Studentet.info
Lajme : Vetėm 1200 studentė akomodohen nė Qendrėn e Trajtimit tė Studentėve Nr. 1
Kyqur 24-09-2005 3:41:13 (1747 Lexime)

Qyteti Studenti, qindra studentė pa strehim

Tiranė, 24 SHTATOR- Studentėt e kryeqytetit tė ardhur nga rrethet, rrezikojnė tė mbeten pa strehim. Mundėsia e kufizuar e kapaciteteve pritėse nė godinat e Qendrės sė Trajtimit tė Studentėve NR.1, ėshtė vetėm sa njė e treta e kuotės sė miratuar nga qeveria. “Ne marrim pėrsipėr tė akomodojmė vetėm 1200 studentė tė rinj”,- deklaroi dje drejtori i Qytetit Studenti, Bekim Murati, duke theksuar se ky ėshtė maksimumi i kapaciteteve pritėse nė strehėn e studentėve


Kryeadministratori i QTS-sė Nr.1, nuk ka bėrė asnjė koment nė lidhje me pjesėn tjetėr tė tė rinjve qė do tė mbeten pa akomodim, ndėrkohė qė pohoi se janė marrė tė gjitha masat, pėr fillimin e regjistrimeve tė cilat, pritet tė fillojnė me 29 shtator dhe pėrfundojnė me 3 tetor, pra nė ditėn kur nis edhe viti i ri akademik. Ndryshe nga njė vit mė parė, tarifa ka pėsuar njė rritje nga 130 mijė lekė tė vjetra, do tė shkojė nė 200 mijė. Regjistrimi i kandidatėve do tė bėhet me dokumentat e identifikimit si dhe konfirmimin zyrtar nga ana e fakulteteve pėrkatėse, qė studenti ka nevojė pėr akomodim nė mjediset e qendrave studentore pėrkatėse, pasi qysh nė momentin e regjistrimit nė konkurse, kandidatėt kanė deklaruar nėse duan ose jo tė akomodohen nė Qendrat e Trajtimit tė Studentėve. Aktualisht, kapacitetet e qendrės mė tė madhe studentore nė vend janė 6800 vende dhe numri i tė strehuarve pėr dhomė, ėshtė 3 nga 2.4 qė ėshtė standarti. Drejtori Murati, ka deklaruar se nuk do tė ketė rritje tė numrit tė studentėve pėr dhomė, pėr kėtė qėllim ėshtė deklaruar numri prej 1200 studentėsh tė rinj, qė ėshtė totali i mundshėm i pritshmėrisė.
Regjistrimet
Studentėt e viteve tė ndėrmjetme, do tė kenė tė parėt shansin tė regjistrohen nė Qytetin Studenti nė kryeqytet. Sipas drejtorit Murati, studentėt e viteve tė dyta, tė treta dhe tė katėrta, do tė regjistrohen tė parėt dhe mė pas hapėsirat qė do tė mbeten, do tė vihen nė dispozicion tė studentėve tė viteve tė para. Ndėrkohė qė nė lidhje me kriteret e pėrzgjedhjes, drejtuesit e Qytetit Studenti, pohojnė se ata qė do tė vijnė tė parėt pėr t’u regjistruar, do tė kenė fatin tė gjejnė strehim, ndėrsa pjesa tjetėr duhet tė gjejė mėnyra tė tjera alternativė. “Kujdestarėt e godinave kanė marrė tė gjitha masat pėr sistemimin e studentėve aktualė, ndėrkohė qė janė udhėzuar qė pas pėrfundimit tė procedurave tė akomodimit tė tyre, tė nisė edhe regjistrimi i studentėve tė viteve tė para. Sivjet do tė merren masa qė asnjė student qė nuk i takon Universitetit tė Tiranės, tė mos regjistrohet nė mjediset e Qendrės sė Trajtimit tė Studentėve Nr. 1, por nė mjediset pėrkatėse”,- ka shpjeguar drejtori i QTS-sė, Nr.1. Me njė vemdim tė posaēėm qė mban firmėn e drejtorit Murati, tė gjithė studentėt e Universitetit Bujqėsor tė Tiranės, Universitetit Politeknik si dhe Fakultetit tė Mjekėsisė qė aktualisht janė strehuar nė QTS-sė Nr.1, do tė zhvendosen nė qendrat e tjera tė trajtimit tė studentėve, duke i lėnė vend studentėve tė Universitetit tė Tiranės. Ndėrkohė po dje, krerėt e Qytetit Studenti deklaruan ngritjen e njė grupi monitorimi qė do tė merret me shqyrtimin e ankesave tė studentėve, nė lidhje me korrupsionin nė rradhėt e kujdestarėve tė godinave, njė praktikė kjo e njohur vitet e kaluara.

Nga:Olsi KOLAMI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio