Studentet.info
Lajme : Studentėt drjet ka Evropa
Kyqur 08-09-2005 16:00:25 (1370 Lexime)

Dhjetė studentė kosovarė nisen pėr studime pasdiplomike nė universitete evropiane

Prishtinė, 8 SHTATOR - Dhjetė studentė tė rinj do tė ndjekin studimet pasdiplomike nė ēėshtjet evropiane nė disa nga universitetet mė prestigjioze tė Evropės, nė kuadėr tė njė programi tė financuar nga Bashkimi Evropian (BE). Ky projekt ėshtė pjesė e pėrpjekjeve tė BE sė pėr forcimin e administratės publike nė Kosovė. "Kandidatėt e pėrzgjedhur kanė shfaqur njė motiv dhe vullnet tė fort tė shėrbejnė nė administratėn publike tė Kosovės pasi tė pėrfundojnė kėto studime. Ky ėshtė njė rast i veēantė pėr tė fituar mė shumė njohuri pėr ēėshtjet evropiane", tha Odran Hejs, kryesues i operativės nė Agjencinė Evropiane pėr Rindėrtim, e cila e menaxhon projektin.


Studentėt janė pėrzgjedhur nga njė juri ndėrkombėtare. Ata do tė studiojnė nė Kolegjin e Parmės nė Itali, nė Universitetin e Suseksit dhe atė tė Manēesterit nė Britani tė Madhe, si dhe nė Universitetin e Levenit dhe Kolegjin e Brizhit nė Belgjikė. Nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr ta parandaluar largimin e talentit tė ri nga vendi, tė dhjetė studentėt janė obliguar qė pas pėrfundimit tė studimeve do tė punojnė sė paku pėr tri vjet nė administratėn publike tė Kosovės.
Grupi i mėparshėm i studentėve, tė dėrguar nė Universitetet Evropiane nė kuadėr tė kėtij programi, ėshtė afėr pėrfundimit tė studimeve dhe disa prejt tyre kanė filluar tė kryejnė stazhin e praktikantit nė institucione tė ndryshme publike.
Ky program ėshtė pjesė e njė pėrpjekjeje mė tė madhe tė BE sė pėr ta ndihmuar administratėn publike tė Kosovės pėr tė zbatuar standardet dhe politikat evropiane sipas Procesit tė Stabilizim Asociimit, i cili rregullon marrėdhėniet e BE sė me Ballkanin. /QIK




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio