Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 25-08-2005 3:53:16 (1390 Lexime)


Shkollimi universitar - privilegj ekskluzivisht i tė pasurve

Nga:Sevdail DEMIRI


Dikur kisha njė shok nė gjimnaz, me tė cilin asnjė nxėnės nga e tėrė gjenerata ime nuk ia dilte dot tė shtyhej. Matematika dhe shkencat e tjera ekzakte pėr te ishin gjėja mė e lehtė, pėr tė cilat edhepse nuk harxhonte kushedi se sa kohė, e kishte fare lehtė t’i kuptonte dhe manovronte me to si ėshtė mė sė miri.
Fatkeqėsisht, asokohe pak nxėnės kishte qė ia kishin lakmi, pėr shkak se shumica e tyre ishin dhėnė pas gjėrave tė kota, dhe nuk ua hante fort palla pėr mėsim. Mbaruam shkollėn e mesme dhe secili filloi tė kėrkojė fatin e tij tė mėtejmė, dikush nė fakultet, dikush nė punė tjera, dikush nė kafene e dikush nė shtėpi.

Gati tė gjithė ata tė cilėt dikur nė gjimnaz nuk ia kishin haberė pėr asgjė dhe madje talleshin me pėrkushimin e “matematiknit” dhe tė atyre tė tjerėve tė cilėt mėsonin, tani kanė mbaruar fakultetet! Ndėrsa, “matematikani i vogėl” dhe tė tjerė tė cilėt ishin shembullor nė shkollė, nuk arritėn dot tė marrin asnjė diplomė, dhe pėrfunduan nė punėra mė tė thjeshta, ose ia bėnė qarėn vetes nė ndonjė nga shtetete e Perendimit. Shkaku ishte i thjeshė: ata dhe familjet e tyre nuk mundėn dot t’i pėrballojnė harxhimet astronomike tė shkollimit universitar nė kėtė kohė. Kurse, ata qė patėn tė holla, (edhe pse nuk patėn mjaft “mend”), u bėnė profesorė, magjistra, madje edhe doktorė shkencash.
Historia e shokut tim matematikan ėshtė vetėm njėra nga shumė histori tė tilla tė dhembshme. Fate tė tilla tė “gjenive tė vegjėl”, pėr ēdo vjet pėrfundojnė nė punėra dhe obligime tė zakonshme, tė cilat janė tė dedikuara pėr njė nivel tjetėr tė njerėzve, pa ndonjė nivel tė lakmueshėm tė kapacitetit intelektual.
Aktualisht, shkollimi universitar ėshtė bėrė privilegj ekskluzivisht i njerėzve tė pasur. Nėse ke tė holla, shumė lehtė mund tė bėhesh njeri me shkollė tė lartė, me fakultet, me kurse tė ndryshme tė natės e tė ditės, me shkolla diplomatike, politike, ekonomike, dhe me kushediēka tjetėr. Por, nėse nuk ke tė holla, shumė lehtė mbetesh nė margjina tė shoqėrisė dhe askush nuk merr vesh nėse je I gjallė dikund apo jo.
Sa pėr ilustrim, pėr t’u shkolluar sot njė student nė cilindo Universitet tė vendit, duhet mė sė paku tė ndahet nga buxheti familjar njė rrogė mesatare. Nga kėtu shtrohet njė pyetje e thjeshtė, si do tė shkollohet njė student I njė familjeje, nė tė cilėn edhe disa fėmijė tė tjerė ndjekin shkollat fillore apo tė mesme, kurse rroga prej 12 mijė denarėve nuk ėshtė e mjaftueshme as pėr bukė?!
Mėnyra se si aktualisht ėshtė duke funksionuar shkollimi universitar nė vend, nė mėnyrė tė pavetėdijshme, pėr njė kohė jo tė gjatė do tė na kthehet si bomerang. Edhe ashtu, antivlerat po futen nė ēdo sferė tė shoqėrisė sonė, kurse vlerat po hudhen nė margjina pėr ēdo ditė. Mėnyra e tillė e zhvillimi tonė intelektual, nuk garanton kurrfarė perspektive pėr qenien tonė.





Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio