Studentet.info
Lajme : Berisha premton rritje tjetėr tė kuotave, nėse do tė jetė e nevojshme
Kyqur 23-09-2005 9:18:55 (1269 Lexime)

Miratohen kuotat e pranimit pėr 10 universitete

Tiranė, 23 SHTATOR- Nė fillim tė tetorit nė auditore do tė ulėn 18 052 studentė. Ka qenė ky vendimi i djeshėm i qeverisė, ndėrkohė qė kryeministri Sali Berisha premtoi rritje tjetėr kuotash nėse do tė ketė kėrkesa nga tė rinjtė. Zyrtarizimi pėrfundimtar i numrit tė pranimeve tė reja nė universitete ka shfuqizuar gjithashtu edhe vendimin e qeverisė Nano, e cila kishte miratuar 26 mijė kuota, pra 8 mijė mė tepėr. Kuota prej 18 054 studentėsh pėrfshin gjithashtu kuotat kryesore, dytėsore si dhe shqiptarėt jashtė trojeve tė Shqipėrisė.


“Pas tratativave tė frytshme me drejtuesit e universiteteve, qeveria vendosi rritjen e kuotave tė pranimit, duke parashikuar numrin mė optimal tė vendeve, tė cilat, tė nė thelb pėrbėjnė 90 pėr qind tė maturantėve qė mbaruan gjimnazet, ēka parashikon pranimin e tė gjithė tė rinjve nė universitete, pasi praktika tregon se ky ėshtė kufiri maksimal i pėrqindjes sė tė rinjve qė pranojnė vullnetarisht tė ndjekin universitetet”, - ka deklaruar kryeministri Berisha. Sipas kryeministrit, vetėm mė 1 tetor do tė merret vesh realisht pėrqindja e maturantėve qė do tė hyjnė realisht nė universitete dhe nė rast se do tė dalė njė pėrqindje mė e lartė nga sa ėshtė parashikuar, qeveria sėrish do tė ulet nė njė pėrpjekje tjetėr pėr rritjen e kuotave, me qėllim qė tė mos lėrė asnjė maturant pa shkollė. Kuota totale e pranimeve nė tė gjitha universitetet e vendit arrin nė 18 054 ose 40 pėr qind mė shumė nga ēka kishin propozuar vetė universitetet nė prill. Ndėrkohė qė kuota totale pėrfshin atė kryesore qė ėshtė 12 610, kuotat dytėsore me pagesė, qė janė 10 pėr qind i kuotės totale, pra 1 503, kuota pėr shqiptarėt jashtė trojeve me 301 vende, si dhe kuota pėr shtetasit e huaj me kombėsi joshqiptare, e cila ėshtė 40. Po dje qeveria miratoi gjithashtu edhe 60 kuota tė tjera, prej tė cilave 300 do tė shkojnė pėr degėt e dyta si dhe 300 tė tjera pėr vitet e ndėrmjetme. Sipas ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, kuota e miratuar nga qeveria u pėrgjigjet kėrkesave tė universiteteve pėr njė numėr studentėsh, i cili mund tė pėrballohet me mjedise, ndėrkohė qė pritet qė me njė fond shtesė tė shtohen nė stafin akdemik edhe 100 pedagogė tė rinj. Qeveria nė marrjen e vendimit ka parasysh propozimet e universiteteve, mbėshtetur nė hapėsirėn fizike tė auditoreve dhe nė ngarkesėn mėsimore shkencore tė profesoratit. Gjithahstu ėshtė mbėshtetur nė programin e qeverisė pėr rritjen e numrit tė kuotave tė pranimit nė shkollat e larta. Numri i studentėve pėr ēdo grup studimi, si rregull, ėshtė 30 pėr degėt shoqėrore dhe 25 studentė nė grup pėr degėt teknike dhe shkencore.


Qeveria premtohen mjedise tė reja universitare
Porosia e fundit e kryeministrit dje pas mbledhjes sė qeverisė, ka qenė qė ēdo metėr katror tė vihet nė dispozicion tė studentėve dhe universiteteve. Pritet qė sė afėmi tė ngrihet njė grup ndėrministror, i kryesuar nga zėvendėskryeministri Rusmajli, qė do tė marrė nė shqyrtim godinat qė vitin e ardhshėm do tė pėrdoren si mjedise universitare. Kėshtu ish-Shkolla e Partisė, Mihal Duri, Kombinati i Autotraktorėve dhe mjedise tė tjera do tė vihen nė dispozicion tė arsimit, me qėllim dyfishimin e numrit tė studentėve, veēanėrisht nė Informatikė dhe Anglisht. Kryeministri premtoi vėnien nė dispozicion tė fondeve shtesė nga qeveria, me qėllim qė ato tė pėrdoren pėr fakultete qė kėrkojnė laboratore, por edhe high-tech. Ndėrkohė ministri Pollo ka kėrkuar nė emėr tė rektorėve shtimin e mjediseve tė reja pėr disa universitete konkrete. Kėshtu ėshtė rėnė dakord qė njė kat i spitalit tė Shkodrės t’i kalojė nė pėrdorim dhe mė pas nė pronėsi universitetit, ndėrkohė qė shtėpitė e ushtarakėve nė Elbasan dhe Gjirokastėr mbeten njė tjetėr mundėsi pėr t’u kthyer nė mjedise akademike. Pollo ka kėrkuar me urgjencė qė godina e Studimeve tė Teknologjisė dhe Ndėrtimit tė kalojė nė dispozicion tė Universitetit Politeknik, me qėllim shtimin e mjediseve pėr degėn e Arkitekturės.

Nga:Olsi Kolami




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio