Studentet.info
Lajme : Kryeministri i Maqedonisė pėr herė tė parė viziton edhe USHT-nė
Kyqur 05-09-2005 8:03:42 (1296 Lexime)

Mbėshtetje sistemit tė mirėfilltė nė arsim

Tetovė, 5 SHTATOR- Kryeministri i Maqedonisė, Vllado Buēkovski, sot pėr herė tė parė ka vizituar Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Me tė arritur nė Tetovė kryeministri mori pjesė nė inaugurimin e objektit tė ri tė shkollės sė mesme mjekėsore “Nikolla Shtejn” nė Tetovė. Nė ceremoninė e prerjes sė shiritit kanė marrė pjesė ministri i Arsimit, Aziz Pollozhani dhe kryetari i Komunės sė Tetovės, Hazbi Lika.
Pėr punėt dhe mbarėvajtjen e procesit arsimor tė shkollės sė mesme mjekėsore foli drejtori i shkollės, Irfan Shabani, i cili falėnderoi kryeministrin, qeverinė dhe tė gjithė ata qė dhanė kotribut nė ndėrtimin e objektit tė kėsaj shkolle. Kjo shkollė tashmė ka 70 mėsonjėtore, 14 kabinete dhe njė ambulancė stomatologjike.


Kreu i komunės, Hazbi Lika, tha se kėso pėrurimesh duhet tė ketė ēdo shtator dhe kjo ceremoni pėruruese duhet tė jetė shembull se pėr arsimin nė pėrgjithėsi i kushtohet njė interes i veēantė dhe se tashmė ėshtė zgjidhur njė problem i madh qė ka zgjatur shumė vjet. Nė kėtė pėrurim, kryeministri, tha se, “pėrvojat botėrore tregojnė se pėr dinamizimin e pėrgjithshėm tė njė vendi, i patjetėrsueshėm ėshtė arsimi i cili do t`u pėrgjigjet sfidave tė kohės bashkėkohore dhe se arsimit bashkėkohor i duhet trajnim i ri i kuadrit arsimor, pėrmirėsim i kushteve hapėsinore dhe ndėrtimi i shkollave tė reja, sepse vetėm njė qasje e tillė drejt arsimit ėshtė imperativ i sė tashmes, sė ardhmes dhe perspektivės shoqėrore nė pėrgjithėsi”.
Kreu i qeverisė mė tej theksoi se nga buxheti i Republikės sė Maqedonisė, Qeveria ka ndarė mjete pėr rikostruim tė 27 shkollave fillore dhe tė mesme nė vend. Nė fjalimin e tij, kryeministri foli edhe pėr reformat nė arsim, me ē’rast tha: “Neve na duhet njė rregullativė e cila do tė mundėsojė pėrforcimin institucional dhe transformimin nė drejtim tė krijimit tė kualitetit dhe standardeve nė arsimin e mesėm dhe kjo ėshtė e rėndėsishme sidomos nė periudhėn kur Maqedonia thellėsisht ėshtė e zhytur nė procesin e afrimit drejt Unionit Europian dhe kur duhet tė vijė nė shprehje potenciali i rinisė sonė.
Numri njė i qeverisė nuk harroi tė flasė edhe pėr bashkėjetesėn, duke theksuar se kjo shkollė ėshtė shembull pėr raportet multietnike nė vend, me vetė faktin se nė kėtė institucion edukativ-arsimor mėsimin e ndjekin nxėnės me etnitete tė pėrziera: shqiptarė, maqedonas, turq dhe pjesėtarė tė etniteteve tjera.
Vllado Buēkovski pėr herė tė parė dje i bėri vizitė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, ku u takua me rektorin Nexhbedin Beadini. Ishte kjo njė vizitė e papritur pėr tė gjithė. Pas mbarimit tė takimit, rektori Beadini u shpreh: “Vizita e parė e kryeministrit do tė sjellė risi nė USHT dhe ne kemi parshtruar disa kėrkesa tė cilat e tangojnė kėtė institucion, si definimi i hapėsirės sė objekteve tė USHT-sė si universitet mė i ri nė vend, investimet nė universitet me qėllim tė arritjes sė standardeve, problemi i standardave tė studentėve, nevoja e njė biblioteke universitare, konvikti studentor, menza studentore, qendra tė ndryshme”, tha ai, duke shtuar se nga takimi i sotėm ėshtė arritur pajtueshmėri nga tė dyja palėt qė disa nga pikat e parashtruara tė veēohen si mė prioritare pėr t’u realizuar sa mė shpejt.
Kryeminstri vizitėn e tij e vazhdoi edhe nė UEJL, ku vizitoi disa nga objektet e kėtij institucioni. Pas vizitės, rektori i UEJL-sė, Alajdin Abazi, u shpreh se, “kjo vizitė qė iu bė universitetit tonė ėshtė vizita e parė e njė kryeministri tė Maqedonisė nė kėtė institucion tė lartė arsimor”. Ai mė tej theksoi se gjatė relizimit tė takimit, kryeministrin e ka njoftuar rreth arritjeve dhe mėnyrės sė funksionimit tė UELJ-it nė pėrgjithėsi.
Ministri i Arsimit, Azis Pollozhani, me kėtė rast tha: “Ne sot kemi vizituar dy universitet nė Tetovė, me ēka mendojmė se tregohet njė mbėshtetje e qeverisė nė arritjen e njė sistemi tė mirėfilltė nė arsim dhe se me problemet e kėtyre institucioneve janė tė njohura pėr qeverinė dhe ministrinė, andaj edhe pėrpjekjet pėr t’i evituar nuk do tė mungojnė”.
Kryeministri Buēkovski gjatė vizitės sė djeshme nė Tetovė ishte i shoqėruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Xhemail Mehazi, ministri i Arsimit, Azis Pollozhani, kreu i Komunės sė Tetovės, Hazbi Lika, deputetėt Teuta Arifi, Abdylaqim Ademi si dhe pėrfaqėsues tjerė tė qeverisė.
Vizitėn e djeshme kryeministri e pėrfundoi nė Bėrvenicė, ku shkoi qė pėr sė afėrmi tė njihet me problemin e quajtur “Brion”. Ai para gazetarėve deklaroi se ky problem nuk ishte nė kompetenca tė tyre pėr t’u zgjidhur dhe se ėshtė punė e gjyqit.

Nga:URIM HASIPI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio