Studentet.info
Opinione : Koment
Kyqur 28-08-2005 12:46:16 (1193 Lexime)


WC

Nga:Edmond TUPJA


Sigurisht qė rektorėt e universiteteve tė Shqipėrisė do tė mblidheshin pėr tė diskutuar lidhur me tė fundit marrėzi madhėshtore (le tė shpresojmė qė ėshtė vėrtet e fundit) tė endeqeverisė Nano: liberalizimin e pranimeve nė universitetet nė fjalė pa mbajtur parasysh mundėsitė e tyre materiale, mėsimore, pedagogjike e kėrkimore. Sigurisht qė ata nuk do t’i pranonin dhe s’kishin sesi t’i pranonin kuotat kot mė kot, tejet aventureske, tė propozuara prej endeqeverisė Nano lidhur me numrin e kandidatėve qė mund tė regjistrohen. Sigurisht qė ata kanė tė drejtė tė shqetėsohen e tė ngrenė zėrin e tyre lidhur me lajthitjet e atij qė, endekryeministėr kėrkon tė lodrojė cinikthi me fatet e mijėra tė rinjve nė kėrkim tė njė tė ardhmeje mė tė mirė.
Ky shqetėsim madhor, gjithsesi, duket se i ka penguar ata tė merren edhe me njė tjetėr problem shqetėsues, qė, nė disa fakultete tė universiteteve jo vetėm nė Tiranė, por edhe nė rrethe, mė ngacmon prej vitesh. Po shpjegohem.



Para disa muajsh, njė pedagog francez, ardhur pėr vizitė pune nė njėrin prej fakulteteve nė fjalė, tė cilit i shėrbeja si pėrkthyes, u kėrkoi ndjesė kolegėve tė tij shqiptarė qė tė dilte pėr disa ēaste nga salla ku ata po bisedonin. “Dua tė shkoj atje ku mbreti shkon i pashoqėruar dhe nė kėmbė” – mė pėshpėriti nė vesh. E kuptova, donte tė shkonte nė WC. Dhe u mata t’i tregoja se ku ishin ato. Por ai s’mė la kohė tė hapja gojėn. “S’ėshtė nevoja tė me thoni se ku janė, – shtoi ai – e kam shumė tė lehtė t’i gjej: rrugėn ta tregon era e tyre specifike!”. Thėnė mė shkoqur, nė disa fakultete, dhe kėta nuk janė tė paktė, era e WC-ve ka momente kur ėshtė mirėfilli e padurueshme. Madje deri nė atė pikė sa, po tė jesh me rrufė e t’i kesh hundėt e zėna, ato tė hapen menjėherė. Oh, sigurisht fajin e kanė ndėrprerjet e furnizimit me ujė, ndoshta edhe mungesa e pajisjeve tė pėrshtatshme, ndoshta edhe niveli i ulėt i edukatės higjienike tė disa studentėve, madje edhe tė ndonjė pedagogu. Gjithsesi, duhet gjetur njė zgjidhje qė kutėrbimi nė fjalė tė mos i shqetėsojė mė studentėt e pedagogėt e rregullt e tė pastėr, qė e duan dhe e respektojnė institucionin e tyre.
Ja pėrse kėmbėngul qė rektorėt e Shqipėrisė tė merren seriozisht edhe me problemin e WC-ve nė fakultetet e universiteteve pėr tė cilėt pėrgjigjen. Sigurisht, nė ēdo fakultet janė bėrė, bėhen e do tė bėhen tendera edhe pėr rindėrtime. Por administratorėt e fakulteteve qė, ndėr tė tjera, merren edhe me WC-tė, tė mos tallim ...ythėn me nevojat mė tė ngutshme tė njeriut (natyrisht, pas tė ngrėnit e tė pirit, tė fjeturit e tė ...irit). Njė pyetje kam pėr kėta zotėrinj, madje edhe pėr tė nderuarit rektorė, dekanė, zėvendėsdekanė e kancelarė: Po aq erė bien WC nė shtėpitė e tyre? Apo duan qė t’u shkoj pėr vizitė pa pritur e pa kujtuar pėr tė parė si paraqitet gjendja? (Nė kėtė rast, do tė marr me vete ndonjė kundėrgaz, se ndoshta nuk i dihet si vjen puna).
Nė qoftė se gjithė kėta goxha zotėrinj nuk janė tė aftė tė eliminojnė kutėrbimin nė fjalė, atėherė le tė nxisin vrullshėm privatizimin e WC nė institucionet qė drejtojnė duke organizuar me transparencė tendera seriozė. Por ky privatizim e ka bishtin prapa: vajtja nė WC do tė bėhet me para nė dorė (tarifat mund t’i pėrcaktojė vetė zoti endekryeministėr po t’ia ketė ėnda, pastaj le tė mblidhen rektorėt pėr tė shfaqur miratimin ose kundėrshtimin e tyre, siē bėnė me rastin e kuotave tė pranimeve qė u pėrpoq t’u impononte endeqeveria). A e pėrfytyroni dot, tė dashur lexues, njė rektor apo njė dekan (se mua, pedagogun e thjeshtė, e keni tė lehtė tė mė pėrfytyroni, apo jo?) duke paguar sa herė qė do t’i duhet tė shkojė atje ku “mbreti shkon i pashoqėruar dhe nė kėmbė”?
Nė qoftė se rektorėt e universiteteve tė Shqipėrisė nuk mblidhen me ngut pėr tė zgjidhur kėtė problem urgjent qė bie erė ...urrė e ...ut (siē ėshtė urgjente vetė nevoja e papėrballueshme pėr tė zbrazur fshikėzėn e tejmbushur tė urinės apo zorrėn e trashė tė mbingarkuar), atėherė ka rrezik qė njė ditė tė ngarkuar rėndė me parfume biologjike negative, studentėt e pedagogėt e kėtij apo atij fakulteti tė aksh universiteti tė dalin tė bėjnė mėsim tė pastėr, ose grevė pastėrtie, nė qiell tė hapur, pavarėsisht nga koha qė bėn.
Sidoqoftė, rektorėt e dekanėt mund tė justifikohen duke mė thėnė: “E ē’ėshtė era e ...urrės dhe e ...utit nė disa prej fakulteteve tona nė krahasim me erėn e llahtarshme tė korrupsionit qė sundon nė mbarė Shqipėrinė?” Dhe do tė ma mbyllnin gojėn, por jo hundėn. Nė fakt, nuk do ta kishin gabim, sepse, nėn drejtimin e Partisė Socialiste, mbarė Shqipėria ėshtė kthyer kėto vitet e fundit nė njė WC tė pėrmasave kombėtare qė e kanė zili gjithė WC-tė e botės sė tretė e tė katėrt.


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio