Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 06-09-2005 5:29:01 (1545 Lexime)

Universitet apo kioskė universitare?!

Nga:Yzedin HIMA


Nė Berat kanė filluar regjistrimet nė atė qė njė pllakė me mermer tė lirė varrezash nė ngjyrė gri e emėrton si Universiteti i Beratit. Pa dyshim hapja e njė universiteti ėshtė njė ngjarje e shėnuar pėr ēdo qytet. Universiteti i jep qytetit ku ēelet njė dimesion tė ri. Pėr Beratin, si emblema e qytetrimit shqiptar, ēelja e universitetit ėshtė njė mrekulli. Po nga erdhi kjo mrekulli nė kėtė fundvere? As Partia Socialiste qė po ikėn nga pushteti, as Partia Demokratike me aleatėt qė po vjen nė pushtet nuk e premtuan nė asnjė rast njė universitet pėr Beratin. Zoti Berisha ka premtuar nė njė takim elektoral nė qytetin e Durrėsit njė universitet pėr Durrėsin gjatė 4 viteve qeverisje, pa specifikuar se sapo tė ulej nė kolltukun e kryeministrit do tė ēelte kėtė universitet. Si shpjegohet nxitimi i qeverisė qė po ikėn pėr hapjen e tre universiteteve nė Berat, Fier dhe Durrės?



Disa zėra komentojnė se hapja e kėtyre universiteteve bėhet pėr tė sistemuar nė punė disa zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Arsimit me drejtoritė pėrkatėse nė qendėr dhe rrethe dhe zyrtarėve tė tjerė tė majtė qė priten tė lėnė pa lavdi karriget e pushtetit. Zoti Genc Pollo e komentoi kėtė aventurė tė qeverisė sė rrėzuar me votėn e qytetarėve si njė veprim neronian qė do tė shkatėrrojė arsimin e lartė nė Shqipėri, edhe ashtu mjaft i rrėnuar gjatė kėtyre viteve tranzicion.

Po ēfarė po ndodh nė tė vėrtetė?

Nė Berat numri i tė regjistruarėve e ka kaluar 700 –ėn. Regjistrimet vazhdojnė. Po cilėt janė kandidatėt pėr studentė tė Universitetit tė Beratit? Nxėnės me notė mesatare pesė. Nxėnės qė e kanė kryer shkollėn e mesme me korrespondencė. Rrallė, tepėr rrallė mund tė gjesh kandidatė pėr studentė me notė mesatare mbi pesė. Janė rregjistruar nė kėtė shkollė kontigjente problematikė tė shkollave tetėvjeēare dhe tė mesme, tė cilėt kanė shkuar a nuk kanė shkuar nė shkolla gjatė 12 viteve nja 2-3 javė. Mėsuesit i kanė toleruar pėr shkak tė bezdisė sė madhe qė shkaktonte prezenca e tyre nė orėn e mėsimit.

Atėherė si do tė ngrihet Universiteti i Beratit? Cilėt di tė jenė studentėt e tij? Si do tė mundin tė konkurojnė kėto kontigjente dhe tė fitojnė me konkurrim statusin e studentit? Merret me mend se komisionet do tė nxjerrin “fitues” nja 500 syresh (sa numri i paracaktuar nga MASH-i), nga ata qė pėrmendėm mė lart. “Studentėt” do tė paguajnė “taksėn e injorancės” dhe do tė nisin jetėn studentore me njėrėn dorė nė xhep pėr tė paguar taksėn e lartpėrmendur pėr ēdo provim, apo nė rastin mė tė mirė pėr shumicėn e tyre. Atėherė Universiteti i Beratit ėshtė thjesht kioska universitare e Beratit, nga i cili Berati nuk do tė gėzojė kurrfarė dimesioni universitar. Nuk dua tė flas kėtė herė pėr stafin e pedagogėve, sepse nuk dua tė paragjykoj askėnd nga ata qė kanė vrapuar pėr konkurim pėr tė zėnė vend nė stafin e kėtij universiteti.

Cila do tė qe zgjidhja? Nėse Qeveria Socialiste do ta kishte seriozisht ēeljen kėtyre universiteteve, atėhere shumė kohė mė parė niste punėn pėr krijimin e infrastrukturės universitare, stafit tė pedagogėve, fondet e nevojshme etj.etj. Gjatė tetė viteve nė pushtet dorė pas dore do tė realizohej ēelja e kėtyre universiteteve dhe jo nė mėnyrė traumatike siē po ēelen tani. Pėr mendimin tim qeveria e re duhet ta marrė seriozisht kėtė problem pėr t’i prerė udhė abuzimit dhe zhvelerėsimit tė njė akti tė madh siē ėshtė ēelja e njė universiteti. Po si? Tani Ministria e Arsimit dhe e Shkencės ka nė dorė tė vėzhgojė konkurimin e kandidatėve pėr studentė dhe nėse ka vėrtetė tė tillė, atėherė bujrum le tė fitojnė dhe tė nisin studimet. Nėse jo, le tė hapet qoftė edhe njė degė e vetme kėtė vit pėr tė lėnė hapur ēeljen e degėve tė tjera vitin tjetėr kur tė paraqiten pėr konkurim studentė tė vėrtetė. Vit pas viti universiteti do tė marrė formė dhe do tė shpėtjmė nga kioska universitare.


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio