Studentet.info
Lajme : Nė fakultetin Juridik do tė pranohen vetėm 300 studentė tė rinj
Kyqur 30-08-2005 6:30:01 (2646 Lexime)

“Kuotat e qeverisė nuk janė zyrtare”

Tiranė, 30 GUSHT- Dekani i fakultetit Juridik nė Tiranės refuzon pėrfundimisht kuotat e pranimit tė miratuara nga Kėshilli i Ministrave mė 12 gusht tė kėtij viti.

Sipas tij, pėrderisa ky vendim nuk ėshtė botuar ende nė fletoren zyrtare ai nuk mund tė jetė i zbatueshėm. Prandaj, shton dekani Kudret Ēela, nuk ėshtė ministri i Arsimit ai qė duhet tė japė pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje, por vetė Kėshilli i Ministrave.
Sipas dekanit tė fakultetit tė Drejtėsisė nė Universitetin e Tiranės, Kudret Ēela, konkursi i datės 3 shtator do tė zhvillohet me dy turne. Edhe pse do tė jetė nė njė ditė, konkurrentėt janė nė njė numėr shumė tė madh dhe pėr kėtė mund tė ketė edhe probleme. Ai e sheh tė pamundur zhvillimin e konkursit nė njė seancė dhe mėnyrėn se si dhe ku do tė sistemohen gjithė ata konkurrentė. “Eshtė e vėshtirė t’i menaxhosh kaq shumė studentė. Ne jemi mėsuar qė edhe menaxhohen, por fjala ėshtė se sa i qetė je nė ndėrgjegjen tėnde tė menaxhosh mė sė miri me korrektesė dhe pėrpikmėri me monitorim 4 mijė e ca studentė, tė ulur nė salla tė ndryshme. Sa tė sigurtė jemi pėr administrimin e mirė nė sallė. Vjet kam pasur shumė kontestime nė kėtė drejtim”, u shpreh dje pėr mediat dekani Ēela. Sipas tij, kandidatėt do t’i nėnshtrohen dy testeve tė ndryshme, por me tė njėjtėn shkallė vėshtirėsie.



PERGJIGJJA KUNDER
Vetėm 300 tė drejta studimi do tė pranohen nė sistemin e ditės dhe 200 do tė hyjnė nė sistemin me kohė tė pjesshme. Ky ėshtė vendimi i fakultetit Juridik, duke refuzuar kėshtu pėrfundimisht vendimin e qeverisė pėr tė pranuar 500 tė rinj me kohė tė plotė. “Vendimi i qeverisė duhet rishikuar dhe duhet tė kthehet njė pėrgjigje nga vetė Kėshilli i Ministrave. Pra, nė mėnyrė institucionale ėshtė Kėshilli i Ministrave ėshtė ai qė vendos kuotat kryesore dhe ėshtė ai qė ka kompetencė ligjore tė rishikojė, tė anulojė dhe tė shprehet zyrtarisht nga pikėpamja ligjore pėr nivelin e kuotave tė pranimit nė kėtė fakultet. Pati njė reagim prej dekanėve, por qė e pashė edhe nė senat ku ata shprehėn rezervat e tyre nė lidhje me kuotat e reja tė qeverisė. Nga kjo pikėpamje duhet pritur reagim zyrtar pėr rezervat e dekanėve dhe kėshillave tė fakulteteve. Vendimi nuk ėshtė botuar ende nė fletoren zyrtare”, tha dekani Ēela.



Testet hartohen natėn

Kandidatėt qė do tė konkurrojnė kėtė vit nė shkollat e larta janė duke pėrdorur teste qė kanė rėnė vitet e kaluara, sidomos bankat e pyetjeve qė kanė botuar vetė fakultetet. Sipas udhėzimit tė Ministrisė sė Arsimit, hartimi i testeve ėshtė njė procedurė e mbyllur, pėr faktin se bėhet pak orė pas mesnatės dhe grupi i ngarkuar nuk lejohet tė dalė nga mjediset e fakultetit deri nė momentin e fillimit tė konkursit.



Universitetet e reja
Ministria bėn publike emrat e rektorėve nė rrethe

Dje, Ministria e Arsimit dhe e Shkencės ka bėrė mė nė fund publike emrat e tre rektorėve tė rinj qė pritet qė drejtojnė universitetet e Durrėsit, Fierit dhe Beratit. Sipas burimeve nga ky dikaster, ata do tė jenė pėrkatėsisht Kosta Bajraba pėr Durrėsin, Edmond Dragoti rektori i Universitetit tė ri tė Beratit dhe Irakli Prifti rektori i Universitetit tė ri tė Fierit. Sipas drejtuesve tė Drejtorisė Arsimore nė kėtė qytet, ai ka njė aktivitet tė ngjeshur shkencor dhe profesional si inxhinier nafte, shoqėruar me tituj dhe grada shkencore. Ministri i Arsimit, dy ditė mė parė garantoi se stafi akademik do tė ketė tituj dhe grada shkencore. Sipas udhėzimit qė ai ka nxjerrė, mė 1 shtator nis punėn rektori, pas 15 ditėsh ai do tė zgjedhė stafin mėsimor, i cili do tė jetė 70 nė tė tre universitetet, ndėrkohė qė konkurset do tė zhvillohen nga 15 - 20 shtator. Kandidatėt qė duan tė studiojnė pranė kėtyre shkollave tė larta kanė nisur dje regjistrimet, qė do tė vazhdojnė deri nė mes tė muajit shtator.



Edmond Dragoti
Do tė jetė rektori i Universitetit tė ri tė Beratit. Ka mbaruar studimet nė degėt e Shkencave Sociale dhe ka punuar si sociolog nė pjesėn mė tė madhe tė kohės. Ėshtė profesor i asociuar dhe kohėt e fundit ka kryer funksionin e zėvendėsministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.
Kosta Bajraba
Do tė jetė rektori i Universitetit tė ri tė Durrėsit, qė do tė quhet thjesht Universiteti Publik i Durrėsit, si shkollė e arsimit tė lartė me varėsi vertikale nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės. Ai ka aktivitet tė pasur, shoqėruar me tituj dhe grada shkencore.
Irakli Prifti
Do tė jetė rektori i Universitetit tė ri tė Fierit. Sipas drejtuesve tė Drejtorisė Arsimore nė kėtė qytet, ai ka njė aktivitet tė ngjeshur shkencor dhe profesional si inxhinier nafte, tė shoqėruar me tituj dhe grada shkencore. (PANORAMA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio