Studentet.info
Lajme : PĖRGENJESHTROHET LAJMI SE SOT NUK DO TĖ KETĖ GREVĖ
Kyqur 04-10-2005 14:20:45 (1229 Lexime)

Edhe nė ditė pushimi, profesorėt e UP-sė bėjnė grevė

PRISHTINĖ, 4 TETOR –Greva e profesorėve tė Universitetit tė Prishtinės po vazhdon edhe sot. “Greva e sotme vazhdon por nė njė formė mė ndryshe nga dita e djeshme ngase sot ėshtė ditė pushimi”, thonė zyrtarė tė Sindikatės sė Bashkuar tė Arsimit Shkencės dhe Kulturės. Po ashtu, zyrtarė tė kėsaj organizate sindikale akuzojnė mediat vendore pėr shtrembėrimin e informatave rreth mbajtjes sė grevės tė punėtorėve tė Arsimit dhe atyre tė Shėndetėsisė, pėrkatėsisht tė ndėrprerjes sė sajė nė ditėn e sotme. “Siē duket pėrmes mjeteve tė informimit ėshtė krijuar njė konfuzion. Greva vazhdon, normalisht, sot ėshtė ditė pushimi andaj punonjėsit e arsimit qėndrojnė nė shtėpitė e tyre”, thotė Xhafer Xhaferi, nėnkryetar i SBASHK-ut.


Sipas tij, nesėr ėshtė ditė pune, dhe greva vazhdon sipas instruksioneve qė janė marrė. “Pra greva do tė vazhdojė deri nė momentin e pėrmbushjes sė kėrkesave”, thotė Xhaferi. Ai ka ftuar drejtuesit e atyre shkollave qė dje nuk e pėrkrahėn grevėn qė edhe ata tė solidarizohen me punėtorėt tjerė tė arsimit. Xhaferi pohon se nė ditėn e djeshme gjithēka ka qenė nė rregull. “Mbi 99% e punėtorėve tė arsimit i janė pėrgjigjur ftesės pėr grevė. Nė Universitetin e Prishtinės ndėrkaq pėrfshirja nė grevė ka qenė e tėrėsishme”, thotė ai. Xhaferi pret qė nė ditėn e nesėrme tė shtohet numri i atyre shkollave tė cilat ndoshta kanė pasur njė konfuzion ditėn e parė dhe do t’i bashkėngjiten grevistėve”.
Nė anėn tjetėr, Ministria e Arsimit ka apeluar tek sindikalistėt qė tė ndėrpresin grevėn dhe qė bashkėrisht me partnerėt vendorė dhe ndėrkombėtarė tė pėrpiqen pėr gjetjen e zgjidhjes sė mundshme, sipas propozimit tė Qeverisė sė Kosovės, pėr formimin e grupit tė pėrbashkėt i cili do tė pėrbėhet prej pėrfaqėsuesve tė:
Qeverisė sė Kosovės, BSPK sė, Bankės Botėrore, USAID-it, Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe UNMIK ut, i cili do tė shqyrtojė dhe analizojė gjithanshėm tė gjitha aspektet e procesit tė nivelizimit tė pagave dhe mundėsitė buxhetore tė Qeverisė sė Kosovės pėr realizimin e nivelizimit si dhe implikimet e mundshme nė proceset dhe rrjedhat e pėrgjithshme nė Kosovė.
Ndryshe, profesorėt e Universitetit tė Prishtinės, por edhe mėsimdhėnėsit e ciklit fillor dhe atij tė mesėm, kanė filluar grevė tė pėrgjithshme, dhe ata janė tė vendosur qė deri nė plotėsimin e kėrkesave tė mos hjekun dorė nga greva. Dy kėrkesat kryesore tė kėtyre punėtorėve mbeten, nivelizimi i pagave dhe zbatimi i kontratės kolektive sė bashku me anekset.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio