Studentet.info
Lajme : TAKIMI I BORDIT KĖSHILLĖDHĖNĖS NĖ ZVICĖR
Kyqur 06-09-2005 7:17:05 (1273 Lexime)

UEJL-ja me programe tė reja mėsimore

Tetovė, 6 SHTATOR- Universiteti i Evropės Juglindore, vazhdon tė profilizohet nė aspektin cilėsor. Nė St. Gallen tė Zvicrės ėshtė zhvilluar takimi i rregullt vjetor nė nivel tė Bordit tė Universitetit tė Evropės Juglindore, nė tė cilin rektori i UEJL-sė Alajdin Abazi paraqiti tė arriturat e shqetėsimet qė solli viti akademik 2004/05.
“Nga UEJL-ja u prezantuan rezultatet e evaluimit qė i bėn vetė institucioni e studentėt stafit akademik e atij adminitsrativ, ku u vlerėsua se nė kėtė drejtim ky institucion akademik vazhdon tė profilohet cilėsisht”, sqaroi shėrbimi pėr informim i kėtij institucioni.


Nė anėn tjetėr nė nivel tė kėtij Bordi, kryetar i tė cilit ėshtė pr.dr. Rulf Dubs, u diskutua pėr mundėsitė dhe strategjitė e realizimit tė shumė ideve e projekteve tė reja, tė cilat pėrgjatė vitit akademik 2004/05 kanė dalė si propozime tė fakulteteve drejtuar Kėshillit tė UEJL-sė, thuhet nė komunikatėn pėr media tė shėrbimit pėr marrėdhėnie me publikun.
“Praktika Diplomatike” dhe programin tjetėr “Studime tė Sigurisė dhe Intelegjencės”, ėshtė sugjeruar qė tė realizohen si programe mėsimore tė veēanta e nė bashkėpunim me Ministrinė e Punėve tė Jashtme dhe Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė RM-sė.
Nė kėtė takim ėshtė vendosur ushtrues detyre i Dekanit nė Fakultetin Juridik tė jetė prof.dr Dennis Farrington, ndėrsa pėr Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive tė Komunikimit prorektori Zamir Dika tė kryejė edhe postin e ushtruesit tė detyrės sė Dekanit tė kėtij fakulteti.
U rishikua gjendja financiare e buxhetit tė UEJL-sė si dhe mundėsitė e zgjerimit fizik tė kampusit tė UEJL-sė, ku sė shpejti do tė fillojnė ndėrtimet e “Qendrės sė Biznesit pėr studime postdiplomike”.

Nga:Halit AJDINI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio