Studentet.info
Lajme : PROFESORĖT E UP-SĖ NĖ DITĖN E GJASHTĖ TĖ GREVĖS
Kyqur 10-10-2005 11:44:48 (1594 Lexime)

Xhaferi: Qeveria nuk ka tė drejtė morale qė tė kėrkojė ndėrprerjen e grevės

PRISHTINĖ, 10 TETOR- Profesorėt e Universitetit tė Prishtinės edhe sot nuk i janė pėrgjigjur thirrjes sė Qeverisė sė Kosovės dhe Ministrisė sė Arsimit, Shkencės e Teknologjisė, pėr ta ndėrprerė grevėn. Sipas shėrbimit informativ tė Sindikatės sė Bashkuar tė Arsimit dhe Shkencės sė Kosovės (SBASHK) bėhet e ditur se greva vazhdon tė respektohet nga tė gjitha nivelet e arsimit nė vend. Xhafer Xhaferi, kryetar i Kėshillit Qrganizativ tė Grevės sė SBASHK-ut ka theksuar se edhe nė ditėn e gjashtė mėsimdhėnėsit vazhdojnė me grevėn e tyre dhe janė shprehur tė gatshėm pėr tė vazhduar mė tutje deri nė realizimin e kėrkesave tė tyre. Sipas tij, nėse merren pėr bazė raportet qė posedon Universiteti i Prishtinės dhe pjesa dėrmuese e shkollave fillore dhe tė mesme tė Kosovės, mund tė pėrfundohet se mėsimdhėnėsit janė unik nė grevėn e tyre.


Xhaferi mendon se mėsimdhėnėsit pėrgjithėsisht i janė pėrgjigjur grevės, edhe pse Qeveria ka bėrė thirrje qė ajo tė ndėrpritet. “Mendoj qė qeveria nuk ka tė drejt morale qė tė kėrkon nga mėsimdhėnėsit qė t’i kthehen procesit tė rregullt mėsimor kur nuk i ka pėrmbushur kėrkesat e tyre”, ka deklaruar ai. Xhaferi ka kėrkuar nga Qeveria dhe institucionet relevante qė tė mos e ‘vajtojnė’ pozitėn e mėsimdhėnėsit por tė ndėrmarrin diēka me qėllim tė respektimit tė punonjėsve tė arsimit, nė mėnyrė qė t’ua kthejnė dinjitetin e humbur, jo me fajin e tyre. “Mėsimdhėnėsit kėrkojnė plotėsimin e kėrkesave tė tyre dhe tė mos u japin kualifikime tė ndryshme si ndodh shpeshherė dhe tė mos i ofendojnė ata. Ne kėrkojmė nga qeveria dhe Ministria e Arsimit qė tė mos shtrojnė trysni pėr rifillim tė mėsimit sepse ata mund tė pėrballėn edhe mė kėrkesa dhe forma tjera sindikale pėr pėrmbushjen e kėtyre kėrkesave”, ka pėrfunduar Xhaferi.
Ndryshe nga kjo e dhėnė, Ministria e Arsimit, Shkencės e Teknologjisė (MASHT), pohon se mėsimi ėshtė mbajtur nė shumicėn e shkollave, Sipas MASHT-it, nė kryeqytet mėsimi ėshtė zvilluar nė shumicėn e shkollave. Nė ditėn e djeshme, Qeveria e Kosovės dhe Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė u ka bėrė thirrje punonjėsve tė arsimit tė ndėrpresin grevėn nė tė gjitha nivelet e arsimit. Qeveria e Kosovės premtoi se do tė gjejė njė zgjidhje tė kėnqshme bazuar nė ofertėn e javės sė kaluar pėr zbatimin e pjesėshėm tė kontratės kolektive dhe sistemit tė ri tė pagave vetėm pėr sektorin e arsimit.
Greva nė sistemin e arsimit ka filluar tė hėnėn e kaluar dhe aktualisht nuk dihet se a do tė vazhdojė edhe sot. Sindikalistėt janė shprehur tė pakėnaqur me ofertėn e Qeverisė prej 2 milionė eurosh, pasi sipas tyre ato nuk mjaftojnė pėr plotėsimin e kėrkesave tė tyre. Ata vazhdojnė t’u qėndrojnė pas dy kėrkesave tė tyre: nivelizimi i pagave dhe zbatimi i Kontratės Kolektive sė bashku me anekset.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio