Studentet.info
Lajme : Dekanėt e Universitetit tė Tiranės caktojnė detajet e fundit tė konkurseve
Kyqur 31-08-2005 3:49:41 (1468 Lexime)

“Ndeshja” pėr Juridikun, nė stadiumin “Qemal Stafa”

Tiranė, 31 GUSHT- Disa prej fakulteteve tė Universitetit tė Tiranės pėrfunduan pėrgatitjen e listave emėrore tė kandidatėve si dhe sallat ku do tė zhvillohen konkurset e pranimit.
Pas fakultetit Ekonomik, i cili do tė hapė edhe serinė e konkurseve pėr kėtė universitet, salla shtesė ka kėrkuar edhe fakulteti i Drejtėsisė, por edhe ai i Shkencave Sociale. Numri i tė regjistruarve qė pritet tė konkurrojnė ėshtė tepėr i lartė dhe i papėrballueshėm nė sallat tradicionale. Dekanėt e UT-sė, gjatė mbledhjes sė djeshme, vendosėn qė t’i zhvillojnė konkurset nė ambiente mė tė mėdha, kjo edhe pėr tė shmangur abuzimet me konkurset. Ata do tė shfrytėzojnė ambientet e Akademisė sė Arteve, pallatit tė sportit “Asllan Rusi”, Pallatin e Kongreseve, madje edhe tribunėn e stadiumit “Qemal Stafa”. “Nė salla tė mėdha vėzhgimi ėshtė edhe mė i kujdesshėm, mė i pėrqendruar, kurse nė salla tė vogla ka pasur raste qė kemi konstatuar edhe abuzime. Me njė fluks kaq tė madh ne jemi tė detyruar tė zgjedhim ambiente shumė mė tė mėdha”, tha dje pėr mediat rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj.



DREJTESIA DHE SHKENCAT SOCIALE
Fluksi tepėr i madh i tė regjistruarve pėr nė konkursin e pranimit nė fakultetin e Drejtėsisė ka bėrė qė edhe ky fakultet tė kėrkojė salla shtesė. Sipas burimeve zyrtare tė kėtij fakulteti, pėrveē sallave qė janė pėrdorur ēdo vit, ku pėrfshihet Pallati i Kongreseve, pallati i sportit ”Asllan Rusi”, kėtė vit do tė shfrytėzohet edhe tribuna e stadiumit “Qemal Stafa”. Deri nė datėn 27 gusht, afati i fundit i regjistrimeve, numri i tė interesuarve qė dėshirojnė tė bėhen pjesė e kėtij fakulteti arriti nė mbi 4 150. Sipas dekanit tė kėtij fakulteti pritet qė tė ketė dy teza pėr tė njėjtin konkurs dhe qė do tė kenė pothuajse tė njėjtin nivel vėshtirėsie. Madje pėr shkak tė numrit tė madh mund tė ketė edhe turne. Ndėrkaq, edhe nė fakultetin e Shkencave Sociale numri i tė regjistruarve ka arritur nė mbi 4 124 vetė, duke e bėrė tė pamundur zhvillimin e konkursit nė sallėn e Pallatit tė Kongreseve dhe nė ambientet e fakultetit, ku ėshtė bėrė dy vite mė parė.

EKONOMIKU
Deri ditėn e fundit tė regjistrimit nė degėt e Ekonomikut shėnuan emrat e tyre plot 4 175 konkurrentė, tė cilėt do ta zhvillojnė konkursin e pranimit nė katėr ambientet mė tė mėdha qė ka vendi ynė. Duke parė fluksin tepėr tė madh tė maturantėve si dhe pamundėsinė pėr t’i kontrolluar ata, kėtė vit do tė vihet nė pėrdorim edhe tribuna e stadiumit kombėtar “Qemal Stafa”. Nė bazė tė alfabetit, nė pallatin e sportit “Asllan Rusi” duhet tė paraqiten personat emrat e tė cilėve fillojnė nga shkronja A deri te shkronja E, ose nga numri 1 deri 1489. Nė stadiumin “Qemal Stafa” do tė konkurrojnė ata persona emrat e tė cilėve fillojnė nga shkronja E deri te shkronja J, ose nga numri 1490 deri 2869. Nė Akademinė e Arteve do tė konkurrojnė ata persona emrat e tė cilėve fillojnė nga shkronja J deri te shkronja L, ose nga numri 2870 deri 3138. Nė Pallatin e Kongreseve do tė konkurrojnė ata persona emrat e tė cilėve fillojnė nga shkronja L deri te shkronja Z, ose nga numri 3139 deri 4175.



ekonomiku

Nė pallatin e sportit “Asllan Rusi” Germa A deri te germa E me nr. pėrkatėsisht 1 deri 1489
Nė stadiumin “Qemal Stafa” Germa E deri te germa J me nr. pėrkatėsisht 1490 deri 2869
Nė Akademinė e Arteve Germa J deri te germa L me nr. pėrkatėsisht 2870 deri 3138
Nė Pallatin e Kongreseve Germa L deri te germa Z me nr. pėrkatėsisht 3139 deri 4175
juridiku

Nė pallatin e sportit “Asllan Rusi” Germa A deri te germa E
Nė Stadiumin “Qemal Stafa” Germa E deri te germa J
Nė Akademinė e Arteve Germa J deri te germa L
Nė Pallatin e Kongreseve Germa L deri te germa Z
socialet

Nė pallatin e sportit “Asllan Rusi” Germa A deri te germa E
Nė stadiumin “Qemal Stafa” Germa E deri te germa J
Nė Akademinė e Arteve Germa J deri te germa L
Nė Pallatin e Kongreseve Germa L deri te germa Z

(PANORAMA)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio