Shqyrtohet propozimi i ministrit
TETOVĖ (29 DHJETOR)-Pėrfaqėsuesit e Kėshillit tė studentėve tė diplomuar nė fakultetin e dramės dega e aktrimit kanė zhvilluar nė fillim tė kėsaj jave njė takim me ministrin e Arsimit tė Maqedonisė Azis Pollozhanin nė tė cilin ėshtė biseduar pėr mundėsitė apo modalitetet tė cilėt mund tė jenė tė zbatueshme pėr tu zgjidhur problemi I studentėve tė kėtij Fakulteti tė cilėt anuluan protestat e paralajmėruara pėr tė hėnėn. Ky Kėshill kėrkon legalizim tė kėtij Fakulteti dhe njohjen e diplomave.Kryetari I Kėshillit tė studentėve Muzafer Etemi I konfirmoi redaksisė sone pėr njė takim tė tillė . Ai tha se sipas prononcimit tė ministrit ky problem mund tė zgjidhet nė dy mėnyra.
Forma e parė ėshtė zyrtarizimi I Fakultetit tė Artit tė dramės nė Tetovė, mirėpo sipas Etemit ky zyrtarizim kėrkon kushte dhe standarde tė mira, pėr shkak se nė Tetovė mungojnė kėto kushte dhe forma e dytė sipas tij nė bisedė midis ministrit dhe Kėshillit ka qenė kalimi I klasave tė cilat aktualisht studjojnė nė Tetovė pėr nė Shkup, bashkė me profesorėt e tyre qė kėto studentė tė diplomojnė nė Universitetin Shėn Kirili dhe Metodi. Pyetja se si mund tė zgjidhet cėshtja e diplomave , ministry ka thėnė se do tė krijohet njė Komision tė cilin do ta caktojnė profesorėt dhe do tė vlerėsojė njohurittė e aktorėve dhe ndoshta do tė ketė njė provim plotėsues pėr njohjen e kėtyre diplomave.
Pikėrisht pėr kėtė ne caktuam njė takim me studentėt dhe profesorėt pėr tė shqyrtuar kėto mundėsi tė ministrit dhe kryesia e kėshillit do tė bėjė tė njohur vendimet qė do tė marrim nė takimin e sotėm tha Etemi. Nė takimin e sė martės kishte konfirmuar prezencėn e tij edhe sekretari shtetėrorė nė Ministrinė e Kulturės.
Nga: Urim SALIHU (Fakti)