbante njėri nga dy universitetet e Tiranės, pėr mė tepėr qė, para disa kohėsh, zoti kryeministėr mori edhe titullin profesor. Gjithsesi, ai mendonte se tri uniperversitetet nė fjalė mund tė mbanin emra dofarė kuadrosh tė larta tė Partisė Socialiste qė kanė punuar dikur si pedagogė filozofie e ekonomie politike marksiste-leniniste nė uniperversitetin “Enver Hoxha” tė Tiranės.
Sė fundi, tė njėjtat gjuhė tė kėqija thonė se motivi i vėrtetė i krijimit tė kėtyre tri uniperversiteteve tė reja ėshtė njė ide gjenihale e Luan Memushit, ende ministėr i Arsimit dhe i Shkencės. Sepse kush thotė uniperversitet, thotė tendera dhe jo derra te dera (e zyrės apo e shtėpisė, pak rėndėsi ka), pra, fitime e pėrfitime, emėrime, ēemėrime e riemėrime, apartamente, vila, udhėtime e pushime (brenda e jashtė shtetit e, sė shpejti, – pse jo ? –, edhe jashtė planetit). Sigurisht, qė gjatė kėtyre udhėtimeve, zoti Luan Memushi mund tė mos jetė vetėm, por me zotin Nano, i cili, siē e ka dėshmuar deri kėto kohėt e fundit fare, i ka shumė qejf udhėtimet planetare e, me gjasė, edhe ndėrplanetare, sidomos kur situata nė vend e ne gjirin e partisė sė tij bėhet tejet kritike.
Por, fatkeqmirėsisht, Partia Socialiste i humbi zgjedhjet e 3 korrikut dhe ėndrrat e thurura nė kuadrin e krijimit tė tri uniperversiteteve nė fjalė, u tretėn si kripa nė ujė. Por nė ujėrat e kripura ka peshq. Kurse nė imagjinatėn perverse tė endepushtetarėve tanė ka tiganė. E kėsaj i thonė peshku nė det e tigani nė zjarr. Por peshku qelbet nga koka, thotė populli edhe pse nuk ka frekuentuar ndonjė uniperversitet. Veē mos harroni qė jo vetėm peshku qelbet nga koka. Qeveria gjithashtu. Sidomos kur ėshtė dhjamosur pėr tetė vite me radhė


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio