Studentet.info
Lajme : Njė projekt i USSH-sė pret miratimin e Qeverisė, pėr t’u krijuar lehtėsime
Kyqur 06-09-2005 7:08:50 (1231 Lexime)

A do tė bėhet realitet karta e studentėve kosovar!?

RISHTINĖ, 6 SHTATOR- Jetėsimi i njė projekti tė tillė do t’i krijonte shumė privilegje studentėve, pėrfshirė kėtu lehtėsime nė institucione publike, por me mundėsi edhe nė ato private, edhe njėkohėsisht zbutjen e qmimeve pėr studentė deri nė 20-30 pėr qind, si nė mjetet e transportit, dyqane, vende pėr ushqim, klinika shėndetėsore, kinema, teatro dhe vende tė tjera. Jo vetėm kaq, por ka pretendime qė nė njė tė afėrme tė afėrt studentėve kosovarė kjo kartė t’u mundėsojė edhe kalimin e kufijėve.



Deri sa nė tė gjitha universitetet qė kanė emėr nė tėrė globin studentėt pajisen me kartė studenti, e cila u krijon privilegje studentėve nė aspekte tė ndryshme, njė gjė e tillė nuk ndodhė ende nė tė vetmin universitet publik nė Kosovė, por as nė universitetet private. Para dy vitesh edhe Universiteti i Tiranės kishte pėrpiluar njė projekt tė tillė dhe nė kėtė vit projekti nė fjalė e ka marrė aminin e Qeverisė sė Shtetit Shqiptar, vendim ky qė do tė rezultaojė me pajisjen e tė gjithė studentėve tė atjeshėm, gjatė kėtij viti, me kartėn e studentit.

Pėr ta futur kėtė praktikė edhe nė Universitetin e Prishtinės, por edhe nė universitetet private tė kėtushme, njėra nga organizatat studentore, Unioni i Studentėve Shqiptarė (USSH) e ka marrė njė iniciativė tė tillė, me ē’rast ka pėrpiluar projektin ideor i cili do t’i prezentohet shumė shpejtė Qeverisė sė Kosovės, Ministrisė sė Arsimit por edhe Rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės dhe universiteteve private, pėr miratim.

Jetėsimi i njė projekti tė tillė do t’i krijonte shumė privilegje studentėve, pėrfshirė kėtu lehtėsime nė institucione publike, por me mundėsi edhe nė ato private, edhe njėkohėsisht zbutjen e qmimeve pėr studentė deri nė 20-30 pėr qind, si nė mjetet e transportit, dyqane, vende pėr ushqim, klinika shėndetėsore, kinema, teatro dhe vende tė tjera. Jo vetėm kaq, por ka pretendime qė nė njė tė afėrme tė afėrt studentėve kosovarė kjo kartė t’u mundėsojė edhe kalimin e kufijėve, gjė kjo qė ndodhė nė shtetet e zhvilluara tė Evropės, dhe kjo praktikė aq suksesive u ka mundėsuar studentėve tė Kontinentit tė Vjetėr shkėmbim pėrvojash nė universitetet mė nė zė, por edhe lidhje kolegiale.

Ideja e USSH-sė pėr ta vėnė nė jetė kėtė projekt ka lindur nė muajin qershor, kur pėrfaqėsuesit e kėsaj organizate i kishin bėrė njė vizitė Tiranės dhe kishin marrė pėrkrahjen nga organizatat studentore tė atjeshme pėr ndihmė nė kėtė drejtim. Nė kėtė organizatė mendojnė se realizimi i kėtij projekti do tė sjellte njė sukses pėr studentėt kosovar. Pėrfaqėsuesit e Unionit tė Studentėve Shqiptarė presin edhe mirėkuptimin e Qeverisė sė Kosovės por edhe nga universitetet si ai i Prishtinės dhe ato private, nė mėnyrė qė ky projekt tė pėrkrahet financiarisht dhe tė fillojė tė realizohet qė nė fillim tė vitit tė ri akademik. Meqė kjo organizatė studentore ka shtrirje edhe nė universitetin e Tiranės por edhe nė atė tė Tetovės dhe tė Evropės Jglindore, ambiciet e tyre janė qė t’u mundėsojnė edhe studentėve tė kėtyre universiteteve pajisjen me kartė tė studentit nė mėnyrė qė tė krijohen kėto privilegje edhe pėr ta.



Nga: Besnik KRASNIQI





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio