Studentet.info
Lajme : Regjistrimet fillojnė nė orėn 09.00 e mbyllen nė orėn 16.00 tė datės 2 tetor
Kyqur 24-09-2005 3:36:33 (1663 Lexime)

Universitetet, nisin sot regjistrimet pėr studentėt

Tiranė, 24 SHTATOR- Gjithė fituesit e konkurseve tė pranimit pėr nė universitete, duhet tė rendin pėr tė bėrė regjistrimin si studentė, qė sot. Madje pa u menduar shumė, pasi koha e vėnė nė dispozicion nuk ėshtė shumė e gjatė. Regjistrimi pėr nė shkollat e larta, sipas udhėzimit tė dėrguar dje nė fakultete, nis sot nė orėn 09.00 e mbyllet nė orėn 16.00 tė datės 2 tetor. Pra vetėm njė ditė para nisjes sė vitit tė ri akademik pėr studentėt. Brenda sė njėjtės periudhė kohe tė vėnė nė dispozicion, do tė mbyllen dhe regjistrimet pėr gjithė ata qė do tė pėrfitojnė nga shtyrja e vijės sė fituesve, nga largimi apo mosregjistrimi i fituesve kryesorė. Ndėrkaq, deri nė datėn 2 tetor, do tė bėhen edhe regjistrimet pėr kuotat dytėsore dhe fituesit jashtė trojeve tė Shqipėrisė.


Katėr ditė, pėr kuotat kryesore
“Nė bazė tė udhėzimit qė kemi marrė pėr nisjen e regjistrimeve pėr studentėt, theksohet se nga data 24 shtator e deri nė datėn 27 shtator, do tė bėhen regjistrimet pėr fituesit e kuotave kryesore”,- thotė rektori i Universitetit Politeknik tė Tiranės, Pėrparim Hoxha. Tė njėjtėn gjė e kanė pohuar dje edhe dekanėt e fakulteteve tė Tiranės, pėr disa prej tė cilėve koha katėrditore e lėnė nė dispozicion pėr regjistrimin e fituesve tė kuotave kryesore, mund tė mos jetė e mjaftueshme. Sipas dekanit tė Fakultetit tė Histori-Filologjisė, Gjovalin Gruda, tė interesuarit duhet tė shpejtojnė pėr tė bėrė regjistrimin sa mė parė. “Nė mėnyrė tė veēantė do tė doja tė tėrhiqja vėmendjen e konkurentėve fitues tė rretheve, qė tė mos humbasin shansin e regjistrimit, por ta bėjnė ata nė kohėn e duhur”,- thotė ai, duke mos e fshehur merakun, nėse tė interesuarit e largėt do tė mund tė mbėrrijnė dot brenda kohės apo jo.
Vendet bosh dhe dytėsoret
Pas datės 27 shtator, qė ėshtė mbyllja e fazės sė parė tė regjistrimit, sekretaritė e fakulteteve, referuar numrit tė tė regjistruarve dhe kuotave tė pranimit, do tė bėjnė diferencėn pėr vendet qė nuk janė plotėsuar. Sipas rektorit, tė Politeknikut, Hoxha, nė datėn 28 shtator, tė interesuarit poshtė vijės fituesve duhet tė interesohen pėr tė parė nėse janė pėrfshirė tek fituesit nga spostimi i vijės. “Pas kėsaj date, pra nė datėn 29 dhe 30 shtator, do tė bėhet regjistrimi pėr pėrfituesit e vendeve tė mbetura bosh,”- thotė Hoxha. Njėsoj do tė veprohet edhe nė fakultetet e tjera, ku nga pėrvoja e viteve tė shkuara ėshtė konstatuar largimi i studentėve nė degė tė tjera mė tė preferuara, apo mosregjistrimi i tyre. “Zakonisht ka vende tė mbetura bosh, nga tėrheqja e studentėve nė tė tjera degė mė tė preferuara. Duhet tė them se kėto do tė bėhen publike pėr tė interesuarit, tė cilėt nga ana e tyre duhet tė jenė tė vėmendshėm”,- thotė dekani i Filologjikut, Gruda. Praktikė qė thuajse nuk ėshtė ndeshur nė fakultetin e Mjekėsisė. Sipas dekanit tė kėtij fakulteti, Kristo Pano, kėtu afishimi i njė liste tė tillė (nėse do tė ketė), do tė bėhet pėr korrektesė. “Kėtė e them, pasi studentėt janė vetė shumė tė vėmendshėm dhe e dinė shumė mirė radhėn, nėse ka vende tė mbetura”,- thotė ai. Pas fazės sė dytė, qė mbyllet nė 30 shtator, radha i vjen fituesve tė kuotave dytėsore, me pagesė. “Regjistrimi pėr kuotat dytėsore do tė bėhet nė datėn 1 dhe 2 tetor”,, theksohet nė udhėzim. Kjo datė do tė shėnojė edhe fundin e regjistrimeve, qoftė tė atyre pėr vendet e mbetura bosh, nėse do tė bėhet spostim i dytė i listės sė fituesve, qoftė i fituesve tė trojeve.
Ēfarė duhet me vete
Pėr tė bėrė regjistrimin si studentė, nevojiten tė njėjtat dokumente si edhe njė vit mė parė. Madje e gjithė procedura ėshtė po ajo. Ndryshimi i vetėm ėshtė se kėtė vit duhet tė merrni 2 mijė lekė mė shumė me vete, pas vendimit pėr rritjen e tarifės sė regjistrimit. Tė gjithė ata qė do tė trokasin nė sekretaritė e fakulteteve, tė mos harrojnė tė marrin me vete mė parė, deftesėn origjinale tė mbarimit tė shkollės sė mesme, ēertifikatėn me fotografi si mjet identifikimi, ose pasaportėn dhe dy fotografi. “Studentėt qė do tė regjistrohen, duhet tė kenė me vete 12 mijė lekė pėr tarifėn e regjistrimit, miratuar me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave dhe 400 lekė shtesė. Kėto do tė shėrbejnė, pėr librezėn e notave, pėr vėrtetimin e studentit dhe vėrtetimin pėr konvikt, pėr ata qė do tė banojnė nė konvikt”,- thotė dekani i Filologjikut, Gjovalin Gruda. Pas kėsaj, gjithēka ėshtė gati pėr vitin e ri shkollor.

Dokumentet
Dėftesa origjinale
Ēertifikatė me fotografi
Dy fotografi
Tarifa, 12 mijė lekė


Sipas MASH, rritja e tarifės nė 12 mijė lekė, parashikon rritjen e tė ardhurave me 2.821 milionė euro

“Biblioteka e laboratorė nga rritja e tarifės sė shkollimit”

Biblioteka, laboratorė dhe internet nėpėr universitete. Kėshtu ėshtė argumentuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, rritja e tarifės sė regjistrimit pėr tė gjithė studentėt. Sipas burimeve nga zyra e shtypit pranė kėsaj ministrie, bėhet e ditur se me rritjen e tarifės sė shkollimit pėr tė gjitha kurset e studimit nė 12 mijė lekė nė vit, parashikohet njė rritje e tė ardhurave me 2.821 milionė euro. “Kjo shumė do tė shfrytėzohet nė universitete pėr biblioteka, laboratore e internet, duke rritur kėshtu edhe cilėsinė e mėsimdhėnies”,- thonė burimet zyrtare tė ministrisė. Sipas tyre, rritja e kėsaj tarife ka qėnė njė kėrkesė e pėrsėritshme e Konferencės sė Rektorėve, pėr tė cilėt tarifa ekzistuese ishte shumė e vogėl. Ndėrkohė qė nevojat e shkollės sė lartė janė tė shumta. Vetė rektorėt, kanė kėrkuar qė tarifa tė jenė shumė mė e lartė se ajo qė ėshtė miratuar, duke e ēuar atė nė 30 mijė deri 40 mijė lekė nė vit. Argumentuar me kontributin qė tė gjithė duhet tė japin pėr shkollėn dhe cilėsinė e mėsimdhėnies nė tė. Krahasuar me njė vit mė parė, tarifa pėsoi rritje prej 2 mijė lekėsh pėr studentėt e viteve tė parė, dhe shumė mė tepėr pėr ata tė kurseve mė tė larta.

Nga:Bruna Prifti




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio