Studentet.info
Lajme : KONKURRENCĖ E MADHE NĖ FAKULTETET E REJA
Kyqur 15-09-2005 14:49:01 (3246 Lexime)

Katėr aplikacione pėr njė vend “brucoshi” nė Fakultetin e Biznesit nė Pejė

PEJĖ, 15 SHTATOR- Krahasuar me vitet e kaluara interesimi pėr tė ndjekur studimet nė bankat e Fakultetit tė Shkencave tė Aplikuara tė Biznesit nė Pejė ėshtė dyfishuar, ndėrkohė qė pėr vitin e parė tė vitit tė ri akademik aplikojnė katėr veta pėr njė vend tė lirė nė drejtimet ekzistuese. Edmond Beqiri, drejtori i kėtij fakulteti qė deri kėtė muaj quhej “Shkolla Universitare e Biznesit” interesimin e rritur e mbėshtet nė faktin se studentėt me diplomėn e kėtij fakulteti po gjejnė mė lehtė punėsim nėpėr kompani tė ndryshme private ngase, sipas tij, punėdhėnėsit po tregojnė mė tepėr respekt ndaj punės profesionale tė kėtij fakulteti dhe studentėve me diploma tė tij.



Nga 33 studentė tė diplomuar, deri tash 27 janė punėsuar, prej tė cilėve 15 vetėm nė kompaninė private “Elkos” tė Pejės, kurse tė tjerėt pothuajse nėpėr tė gjitha filialet e bankave nė Pejė dhe komunat tjera pėrreth. Nė ndėrkohė, sipas Beqirit, ndėrkohė qė kompania “Devolli” ka kėrkuar nga drejtuesit e kėtij fakulteti 10 studentė tė dėshmuar pėr t’i punėsuar. Sukseset qė po arrihen nė kėtė fakultet, sipas drejtorit tė tij janė tė lidhura ngushtė me lirinė dhe afėrsinė qė stafi drejtues dhe ligjėruesit kanė me studentėt. Me pėrvetėsimin e objektit tė shkollės sė mesme teknike, qė gjendet nė tė njėjtin oborr Fakulteti i Biznesit, nga ky vit akademik, do tė zgjidh edhe ēėshtjen e hapėsirės sė nevojshme pėr ligjėrata dhe pėr strehimin e atyre studentėve qė vijnė nga komunat tjera tė Kosovės, Malit tė Zi dhe Bosnjės. “Qė ta shndėrrojmė atė nė objekt fakulteti na duhen sė paku 50 mijė euro, prej tė cilave rreth 30 mijė euro shpresojmė t’i sigurojmė nga Ministria e Arsimit, nė mėnyrė qė sa mė parė ta pėrgatitim objektin pėr mėsime”, tha Beqiri. Pėr vitin e ri akademik, nė vitin e parė, nė katėr drejtimet ekzistuese, prej tė cilave njėra nė gjuhėn boshnjake, janė planifikuar tė pranohen gjithsej 250 studentė tė rregullt. Njė ditė para mbylljes sė afatit pėr aplikim pėr paraqitje pėr studime tė rregullat janė pranuar mbi njė mijė aplikacione, ndėrkohė qė nuk ka shumė interesim pėr studime me korrespondencė, mundėsi kjo prej kėtij viti akademik. Ēėshtja e strehimit tė studentėve nė konviktin e fakultetit edhe kėtė vit ėshtė nė pikėpyetje, meqė ky objekt qė pas luftės ėshtė shfrytėzuar pėr strehimin e familjeve pa kulm mbi kokė, ende nuk ėshtė liruar i tėri. “Nga 53 familjet qė deri tash kanė qenė tė vendosura aty, kanė mbetur edhe dy familje tė cilat shpresohet qė sė shpejti do tė dalin,” . thotė pėr KosovaLive Xhavit Alimusaj, drejtori i konviktit qė ėshtė zgjedhur para dy muajve. Mirėpo edhe nėse lirohet i tėri, konvikti nuk i plotėson kushtet themelore pėr vendosjen e studentėve nė 63 dhoma qė disponon konvikti, nė tė cilat mund tė strehohen rreth 250 studentė qė vinė nga larg tė studiojnė nė Pejė. “Pėr kėtė vit akademik kemi mbi 500 kėrkesa pėr banim nė dhomat e konviktit tonė, por, objekti duhet i tėri tė rinovohet, pėrfshirė kėtu edhe mensėn”, thotė ai. Sipas tij, sipas projektit ekzistues, pėr rinovimin e tėrėsishėm tė konviktit nevojiten mbi 150 mijė euro. Zyrtarėt e fakultetit dhe konviktit i kanė kthyer sytė nga Ministria e Arsimit apo ndonjė donator tjetėr pėr sigurimin e kėtyre mjeteve. “Pavarėsisht kėsaj po behėn pėrpjekje maksimale qė deri nė fillimin e ligjėratave tė ndreqen disa dhoma mė qėllim qė t’i vendosim sė paku 100 studentė qė kanė kushte mė tė vėshtira ekonomike, edhe pse ky strehim nuk do tė jetė falas,” thotė drejtori i konviktit Alimusaj. (KosovaLive)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio