Studentet.info
Lajme : Dhjetėra tė rinj nga qytetet fqinje, do tė udhėtojnė ēdo ditė vajtje-ardhje
Kyqur 24-09-2005 3:43:31 (1372 Lexime)

Elbasan, 1400 studentė nė konvikte, 1 mijė me qera

Elbasan 24 SHTATOR- Kuotat e reja tė miratuara nga qeveria pėr universitetin “Aleksandėr Xhuvani” nė Elbasan, kanė rritur shpresat e njė numri tė madh kandidatėsh pėr t’u pranuar nė Universitet, por kanė lėnė pa strehė qindra studentė. Pėrpos investimeve tė bėra nė infrakstrukturėn e akomodimit tė studentėve, drejtori i konvikteve Bashkim Tahiraj, konfirmon se kapacitetet ekzistuese nuk mund tė pėrmbushin tė gjitha kėrkesat pėr strehim. Nė njė prononcim Tahiraj pohoi se nė konvikte numri i studentėve tė strehuar nė njė dhomė,arrin nė 6-8 vetė dhe sivjet pritet tė akomodohen nė konvikte vetėm 1400 studentė, ndėrsa pjesa tjetėr, rreth 1 mijė, nuk kanė mundėsi tjetėr veē strehimit nė shtėpi me qera tek qytetarėt elbasanas.


Nisur nga kėrkesat e shumta tė studentėve pėr shtėpi me qera, ku 3 ose 4 studentė marrin njė hyrje, kėtė muaj vihet re njė rritje me rreth 50 pėr qind tė ēmimit tė qerasė. Kėshtu, njė hyrje dhomė plus kuzhinė shkon nga 10 mijė deri nė 15 mijė lekė nė muaj, ndėrsa nė zona tė caktuara kjo shifėr arrin deri nė 20 mijė. Ndėrkohė qė studentėt qė vijnė nga qytetet fqinje me Elbasanin si Peqini, Librazhdi apo fshatrat pėrreth, shuhet ēdo shpresė pėr akomodimin nė Qytetin Studenti, pėr kėtė qėllim e vetmja rrugėzgjidhje mbetet rituali vajtje-ardhje me autobuzėt dhe fugonat e linjave.

Nga:Kujtim Boriēi




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio