Studentet.info
Lajme : ZGJEDHJET PĖR PARLAMENTIN STUDENTOR SHPALLEN ME 5 TETOR
Kyqur 27-09-2005 14:23:48 (1499 Lexime)


Organizatat studentore tė gatshme pėr garė


PRISHTINĖ, 27 SHTATOR- Zgjedhjet pėr Parlamentin Studentor, tė cilat ishin paralajmėruar pėr muajin shtator, janė shty dhe si datė pėrfundimtare pėr shpalljen e tyre ėshtė caktuar 5 tetori, bėnė tė ditur udhėheqėsit e Unionit tė Pavarur tė Studentėve (UPS). Sipas Sejdi Hoxhės, kryetar i UPS-sė, mė 5 tetor do tė fillojė fushata parazgjedhore pėr Parlamentin e Studentėve, e cila do tė zgjasė dy javė dhe mė pas do tė zgjidhen udhėheqėsit e kėtij parlamenti. Pas pėrfundimit tė zgjedhjeve, organizatat konkurrente, duhet t’i zgjedhin 7 senatorėt qė do tė jenė pjesėmarrės nė Senatin e UP-sė.


Hoxha gjithashtu tha se nuk ka gjasa tė dėshtojnė zgjedhjet pėr PS, sepse sipas tij, ēdo organizatė i ka organet e veta, statusin, vulėn e organizatės, mirėpo ai nuk e mohoi faktin se individė brenda organizatave mundohen qė pėrmes pėrēarjeve t’i avancojnė organizatat e tyre. Ai u shpreh i bindur se organizata e tij do ta ketė numrin mė tė madh tė studentėve. “Ne gjatė kėsaj kohe kemi pasur disa takime me kryetarėt e unioneve lokale dhe kemi formuluar njė strategji pėr mbarėvajtjen e punės rreth fushatės zgjedhore dhe unė jam optimist qė gjithēka do tė shkojė nė rregull”, tha ai. Ndėrsa sa i pėrket pėrēarjes nė mes studentėve, Hoxha tha se ka disa unione lokale tė cilat mundohet t’i pėrēajnė studentėt pėr t’i avancuar organizatat e tyre dhe shtoi se ėshtė e drejtė e secilės organizatė qė tė bėjė diēka pėr t’u avancuar, por jo tė pėrdorė ndonjė mėnyrė qė ėshtė e padrejtė.
Edhe Skėnder Fetahu, drejtues i Organizatės sė Re Studentore (ORS), e cila nė zgjedhjet e kaluara nuk pat arritur tė pėrfshihet nė senat, pėrkundėr kėrkesės sė MASHT-it, tha se janė tejkaluar problemet e brendshme dhe tash ata janė tė gatshėm pėr zgjedhje. “Ndonėse ish-rektori Bajrami pat premtuar se zgjedhjet do tė mbahen nė maj, ato nuk u mbajtėn, ndaj ne tashti jemi gati tė marrim pjesė nė zgjedhje dhe nuk i frikėsohemi konkurrencės, ani pse tash janė 9 organizata studentore”, tha ai.
Gatishmėrinė pėr tė hyrė nė zgjedhje e ka shfaqur edhe organizata “1 Tetori”. Xheladin Ujkani, nė emėr tė saj, ka bėrė tė ditur se do tė ketė pėrpjekje pėr pjesėmarrje nė zgjedhje, ndonėse nuk kanė degė nė fakultetet e tjera, pėrveē atij tė Mjekėsisė. “Edhe pse nuk kemi mjete tė mjaftueshme pėr fushatėn, mendoj se do tė arrijmė diēka nė kėtė drejtim, sepse studentėt e dinė kush jemi ne dhe ēfarė kemi bėrė deri mė tani”, tha ai.
Me vendim tė Qeverisė sė Kosovės, parashihet qė Parlamenti Studentor tė themelohet nė njė afat optimal prej tre muajsh qė nga dita e hyrjes nė fuqi tė vendimit tė ekzekutivit kosovar. “Rezultatet e kėtyre zgjedhjeve studentore do tė zbatohen nė procedurėn e rizgjedhjeve tė dekretuara nga ‘zyrtarėt e lartė’ tė ngarkuar me kėtė ēėshtje”, thuhet nė vendimin e Qeverisė.
Deri mė tani nga Kėshilli Drejtues i UP-sė janė licencuar gjithsej 9 organizata studentore: Unioni i Pavarur i Studentėve (UPS), Organizata e Re Studentore (ORS), Liga Studentore, Parlamenti Rinor, Unioni i Studentėve Shqiptarė, “1 Tetori”, Lista studentore “Reforma”, Liga e Studentėve tė Kosovės (LSK) dhe Qendra pėr Hulumtime Politike dhe Sociale. /KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio